4 Hapa për të bërë realitet ëndrrën tuaj për krijimin e një biznesi online

“Unë mund të kisha menduar për këtë.”

Jam e sigurt se ne të gjithë e kemi patur këtë mendim në një moment. Duket si “diçka e madhe” e cila arrihet për pak muaj. Shumë nga këto ide janë të bazuara në parime mjaft të thjeshta, por popullariteti i tyre i kthen ata në miliarderë brenda natës. Ndoshta ju keni një ide tuajën. Por si mund të përdorni këtë ide dhe ta ktheni atë në një biznes?

Ju mund të mendoni se hapi i parë është të ndërtoni një aplikacion tuajin ose të krijoni një faqe interneti, por ka disa hapa të rëndësishme që duhet të merrni para fillimit të punës. Ju duhet të kuptoni tregun dhe të jeni të sigurt se ideja juaj është diçka që njerëzit vërtet kanë nevojë. Nëqoftëse ju ndiqni këto katër hapa të thjeshtë, ju do të jeni në gjendje të filloni mbarë udhëtimin tuaj si sipërmarrës dhe të ktheni idenë tuaj në një biznes.

Hapi 1: Gjeni përdoruesit juaj

Çfarë bëjnë njerëzit kur ata janë duke kërkuar për diçka në internet? Ata drejtohen në Google! A e dini se Google gjurmon këto kërkime dhe ju mund t’i shikoni lehtë këto të dhëna për të gjetur se çfarë konsumatorët janë duke kërkuar në internet? Këtë gjë mund ta bëni nëpërmjet Google AdWords. Ju mund të logoheni në Google AdWords, klikoni “Tools and Analysis”, më pas “Keyword Planner”. Google ka përgatitur një udhëzues të dobishëm për t’ju orientuar.

Këtu, ju mund të shikoni në çdo term kërkimi për të parë se sa njerëz janë duke kërkuar për atë gjë çdo muaj. Le të themi, për shembull, ju doni të krijoni një aplikacion që lejon njerëzit të ruajnë orarin e tyre të punës. Ju mund të gjeni sa njerëz janë në kërkim për “work schedule planner”, çdo muaj. Gjithashtu ju mund të zbuloni se, qindra mijëra njerëz janë në kërkim të ” gym schedule planner.”

Ky është vetëm një shembull, por duke bërë kërkime të fjalëve kyçe ju kuptoni më mirë se çfarë audienca kërkon. Kjo është një mundësi për ju për të lidhur produktin me nevojat e konsumatorëve. Hulumtimi i fjalëve kyçe është shumë i rëndësishëm, aq sa shumë kompani fillojnë me të përpara se ata të fillojnë punën në faqen e tyre, e cila është diçka e re që ne po shohim në këtë drejtim.

Hapi 2: Dizenjoni produktin tuaj

Tani që ju e dini saktësisht se çfarë përdoruesit tuaj të ardhshëm janë në kërkim, është koha për të planifikuar produktin tuaj. Si do të funksionojë? Mos harroni të mendoni për problemin që njerëzit janë duke u përpjekur të zgjidhin. Nëse ju doni që biznesi juaj në internet të zhvillohet, ju duhet të gjeni mënyra më efektive për të zgjidhur këtë problem. Qëllimi juaj duhet të jetë të ndërtoni diçka që përmirëson mënyrën se si miqtë komunikojnë me njëri-tjetrin.

Hapi 3: Ndërtoni produktin juaj

Më në fund, ju mund të filloni të kthyeni konceptin tuaj në diçka të prekshme. Mos harroni të përqëndroheni në konceptet kryesore të zhvilluara në hapin e dytë. Ti e di se çfarë konsumatorët duan dhe ju keni një plan që në fund do të përmbush këto nevoja. Duke parë idenë tuaj të vijë në jetë mund të jetë tepër frymëzuese.

Hapi 4: Promovoni veten

Së fundi, ju jeni gati për t’a lançuar. Është koha për t’u lidhur me përdoruesit dhe për të çuar idenë tuaj atje ku janë ata. Sigurohuni që ju të përfitoni nga kanalet e mediave sociale. Hapni një Facebook, Twitter, Instagram, apo edhe një LinkedIn.

Bëni një vend ku përdoruesit mund të flasin në lidhje me problemet që ju keni zgjidhur me produktin tuaj. Për shembull, nëqoftëse ju ndërtuat një aplikacion për skedulimin në palestër, ju mund të krijoni një grup në Facebook, ku njerëzit mund të ndajnë rutinat e tyre të stërvitjes. Tregoni atyre se sa e lehtë është për të ndjekur progresin e tyre me aplikacionin tuaj.

Mos harroni, qëllimi është jo vetëm për të arritur sa më shumë njerëz të jetë e mundur. Ju dëshironi që të arrihen njerëzit e duhur. Gjej rrugët ku ju mund të filloni një dialog me njerëz të cilët mund të jenë të interesuar për produktin tuaj.

Mediat sociale mund të jenë një fillim i mbarë, por duhet të përdorni edhe SEO (Search Engine Optimization). Gjithashtu ju duhet të modifikoni faqen tuaj në mënyrë që njerëzit të mund t’ju gjejnë në Google.

work schedule planner* – Është një plan që tregon se çfarë duhet të bëjnë punonjësit në punë (takime, email etj)

/businessmag.al