5 Gjërat Befasuese që i Bëjnë Njerëzit e Suksesshëm

Çfarë i ndan ata të suksesshmit nga të tjerët? Ka faktorë të njohur si etika e punës, pasioni, inteligjenca dhe kuraja. Por ka gjithashtu shprehi më pak të dukshme të cilat u japin mundësi individëve të  dallojnë  veten nga shumica  dhe të bëhen shumë të mirë në punën e tyre.

Më poshtë janë pesë sjellje të zakonshme të njerëzve të suksesshëm.

  1. Ata shmangin lodhjen e vendimeve.

A e keni ditur se vullneti është burim i pafund? Është e vërtetë. Është si bombolë gazi.

Në mëngjes, bombolat tona të gazit janë plot. Por shumica prej nesh zgjohemi dhe menjëherë fillojmë të marrim vendime të vogla. Secili përdor një sasi të vogël të vullnetit, duke djegur gazin në bombolat tona dhe duke shpenzuar rezervat për pjesën tjetër të ditës.

Njerëzit e suksesshëm e kuptojnë se duke shpenzuar vullnetin e tyre për vendime të parëndësishme, ata kanë më pak fuqi për të marrë vendime të mira në gjërat që janë të rëndësishme në jetën dhe biznesin e tyre.

Kjo teori na ndihmon të kuptojmë se pse kryeshefi ekzekutiv i Facebook Mark Zuckerberg nuk e ndërron kurrë uniformën e tij të një bluze të hirtë dhe një xhupi të zi dhe pse Tim Ferriss han të njëjtën gjë në mëngjes çdo ditë.

  1. Ata nuk frikësohen të thonë jo.

Ne jemi mësuar që të kapim çdo mundësi. Ne supozojmë se duhet të themi po për gjithçka që shfaqet, duke menaxhuar prioritetet tona në të njëjtën kohë duke qenë lojtar i ekipit. Por në fakt është kjo ajo që shpesh na ndalon.

Si Miliarderi Warren Buffett që  tha, ‘’Dallimi në mes të njerëzve të suksesshëm dhe njerëzve shumë të sukseshëm është që këta të dytit thonë jo për pothuajse  gjithçka’’.

Sa herë që thoni jo për një obligim jo prioritar, ju lironi kohën dhe energjinë për të shkuar pas asaj që me të vërtetë e doni.

  1. Ata pranojnë mërzitjen.

Njerëzit e suksesshëm në përgjithësi kanë burimet për aventura, udhëtime, për të provuar gjëra të reja dhe për të mësuar aftësi të reja.

Por në sy të të gjitha këtyre mundësive, shumica pranojnë mërzitjen. Pse? Kur vjen puna te zhvillimi personal dhe i biznesit, ata kuptojnë se rritja është shpesh rezultat i përmirësimeve të ngadalshme dhe graduale.

Fitueusi i lojërave Olimpike Michael Phelps nuk u bë notuesi më i shpejtë në botë gjatë natës. Por, ai pranoi seritë e përsëritura të ushtrimeve të cilat ushqyen mendjen dhe trupin e tij për sukses në pishinë.

Mjeshtërimi i një aftësie në mënyrë tipike kërkon rutinën. Shumë sportistë, artistë, ndërmarrës dhe udhëheqës biznesi të suksesshëm kanë pranuar mërzitjen e përsëritjeve për të mjeshtruar zanatin e tyre.

  1. Ata nuk provojnë të përmirësojnë dobësitë e tyre.

Ju e dini atë pyetjen e shpeshtë të intervistave të punës?

Është disi kështu: ‘’Cila është dobësia juaj më e madhe, dhe a keni provuar t’a përmirësoni atë?

Shumica prej nesh kemi përgjigjen gati: ne përpiqemi të jemi më të fokusuar, më të durueshëm, komunikues më të mirë verbal etj.

Njerëzit shumë të suksesshëm nuk mendojnë kështu. Ata shohin përmirësimin e dobësive të tyre si detyrë të marrë dhe fokusohen në drejtimin e energjisë së tyre në zona ku ata janë të mirë.

Si autori dhe studiuesi Tom Rath tha, ‘’Nëse kaloni jetën duke provuar të jeni të mirë në gjithçka, nuk do të jeni të mirë në asgjë’’.

  1. Ata zgjohen para se të lindë dielli.

Çfarë kanë të përbashkët kryeshefët ekzekutivë dhe milionerët ndërmarrës? Ata zgjohen herët.

Udhëheqësit e biznesit nga Richard Branson te Margaret Thatcher dhe Howard Schultz raportojnë se zgjohen para se  dielli të lindë. Përderisa shumica prej nesh jemi duke fjetur, ata meditojnë, bëjnë ushtrime, angazhohen në punë kreative dhe kanë një fillim produktiv të ditës.

Duket se Ben Franklin ka pasur  të drejtë kur ka thënë: ‘’Fjetja herët dhe zgjimi herët e bën një mashkull të shëndetshëm, të pasur dhe të zgjuar’’.

/entrepreneur.com.al