4 Elementet Themelore të Udhëheqjes Frymëzuese

Pronarët e biznesit frustrohen kur punonjësit e tyre nuk performojnë në bazë të pritshmërive të tyre. Mund të jetë për shkak të gjërave të ndryshme, nga mungesa e energjisë së punonjësve dhe angazhimit në punë duke mos pasur mundësi të arrijnë qëllimet. Sjellje të tilla tregojnë mungesë angazhimi dhe janë shpesh rezultat i punonjësve të cilët nuk ndjehen të motivuar dhe të inspiruar në vendin e punës. Pra si mund ta ndryshojmë këtë?

Përderisa rrisni kompaninë tuaj, posedimi i një ekipi të angazhuar në anën tuaj do të thotë gjithçka. Pa atë, nuk do ta shihni se çfarë nivele të suksesit janë të mundshme për biznesin tuaj. Këtu janë disa këshilla të cilat do ju ndihmojnë të frymëzoni punonjësit tuaj që ata të bëjnë punën më të mirë dhe të kenë dëshirë të punojnë me ekipin tuaj.

  1. Fillon me ju.

Ky është realiteti më pak i pëlqyer i të gjithëve. Nëse punonjësit tuaj nuk po performojnë mirë apo nuk po angazhohen, gjëja e parë që duhet të bëni është të shikoni veten. Energjia e kompanisë fillon me ju.  Nëse nuk jeni të emocionuar dhe të inspiruar, as punonjësit tuaj nuk do të jenë. Çfarë disponimi po sjellni në vendin e punës?

Në përgjithësi, anëtarët e një ekipi duan të bëjnë punë të mirë dhe duan të fitojnë lëvdatat tuaja. Por nëse ata shohin se jeni të strehuar gjatë gjithë kohës, pavarësisht asaj që bëjnë, mund të bëhen të pa motivuar për të bërë punën më të mirë. Si një udhëheqës ju duhet t’i inspironi ata. Është puna juaj.

  1. Bëni një politikë ‘’pa ankesa’’.

Sigurisht, të gjithë kanë një ditë të keqe kohë pas kohe, dhe kjo këshillë nuk sugjeron të mos lejojmë njëri tjetrin të jemi njerëz. Por mbani në mend, ka një kohë dhe një vend për ankesa dhe vendi i punës nuk duhet të jetë. Kërkojuni të gjithëve të fokusohen në pozitivitet dhe në punën që po e përfundojnë në atë moment, dhe kështu bëni edhe vetë. Menjëherë do të eleminoni një kategori të tërë të negativitetit në vendin e punës. Sugjeroni që i tërë ekipi të lërë dramën tëk dera, shndërroni qëndrimet e tyre nga ato negative në pozitive dhe bëni çdo ditë më të mirën tuaj.

  1. Jepuni punonjësve një ndjenjë pronësie.

Kur jeni të fokusuar në punën që e doni, mund të kalojnë orë të tëra, dhe mezi do ta vëreni! Sigurisht, punonjësit tuaj nuk do të jenë kurrë aq të emocionuar sa ju për biznesin tuaj. Është foshnja juaj, pas të gjithash. Por çfarë nëse i angazhoni ata që të jenë rreth 80 përqind si ju? Ky është një nivel i fuqishëm i angazhimit! Për të arritur këtë shkallë të investimit personal, duhet t’u jepni punonjësve një ndjenjë pronësie.

Ulunu personalisht me secilin, dhe tregojuni se sa i rëndësishëm është roli i atij personi për misionin dhe vizionin e kompanisë. Le ta dinë se ju nuk mund të përmbushni qëllimet tuaja pa ata. Pasta, pyesni se si mund të kontribuojnë më së miri.

Kjo nuk duhet thënë që ju si udhëheqës, nuk vendosni qëllime dhe keni pritshmëri. Sigurisht që po. Mirëpo, angazhimi individual me çdo punonjës për t’u siguruar se ata kuptojnë vizionin tuaj për kompaninë dhe se sa të rëndësishëm janë ata, pastaj t’i fuqizoni ata duke iu sugjeruar mënyra se si mund të mbështesin më së miri ekipin, atëherë vjen ndjenja e pronësisë.

  1. Tregoni mirënjohje.

Bëjeni pjesë të rutinës tuaj ditore që t’u tregoni mirënjohje punonjësve, edhe për suksese të vogla. Kur punonjësit ndjehen të vlerësuar, ka më shumë gjasa që t’ju vlerësojnë. Merrni në konsideratë një takim javor qëllimi i të cilit është të festoni sukseset. Theksoni arritjet grupore dhe individuale, dhe së shpejti do të  vëreni efektet pozitive duke u shpërndarë në vendin e punës.

/entrepeneur.com.al