5 Gabimet që Çdo Ndërmarrës në Markën e Tij Fillestare i Bënë por që Nuk Duhet t’i Bëjë

Kur unë fillova biznesin tim të etikës 20 vite më parë, unë punësova një student kolegji të quajtur Ed për të dizajnuar logon dhe websiten time. Ishte një mënyrë e lehtë, e shpejtë dhe e lirë për t’a përhapur emrin tim në botë. Mirëpo, kur erdhi koha t’i përmirësoja materialet e mia, Ed nuk ishte askund. Ai e la qytetin dhe unë nuk kisha informacione kontakti. Përfundova duke punësuar një kompani më të shtrejntë për të dizajnuar materialet e mia të marketingut dhe bëri ndryshim në botë. Edhe sot, web-faqja ime është mjeti im i parë i marketingut. Më bën mua si ‘’Eksperte të Etikës’’. Është marka ime.

Marka juaj është njëjtë e rëndësishme. Është simboli i parë që shohin njerëzit, është gjëja e fundit që ata mbajnë në mend, dhe motivi i cili vazhdon në strategjinë tuaj të marketingut. Korporata të mëdha si Coca-Cola, Google dhe Apple shpenzojnë shuma të mëdha parash duke vendosur dhe rregulluar markën e tyre. Pra pse kjo nuk duhet të jetë e rëndësishme për një kompani më të vogël? Duhet të jetë.

Nëse vetëm sapo keni filluar me buxhet të vogël, pa një strategji formale të markës, nuk është kurrë vonë të vendosni markën në vend.

Por para se t’a bëni këtë, duhet të jeni të vetëdijshëm për gabimet më të zakonshme të markave që ndërmarrësit bëjnë.

1. Logo amatore

Asgjë nuk bërtet më shumë ‘’pa përvojë’’ se sa një logo e cila duket si e punuar në shtëpi. Edhe nëse jeni krenar me atë të cilën e ka bërë fëmija yt, shpenzoni para dhe kohë për të punësuar një dizajner profesionist të specializuar në zhvillim të logove. Dizajneri juaj gjithashtu do të krijojë grafika duke definuar ngjyrën, stilin vizual, madhësinë dhe stilin e  fontit për logon tuaj. Përdorni këto standarde për të vendosur tonin në fushatën tuaj të marketingut.

2. Nuk keni përputhje

Nëse keni filluar të bëni kërkime pa rregulluar markën tuaj, ju me siguri duhet të nxitoni që të gjeni materiale marketingu. Kartat tuaja të biznesit, parullat në media sociale, website, broshura marketingu, reklama, etiketa të gjitha duhet të kenë pamje marke. Përdorni fontin dhe ngjyrën e njëjtë në të gjitha.

3. Nuk keni moto

Kompanitë e mëdha krijojnë moto të cilat tregojnë mesazhin të cilin ata duan t’a shpërndajnë. ‘’ Mendoni ndryshe’’ është e Apple, ‘’T’a bëjmë të sotmen të mirë’’ është e Kellogg, dhe ‘’Shkoni më larg’’ është e Ford. Produktet gjithashtu mbajnë slogane:  ju kujtohet Alka-Seltzer ‘’Plop, Plop, Fizz, Fizz’’ dhe Burger King ‘’Have it Your Way’’? Zhvilloni një moto e cila prezanton përfitimet që konsumatorët dhe klientët tuaj do të pranojnë. Nuk mund t’a përballoni të punësoni një kompani marketingu? Punësoni dikë të pavarur dhe paguajeni me orë.

4. Nuk vëzhgoni konkurrencën

Para markës tuaj, vëzhgoni konkurrentët tuaj. Ata kanë audiencë të ngjajshme apo të njëjtë me ju. Kërkoni bizneset e ngjajshme në tregje tjera gjithashtu. Shikoni logot, motot e tyre dhe çfarëdo materiali të marketingut në të cilin mund të keni qasje. Rishikoni websitet e tyre dhe shënoni idetë e mirë dhe përdorni ato në markën tuaj unike.

5. Nuk e dini se kush janë konsumatorët tuaj

Nuk janë të gjithë konsumatorët tuaj. Në fakt, duke ditur të dhënat se kush saktësisht është konsumatori juaj mund të keni 241% përfitim raporton Clickz. Zotëroni një vend të përshtatshëm. Për shembull, vendi im i përshtatshëm është biznesi i etikës. Kjo do të thotë se unë shënjestroj përpjekjet e mia të marketingut ndaj korporatave, kolegjeve dhe universiteteve.

Specializimi në këtë gjë kërkon më pak investim se sa marketingu dhe vjen me bonusin e fjalës së lirë duke reklamuar besnikërinë e markës. Anëtarët e tregut janë të pasionuar për interesat, vlerat dhe hobit e tyre dhe ata kanë më shumë gjasa për të folur për ato interesa dhe për markën tuaj me të tjerët në rrjet. Ata gjithashtu mund të kthehen sërish.

Kaloni kohë duke rishikuar markën tuaj, dhe nëse ka nevojë për punë, bëjeni atë prioritetin tuaj të parë. Pas të gjithash, janë përshtypjet ato të cilat definojnë biznesin tuaj dhe do të ju mbajnë në biznes për shumë vite.

Jacqueline Whitmore

Jacqueline Whitmore është eksperte e etikës dhe themeluese e the Protocol School of Palm Beach në Palm Beach, Fla. Ajo është autorja e Poised for Success: Mastering the Four Qualities That Distinguish Outstanding Proffesionals (St.Martin’s Press, 2011) dhe Business Class: Etiquettw Essentials for Success at Work(St.Martin’s Press, 2005).

/entrepreneur.com.al/