5 gjërat që Warren Buffett bën pas punës në zyrë

Z. Buffett ka dyfishuar ose trefishuar pasurinë e tij neto praktikisht në çdo dekadë të jetës së tij dhe tani ka një pasuri me vlerë 67 miliardë $.

Por nuk ka shumë artikuj mbi atë që ai bën në kohën e tij të lirë pas punës.

Kjo nuk është befasuese. Në kulturën tonë konkurruese të “workaholics”  (të cilët janë persona që punojnë rregullisht në orët e vona), orari i punës së Buffett pas zyrës është shumë i vlefshëm.

Këto janë 5 gjërat që Warren Buffett bën çdo ditë dhe që ne të gjithë mund të mësojmë:

1. Lexoni 500 faqe.

Kur u pyet se si mund të bëhesh më i zgjuar, ai tregoi një pirg me letra dhe tha: “Duke lexuar 500 faqe si këto çdo ditë. Kjo është mënyra se si njohuritë ndërtohen.”

Buffett vlerëson se ai shpenzon 80% të kohës së tij duke lexuar në punë (pasqyrat financiare, revista, raporte) dhe në shtëpi (gazeta dhe libra). Disa prej nesh nuk kanë lexuar aq shumë faqe në vit.

“Sa më shumë që lexoni, aq më të informuar jeni, aq më pak impulsiv do jeni.”

2. Ushtrohuni pak çdo ditë.

Buffett tha se sekreti i tij për të qëndruar i ri është të “ngrënit si një 6 vjeçar.” Kjo përfshin konsumimin deri në 5 Coca-Cola në një ditë. “Unë jam një e katërta Coca-Cola”, pranoi ai. (Duke patur parasysh se ai zotëron 16 miliardë $ në aksionet e Coca-Cola, duket se nuk është shumë larg nga e vërteta.) Mbani mend se 85 vjeçarit gjithashtu i pëlqen shumë të konsumoj hamburger.

Në vitin 2007 (në moshën 77 vjeçare), mjeku i tij i dha atij një zgjedhje të thjeshtë: “Ose ushqehu mirë ose ushtrohu çdo ditë.” Buffett zgjodhi stërvitjen, “më të mirën e dy të këqijave.” Pasi mundi kancerin e prostatës në vitin 2015, ai ende duket i lumtur dhe i shëndetshëm.

3. Jini mirënjohës.

Buffett është një nga filantropët më të mëdhenj në botë. Ai ka premtuar se do të jap 99% të pasurisë së tij gjatë jetës.

“Nëse ju jeni në 1% me fat të njerëzimit, ju ia keni borxh të gjitha privilegjet 99% tjetër të njerëzimit.”

Z. Buffett jeton në të njëjtën shtëpi që ai e ka blerë në vitin 1958 për 31.500 $ (për ironi, kushton në mënyrë të konsiderueshme më shumë të jetosh pranë tij).

4. Luaj një lojë që kërkon durim.

Buffett ka pranuar se ai e menaxhon pasurinë e tij gjithnjë në rritje sikur është duke luajtur një lojë. Kjo nuk është befasuese. Atij i pëlqejnë lojrat dhe rregullisht luan “lojra” financiare për mendjen për ta ndihmuar të shoh më qartësisht investimet e tij.

Atij gjithashtu i pëlqen të qëndrojë i mprehtë duke luajtur lojra të tilla si monopol, e cila kërkon një kohë tejet të gjatë për të përfunduar.

5. Gjeni një hobi që është vetëm për argëtim.

Për analistët e Wall Street të cilët shpesh punojnë +100 orë në javë, diçka e zakonshme si një “hobi”, është vënë në mënyrë të pashmangshme mbrapa krahëve. Por Warren i pëlqen hobit e tij.

Mbase ju nuk e besoni por ai i bie kitarës shumë bukur dhe madje shkruan edhe këngë. Ka video të tij në YouTube duke kënduar për Coca Cola-n dhe duke luajtur duet me Bon Jovi.

Në qoftë se një nga njerëzit më të pasur në botë mund ta përballojë këtë një herë në disa kohë, ne mundemi gjithashtu.

Burimi:www.businessmag.al