3 mënyra si të menaxhoni kohën dhe të rrisni kreativitetin

Unë kam patur një problem të madh: Unë i thoja Po çdo mundësie që më dilte para. E di që nuk jam personi i vetëm që e bën këtë. Megjithatë, shumë sipërmarrës përpiqen të bëjnë gjithçka që është e mundur. Në fakultet, kemi mësuar se të duke bërë “më shumë” ne maksimizojmë potencialin tonë për të patur një punë më të mirë dhe për të fituar më shumë para. Ne të gjithë luftojmë për më shumë.

Por në një farë pike, ne arrijmë limitin tonë dhe gardualisht konsumohemi. Rezultati? Ne humbasim vrullin, dhe përpjekjet tona zhbëhen. Unë e kam hasur vazhdimisht këtë problem deri në momentin që zbulova një metodë të menaxhimit të kohës që funksionoi. Kjo metodë më ndihmoi të arrij qëllimet që i kisha vendosur vetes dhe gjithashtu me ndihmoi të gjej kohë për veten dhe për familjen.

Unë menjëherë mësova 3 hapa të rëndësishme për menaxhimin e kohës. Nuk janë hapa të caktuar që mund t’i vini kryqin në një listë. Si çdo zgjidhje e vërtetë, ato kërkojnë përkushtim afatgjatë.

1. Cakto stilin e punës.

Paul Graham, bashkëthemelues i Y Combinator, flet për orarin e një prodhuesi vs të një menaxheri. Shumë njerëz besojnë se ajo ëfarë iu duhet për të qënë produktiv janë oraret e organizuara për të punuar me detyrat e tyre. Por jo të gjithë mund t’a bëjnë këtë, të arrijnë objektivat e tyre duke përdorur të njëjtët mjete planifikimi.

Graham sugjeron se janë dy lloje liderësh dhe sipërmarrësish. lloji i pare funksionon sipas orarit të “menaxherit”. Këta njerëz arrijnë sukses kur planifikojnë ditën e tyre me blloqe një-orëshe. Si funksionon kjo për ta? Sepse, sipas Graham, stili i tyre i punës është “… pasqyruar në librin tradicional të takimeve, ku çdo ditë ndahet me intervale një-orëshe.”

Dita e një menaxheri është plot me takime, telefonata, porosi dhe detyra të vogla. Por një “prodhues” nuk përshtatet shumë me këtë metodë pune. Një prodhues është dikush si një poet apo një zhvillues, i cili ka nevojë për periudha të gjata kohore për të realizuar një projekt. Për një prodhues, një takim në mes të ditës është një telash. Kjo ndërpret gjithë rrjedhën e punës dhe gjithashtu fokusin e tij/saj.

A je ti një menaxher apo një prodhues?

2. Përcakto oraret e tua.

Kur kupton stilin e punës, ti duhet të përgatisësh vet oraret e tua. Nëse je një menaxher, orari jot i përditshëm ndjek të njëjtin format:

• 9 e mëngjesit: Kontrollo mesazhet në email.

• 10 e mëngjesit: Organizo takimet dhe telefonatat.

• 11 e mëngjesit: Paraqitu në takime.

• Ora 12: Pushimi i drekës.

• Ora 1: Bëj telefonata.

Por si prodhues, oraret janë të përjavëshme apo dhe të përmuajshme. Ti nuk punon që të përfundosh detyra të vogla. Ti punon që të realizosh projekte të mëdha.

Trajnierja e lidershipit Kendra Kinnison sugjeron ndarjen e orareve për atë që është primare në jetën tuaj. Këtu përfshihen takimet kryesore, drekat, ushtrimet, gjumi, koha me familjen – çdo gjë që nuk duhet braktisur.

Më pas ajo ka rekomanduar të menduarit në mënyrë kritike për intervalet e orareve dhe vendos nëse të leverdis të marrësh pjesë në shumë aktivitete gjatë një ditë. Për shembull, nëse je një sipërmarrës që është një prodhues në shpirt, ndoshta do të jetë më mirë sikur t’i bëni të gjitha takimet në një ditë. Kjo do të lirojë pjesën tjetër të javës për t’u marrë me përgjegjësi të tjera.

Së fundmi, sigurohu të kontrollosh kohën në të cilën ti shpejton për të kryer detyrat e tua. Nëse të duhet shumë kohë për të përfunduar diçka të cilën ti ke caktuar për të bërë, duhet të mendosh përse. Je shpërqëndruar gjatë punës? Apo detyra kërkonte më shumë punë nga çfarë prisje?

3. Përgatitu për aktivitetet e paplanifikuara.

Të organizosh ditën apo javën është më lehtë të thuhet sesa të bëhet .

Është e pashmangshme që aktivitetet e paplanifikuara do t’ju nxjerrin nga binarët. Hileja është të përgatiteni për të papregatiturën.

Unë planifikoj një pushim të shpejt 10-minutësh gjatë çdo ore. Njerëzit e dinë që mund të drejtohen gjatë këtyre pushimeve të vogla, por pjesën tjetër të kohës unë jam i fokusuar në detyra të tjera.

Të planifikosh oraret e zyrës vetë është një tjetër mundësi. Eugene Woo, CEO i Venngage Infographics, thotë se ai është më produktiv në mëngjes dhe pasdite. Ai i planifikon oraret e zyrës nga ora 5 der në 6 pasdite. Njerëzit kanë mundësi vetëm pas pune të flasin me të për shqetësimet e tyre.

E njëjta strategji funksionon dhe për detajet hutuese, si përgjigjet e emaile-ve dhe telefonatave. Nëse merr shumë email-e gjatë ditës, t’i kthesh përgjigje të gjithave në kohë do të reduktonte produktivitetin.

Planifikoni një orar të caktuar për t’ju përgjigjur email-eve në kohë reale. Unë rekomandoj një orë që është ose sa hyni në zyrë apo në fund të ditës.

Kur harxhon kohë duke medituar se përse nuk je aq produktiv sa do të doje të ishe, ti e drejton veten drejt zbulimit të asaj që vërtetë mund të funksionoj për ty. Nëse ja një menaxher apo një prodhues, ti duhet të reflektosh mbi zakonet të cilat përmirësojnë produktivitetin tënd dhe ato që të pengojnë. Vetëm atëherë do të jesh në gjendje të rrisësh produktivitetin dhe t’i thuash po shumë mundësive të reja.

/businessmag.al