5 Mënyra se si Udhëheqësit e Zgjuar i Mbajnë Ekipet e Tyre Duke Punuar me Qetësi Gjatë Ndryshimeve të Mëdha

E vetmja gjë që është e përhershme është ndryshimi.-Heraclitus

Në ndonjë pikë, çdo udhëheqës dhe organizata e tij përkatëse do të përballen me ndryshime nga faktorë si rrethanat e tregut, presionet e konkurrencës, kërkesat e ndryshueshme të konsumatorëve, ndryshimet e rrjedhës, evolucioni i pronësisë, risitë e teknologjisë dhe zëvendësimi i punonjësve.

Si dikush i cili, gjatë viteve ka përvojë me 10 aftësi, tri procese të shitjeve, një falimentim të korporatës dhe një ofertë fillestare publike, mund t’ju siguroj se jo çdo udhëheqës lëviz në mënyrë të suksesshme organizatën për t’a dërguar atë në gjendjen e dëshiruar në të ardhmen.

Pavarëisht se a është ai katalizator i jashtëm apo i brendshëm, i madh apo i vogël, ndryshimet kërkojnë që udhëheqësit të përdorin aftësi tjera të cilat janë treguar më poshtë.

  1. Vendosni pritshmëri dhe standarde të cilat aplikohen për të gjithë.

Disa gjëra janë më përçarëse gjatë një cikli ndryshimi se sa hipokrizia e udhëheqjes dhe standardet e dyfishta. Agjentët e ndryshimeve duhet të fusin në listë të gjithë aksionerët e prekur, duke përfshirë njerëzit e organizatës, për të siguruar konsensus të gjerë dhe pritshmëri të blerjeve të aksioneve për të gjithë.

Individët janë më perceptues ndaj parimeve të mëposhtme të cilat i ndihmuan ata të formësohen. Udhëheqësit duhet të sigurohen se ato rregulla aplikohen tek të gjithë, pa pritshmëri, për të bashkuar grupin gjatë çdo trazire.

  1. Tregoni vlerësim.

Njerëzit të cilët punojnë meritojnë dy shpërblime:  pagesën dhe mirënjohjen.

Vendosja e një kulture të qëndrueshme e cila shpërblen dhe feston autonominë, lidhjet dhe kompetencën e punonjësve është një mjet që udhëheqësit efikasë e aplikojnë vazhdimisht gjatë rrethanave të ndryshme. Ndoshta këshilltari i menaxhmentit Dale Carnegie e tha më së miri, ‘’Jini zemërmirë në miratimin tuaj dhe bujarë në lëvdatat’’.

  1. Të tjerët së pari.

Trajtoni të tjerët në mënyrën siç dëshironi të trajtoheni. Është shumë e zakonshme dhe e dukshme, por ende interesat dhe mendjemadhësia juaj qëndrojnë të parat.

Përderisa të gjithë e dinë këtë të vërtetë, magjinoni sikur ekipi juaj udhëheqës të aplikonte këtë parim.

  1. Kërkoni falje për të kaluarën, krijoni një të ardhme të re.

Kur transformimi i një kulture kërkon udhëheqje të re, shpeshherë është për shkak se kontrata e besimit është shkatërruar nga regjimi i mëparshëm i menaxhmentit.

Udhëheqësit e rinj duhet të pranojnë dhe të kërkojnë falje për gabimet e të kaluarës, i cili është një hap kritik drejt lehtësimit dhe në të njëjtën kohë krijimit të  një të ardhme më të mirë.

  1. Pranoni ndjeshmërinë.

Ndryshimi shtyen pasigurinë për të gjithë individët e prekur. Është e rëndësishme të ofroni një forum ku të gjithë punonjësit lehtësisht mund të dorëzojnë ankesat e tyre pa ndëshkim. Udhëheqësit e rinj duhet të kuptojnë dhe të adresojnë shqetësimet e punonjësve.

Ndryshimet ndodhin, por udhëheqja nuk ka pse të ndryshojë.

/entrepeneur.com.al