5 mënyra të thjeshta për t’u bërë një lider më i mirë

Të jesh një lider shumë i mirë mund të jetë e vështirë. Të jesh një lider më i mirë është e lehtë.

Lidershipi zakonisht mendohet si diçka më e vështirë sesa është në të vërtetë. Kjo nuk do të thotë se është e lehtë të jesh një lider i mirë, por ka disa mënyra të thjeshta për t’u përmirësuar dhe për t’u bërë një lider më i mirë, i cili nuk kërkon aftësi të mbinatyrshme dhe trajnime të shumta.

1. Ji pozitiv
Pozitiviteti ka një impakt të madh për të arritur majat e suksesit në projektet tona. Kur kemi një mungesë të pozitivitetit dhe shohim se diçka po dështon, ne stepemi dhe ngremë supet lart duke thënë: “E dija që do të ndodhte.” Nëse do të kemi një pamje pozitive për të ardhmen, ne do të jemi në gjëndje të ndryshojmë çdo gjë që dëshirojmë. Të qënurit pozitiv nuk të garanton suksesin por ajo çka është e sigurt është fakti që nëse lideri përcjell pozitivitet, ashtu do të bëjë dhe skuadra.

2. Gjej kohë për të dëgjuar
Të dëgjosh personat e tjerë është një nga mënyrat më të lehta për të treguar respekt dhe për të ndërtuar besim midis skuadrës dhe vetes tënde si lider. Nëse mund të shkoni më tej dhe të bëni disa pyetje, duke rritur impaktin, do të shihni qe do të krijohen benefite edhe më të mira.

3. Thuaj faleminderit
Mirësjellja nuk kushton asgjë por feedback-u mund të jetë shumë i vlefshëm. Ne të gjithë duam të ndihemi të vlerësuar dhe vetëm një “Faleminderit” mund të bëjë diferencën.

4. Jini vetvetja
Unë jam një person i cili beson shumë në fuqinë e lidershipit dhe ndonjëherë mendoj se njerëzit mendojnë shumë në lidhje më të. Kështu që vetëm jini vetvetja dhe bëjeni këtë gjë rregullisht. Asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa të jesh vetvetja.

E kuptoj që disa njerëz nuk kanë besim në veten e tyre dhe përpiqen të vendosin një imazh në atë se çfarë mendojnë se një lider është, por gjyshja ime thoshte gjithmonë: “Nëse je gjithmonë vetvetja, nuk do të të duhet të mbash mend kush po pretendoje të ishe,” dhe mendoj se kjo është një këshillë mjaft e vlefshme.

5. Bëj atë që thua se do të bësh
E fundit dhe me shumë mundësi më e rëndësisshmja, nëse lini një angazhim, përkushtojini atij angazhimi. Asgjë nuk e ndërton besimin me skuadrën tuaj më shpejt se kjo, dhe besimi është guri i themelit i një lidershipi të mirë.

Nëse ndiqni këto 5 sugjerime të thjeshta, do të përmirësoni lidershipin tuaj, do të krijoni marrdhënie më të mira me skuadrën tuaj dhe do ju ndihmojë ju për të arritur rezultate më të larta.

/businessmag.al