5 mënyra për të rritur biznesin tuaj duke përdorur rrjetet sociale

Nuk ka dyshim që konsumatorët tuaj janë duke harxhuar kohë në rrjetet sociale, në Facebook, Instagram, Snapchat, LinkedIn, Tumblr, Youtube, Twitter apo aplikacione dhe website të tjera. Meqënëse dëshironi që marka juaj të jetë atje ku janë konsumatorët, është e nevojshme të kuptoni që për të rritur biznesin duhet të përdorni këto platforma.

Ja çfarë duhet të dini për këto media sociale:

1. Çdo gjë ka të bëjë me optimizimin
Me fjalë të tjera, ju duhet të gjeni një mënyrë për të analizuar postimet e mediave sociale, t’i renditni ato në lidhje me angazhimin dhe të kuptoni përse ato po performojnë mirë ose jo, duke përshtatur atë qe jeni duke bërë në përputhje me rrethanat. Ju mund të përdorni mjete të tilla si: Social Bakers, Lexer dhe Google Analytics.

2. Ju duhet të krijoni një përmbajtje origjinale të mirë (dhe ta postoni atë në vendin e duhur)
Duke bërë kështu, ju kuptoni se cila është audienca juaj, dhe se si ata duan të angazhohen me mediat sociale. Një target grup për PINCHme janë nënat të cilat rrinë në shtëpi sepse ato janë blerëset primare për familjen. Si e tillë, bën sens të postosh në Facebook, Pinterest dhe Instagram, pasi 74%, 32%, dhe 19% e këtyre nënave vizitojnë respektivisht këto media sociale. Megjithëse Snapchat dhe Twitter mund të jenë të modës për audiencat e tjera, nuk është vendi i duhur për mamatë për të blerë.

3. Bërja e pyetjeve është një mënyrë shumë e mirë për të krijuar angazhim
Njerëzit duan që opinioni i tyre të dëgjohet. Çështja është të gjesh një mënyrë kreative për t’i inkurajuar ata të ndajnë mendimet e tyre. PINCHme i jep anëtarëve të tij produkte falas për t’i provuar në shkëmbim të feedback-ut të tyre.

4. Llotaritë janë një mënyrë tjetër shumë e mirë për të krijuar angazhim
Njerëzve u pëlqejnë shumë të kenë shansin për të fituar diçka. Ju mund të rriteni shumë shpejt duke ju kërkuar atyre të “tag-oni” disa miq të tyre për të hyrë në garë.

5. Vendosni video të platformave më popullore
Mbajeni parasysh popullaritetin e videove “how to” në YouTube. Tërheqin vemëndje video të tilla: si të vendosësh makeup, si të ndryshosh një gomë makine, si të bësh një trajtim për fytyrën; është dikush që ka bërë një tutorial për çdo lloj kategorie. Vetëm hidhini një sy numrit të shikimeve që këto video marrin, ndonjëherë me qindra dhe mijëra. Ata çdo ditë po shtohen edhe më shumë.

/businessmag.al