5 Mënyra të Thjeshta se si të Krijoni Ekuilibrin e Përsosur Jetë-Punë

Ne jetojmë në kohëra të zëna. Shënjestrat tona të shitjes vazhdojnë të rriten. Programet tona ditore janë vazhdimisht të mbushura, dhe ne të gjithë kërkojmë ekuilibrin e përsosur jetë-punë sepse e kuptojmë lidhjen e tij me efikasitetin tonë në punë.

Pastaj është fiksimi ynë me mediat sociale. Jackie Stone, Zyrtar i Lartë i Marketingut i MiMedia, një kompani personale e ruajtjes, i tha Business News Daily: ‘’Unë kam punuar në media digjitale për më shumë se 20 vite, dhe përderisa po  bëhemi më shumë të lidhur, më shumë njerëz kanë vendosur të qëndrojnë ‘online’ 24/7 për të qenë të pranueshëm në shoqëri, por kjo nuk është e vërtetë’’.

Shkurtimisht, kur ne vazhdimisht u përgjigjemi postimeve dhe pyetjeve online të klientëve, rezultati është se ne përdorim kohën tonë të relaksimit për punë. Dhe kjo nuk është një gjë e mirë.

Ne mendojmë se duhet të japim 100 përqind të vetes tonë për çdo detyrë në çdo kohë. Nëse është punë, jepni maksimumin. Nëse është familja, jepni 100 përqind, njëjtë edhe në gjërat personale. Në këtë mënyrë, asnjë pjesë e jetës tonë në punë nuk do të mungojë.  Por kjo nuk është e vërtetë. Dhe kur frustrimi fillon ne kuptojmë se ose puna ose jeta jonë personale kërkon më shumë vëmendje se tjetra.

Nëse ju po përballeni me këtë problem të ekuilibrit jetë-punë, këta hapa të thjeshtë do ju ndihmojnë shumë.

  1. Menaxhoni kohën tuaj në mënyrë efikase.

Bëni detyrat e vështira në fillim. Në librin e tij të famshëm, Eat That Frog! Brian Tracy tregon thënien e e Mark Twain, ‘’Nëse hani një bretkosë për mëngjes, gjasat janë se ajo do të jetë gjëja më e keqe që do të bëni gjatë ditës’’. Thënia sugjeron se nëse bëni detyrat  e vështira në fillim të çdo dite, edhe nëse nuk përfundoni të gjithat në listën tuaj, ju ende do të ndiheni më të përmbushur.

Dedikimi i kohës tuaj për detyrat më të rëndësishme është çelësi. Dhe për të bërë këtë, ju keni nevojë për një program të planifikuar. Kurrë mos filloni ditën tuaj pa një program të planifikuar. Koncentrohuni në detyrat urgjente dhe të rëndësishme. Ndaloni së vonuari gjërat!

  1. Mos thoni gjithmonë po.

Angazhimi juaj ndaj punës është i admirueshëm, por për të pasur një ekuilibër jetë-punë, ju duhet të mësoni të thoni jo.

Eileen Carey, Kryeshefja Ekzekutive e Glassbreakers, e tha në këtë mënyrë, ‘’Thoni jo punës kur ju kërkohet ndonjë detyrë e cila nuk përshtatet me përshkrimin tuaj të punës dhe që mund të përmbushet lehtë nga personi i cili po e kërkon atë. Është e rëndësishme të thoni jo në punë sepse fitoni respekt. Nëse nuk paguheni për të bërë diçka, dhe ajo detyrë do të shpenzojë kohën nga përmbushja e asaj për të cilën paguheni, duke thënë jo tregon angazhimin tuaj ndaj rolit tuaj dhe ndaj vlerës së kohës tuaj’’.

Bëni atë që mundeni, por zvogëloni punët e panevojshme.

  1. Bëni prioritete, dhe pastaj transferoni.

‘’Mënyra më e sigurtë për një ekzekutues të vrasë veten është të refuzojë të mësojë se si, se kur, dhe kujt t’ia transferojë punën’’, tha James Cash Penney, themeluesi i J.C Penney, zingjirit të shitjeve.

Përderisa jeni në punë, shumë gjëra do të kërkojnë një pjesë të kohës tuaj. Por për të gjetur ekuilibrin, ju duhet të prioritizoni dhe të transferoni në mënyrë efikase.

Me fjalët e John Kovacs, Kryeshefit Ekzekutiv të TorrcUP, ‘’Nëse bëni gjithçka vetëm nuk i shërben dëshirës tuaj për ekuilibër. Sa më shumë detyra që transferoni, aq më shumë kohë do të keni për t’u fokusuar në atë që është e rëndësishme.

  1. Jetoni shëndetshëm dhe në formë.

Esenca e punës është të bëni një jetesë të shëndetshme. Ju duhet të jeni të shëndetshëm për të përfunduar ato projekte të rënda. Vendosni qëllime shëndeti në mënyrë të njëjtë siç vendosni qëllime pune.

Ushtroni rregullisht. Bëni ato pjesë të rutinës tuaj. Nuk do të ndihmojë vetëm formën tuaj, por gjithashtu do të parandalojë sëmundje tjera kardiovaskulare, dhe do të rritë qëndrueshmërinë dhe nivelet tuaja të përgjithshme të energjisë.

Gjithashtu, shumë ndërmarrës nuk pushojnë dhe nuk flenë në mënyrë adekuate, dhe përfundojnë duke punuar deri sa të shkatërrohen. Mos të jetë ky tregimi juaj. Është e kuptueshme që nganjëherë nuk mund të flini deri vonë për të punuar në një projekt, por kjo nuk duhet të bëhet një shprehi.

Dhe më e rëndësishmja, hani mirë; siç thotë edhe thënia, ju jeni ajo që hani. Kjo do të thotë të zvogëloni ushqimet e shpejta. Dhe, sigurisht, bëjeni shprehi që të pini ujë çdo ditë; kjo nuk do ndihmojë vetëm në detoksifikimin e trupit tuaj por edhe do parandalojë dehidrimin.

  1. Merrni ndihmë.

Mos u frikësoni të kërkoni ndihmë kur keni nevojë. Nëse keni nevojë për një asistent që t’ju ndihmojë të ktheni emaile dhe të pranoni thirrje, merrni një . Kërkojuni ndihmë kolegëve, shokëve madje edhe familjarëve për një detyrë nëse keni nevojë. Mos u bëni sulmuesi i vetëm; ne të gjithë kemi nevojë për mesfushorë për të fituar lojën.

Më kujtohet që po punoja në një artikull me familjen time. Unë thjesht ndava pjesët e studimit dhe ua dorëzova anëtarëve të familjes, dhe projekti doli shumë mirë. Puna ime përfundoi dhe familja ime dukej se e shijonte atë detyrë.

Kjo do të thotë se ju keni nevojë për të tjerët për të mbijetuar, kështu që lejoni që njerëzit të dijnë se janë të rëndësishëm për ju duke ua besuar detyrat. Pranojeni kur nuk dini se si të vazhdoni dhe merrni ndihmë. Kurseni vetes kohë dhe frustrim.

/entrepreneur.com.al