5 rregulla për sipërmarrësit që duan të pasurohen

Rregullat e botës në të cilën jetojnë po ndryshojnë shpejt dhe mënyrat sesi mirëqenia krijohet po ndryshojnë akoma dhe më shpejt. Ajo që është e dobishme sot nuk do të jetë e dobishme nesër. Është një frymë e re mirëqenieje dhe lajmi i mirë është, fusha e lojës nuk ka qenë kurrë më e sheshtë seç është tani dhe të gjithë mund të bëhen pjesë e lojës. Duhet që thyen disa barriera të mentalitetit dhe duhet të ndryshohen disa besime të ngulitura thellë për mënyrën sesi funksionon bota. Po unë e kam parë i pari se çdokush mund të bëhet një milioner nëqoftëse përdorin sakrificën e duhur, punën e palodhur dhe këmbënguljen.

Eh, kush nuk do? Thuhet se vështirësia qëndron të arrish të bësh milionin e parë dhe më pas është më e lehtë. Ndaj në këtë artikull po ndajmë disa rregulla për sipërmarrësit sesi të bësh milionin e parë:

Mos kërko për një profesion apo një karrierë në korporatë.

Kjo është këshilla më e mirë e mundshme që unë kam për këdo që do të bëhet milioner. Ka shumë njerëz që mendojnë se të jesh një doktor apo një avokat apo drejtues ekzekutiv korporate është çelësi për t’u bërë milioner. Kjo nuk është e vërtetë. Shpesh herë këto fusha “tradicionale” kanë limitet e tyre te sasia e parave që fitojnë. Nëse doni të keni potencial të palimituar atëherë duhet të merrni parasysh disa nga variantet jotradicionale.Ji mirënjohës ndaj fitimeve të vogla.

Unë isha në gjendje të ktheja një sasi të vogël parash në miliona dollarë duke marrë disa mijëra fitime si këmbim në çdo tregti të aksioneve. Kjo qasje, në vend që të përdorja forma të tjera, ishte çelësi i fitimeve të mëdha.

Testo strategji të ndryshme.

Nuk ka asnjë mënyrë “të vulosur” për t‘u bërë milioner nëpërmjet tregtisë. Duhet të testosh strategji dhe hipoteza të ndryshme, më pas të gjesh strategjinë tënde për aq kohë sa ajo do të jetë e vlefshme. Kur një strategji funksionon, ti duhet të punosh që ajo të bëhet më e madhe. Kur një strategji nuk funksionon, ti duhet të jesh i gatshëm të heqësh dorë nga kjo strategji.

Përdor format e reja të teknologjisë.

Në ditët e sotme të tregtisë online, teknologjia është mbreti. Kur fillova të merresha me tregti, interneti nuk përdorej aq shumë sa përdoret tani. Në 1999-2001, interneti ishte diçka e re, sidomos për kërkimet financiare. Unë e përdora fuqinë e internetit në atë kohë në avantazhin tim. Ka shumë teknologji, mjete, aplikacione dhe programe që mund të ndihmojnë për ta bërë tregtinë akoma dhe më të thjeshtë.

Përshtatu me mjedisin e tregut.

“Unë filova të merresha me tregti në vitet më të paqëndrueshme të ekonomisë. Unë isha naiv por qëllova të isha në vendin e duhur në kohën e duhur. Unë e bëra milionat e mi të parë duke ndjekur bursën. Çelësi ishte të njiheshe me mjedisin e tregut rreth e përqark.”-Timothy Sykes

/businessmag.al