5 Gjërat që Zhvilluesit Nuk i Tregojnë Rreth Bërjes së Aplikacioneve Të Suksesshme

Me të ardhurat totale të aplikacioneve të cilat janë rritur nga 45.37 miliardë dollarë në vitin 2015 në 76.52 milion dollarë në vitin 2017, pothuajse të gjithë do të ishin të interesuar të bëhen zhvillues dhe të kenë këtë lloj rritje.

Përderisa ne të gjithë përdorim programe dhe aplikacione, shumica prej nesh përdorim ato të cilat janë të famshme. Duke pasur parasysh se ka shumë aplikacione sot, është e arsyeshme t’i përdorim vetëm ato të cilat e dimë se janë të suksesshme.

Për një zhvillues i cili po kërkon të hyjë në industri ku risitë janë shuar, kuptimi i sekreteve të zhvilluesve të suksesshëm është vital për sukesin. Le të zbulojmë pesë gjërat të cilat zhvilluesit e suksesshëm të aplikacioneve marrin në konsideratë para se të krijojnë një aplikacion të ri.

1. Përdoruesit

Është mjaft e çuditshme se konsumatorët dëshirojnë të mendojnë më pak përderisa teknologjia avancohet, por kompanitë më të suksesshme të teknologjisë kuptojnë këtë dhe kanë dizajnuar aplikacionet dhe shërbimet e tyre për t’a bërë edhe një fëmijë të ndihet i mençur. Shikoni Google: Është shumë e thjeshtë, me siguri e keni pyetur veten se si është bërë kompani aq gjigante.

Por mos u mashtroni. Zhvilluesit punojnë shumë për krijimin e atij aplikacioni aq të thjeshtë në telefonin tuaj të mençur.

Për të krijuar një aplikacion shumë të suksesshëm të cilin përdoruesit tuaj do t’a pëlqejnë dhe do të bëhen të varur ndaj tij, duhet të mendoni për ta. Kjo do të thotë të bëni gjithçka të gatshme sapo ata t’a hapin ekranin e tyre pa e bërë krijimin tuaj t’a humbasë tërheqjen.

2. Elementet e befasisë

Befasitë janë një nga arsyet se pse lojërat e suksesshme përdoren nga përdoruesit. Zhvilluesit e lojërave kanë tendenca t’a përdorin këtë më mirë.

Në Hearstone Heroes of Warcraft, për shembull, lojtarët duhet të zgjidhin pesë nivele të ndryshme të lojës, një teknikë e cila mban kuriozitetin e lojtarëve shumë të lartë.

Një tjetër shembull është Pokemon Go, ku lojtarët vazhdojnë të zbulojnë gjëra të reja për të qëndruar të angazhuar.

3. Audienca para aplikacionit

Shumë zhvillues të rinj vetëm krijojnë aplikacionet e tyre dhe presin që audienca të vijë.

Ata të cilët kanë për qëllim të ndërtojnë një biznes të vërtetë me produktin e tyre shkojnë pas audiencës së pari. Sërish, Pokemon Go ka pasur një bazë të audiencës për të shënjestruar. Kjo franshizë ka qenë përreth  dy dekadash dhe ka admirues nga mosha të ndryshme.

Pa një audiencë ekzistuese, edhe një aplikacion i mrekullueshëm ka nevojë për shumë marketing për t’u përhapur.

Është më e lehtë për të përdorur disa nga strategjitë e mëposhtme për të ndërtuar një audiencë e cila evantualisht do të përhapë fjalë për aplikacionin tuaj para se të lansohet në treg:

  • Zbulimi. Jepuni audiencës një pjesë të aplikacionit, por sigurohuni që të gjitha të drejtat e autorit janë të mbrojtura që askush mos t’a vjedhë idenë tuaj.
  • Inspirohuni nga aplikacionet e suksesshme. Fokusohuni në zonat kyçe në të cilat zhvilluesit kanë gabuar diçka dhe fitoni audiencën e tyre.
  • Ndërtoni një listë emaili. Kjo është ndoshta mënyra më e fuqishme për të ndërtuar një audiencë. Duke rritur bazën e abonuesve dhe duke përdorur shërbimin e testuar të marketingut përmes emailit, publikimi i aplikacionit do ju japë sukses të menjëhershëm.

4.Lidhja emocionale

Përdoruesi duhet të ndiejë një lidhje me aplikacionin. Ne mezi rezistojmë të kontrollojmë Facebook çdo pesë minuta sepse dëshirojmë të lidhemi me të dashurit tanë.

Fuqia e lidhjes emocionale, varësisht se a është lidhja me familje dhe shokë në Facebook ose nostalgjia që ndieni duke luajtur Pokemon Go është e rëndësishme në krijimin e një aplikacioni të suksesshëm.

5. Ide të reja

Për arsye se askush nuk dëshiron të shohë gjërat e njëjta, të sjellni diçka të re është e rëndësishme që aplikacioni juaj të bëhet i suksesshëm. Mendojeni kështu: Nëse Snapchat nuk do e ndryshonte mënyrën se si përmbajtja e mediave sociale konsumohej, do të ishte vetëm një aplikacion i zakonshëm. Përdoruesit mund ta kishin provuar attë, por nuk ka gjasa që të ishte kaq i qëndrueshëm si është tash.

Ngjajshëm, ju gjithmonë duhet të kërkoni diçka të re për t’u ofruar përdoruesve të aplikacioneve ekzistuese të cilat po i shënjestroni.

/entrepreneur.com.al