3 Këshilla për Shndërrimin e Konsumatorëve tuaj në Ekipin tuaj të Marketingut

Si mund një biznes fillestar të rrisë informimin dhe të tërheqë konsumatorë të rinj pa burimet e nevojshme për të ndjekur marketingun tradicional ose përpjekjet e marrëdhënieve publike.

Bëhuni kreativ dhe përdorni këto tri këshilla për të shndërruar konsumatorët tuaj në një kanal efikas të marketingut:

  1. Shpërbleni përdoruesit të cilët rekomandojnë produktin tuaj.

Marketingu me fjalë goje nuk është vetëm më efikas se sa çdo formë tjetër e reklamimit, është gjithashtu shumë i lirë ose falas. Kështu që, ju duhet të siguroheni se po shtoni në maksimum potencialin e tij.

Nëse keni një produkt ose shërbim me të cilin konsumatorët janë të lumtur, shumë prej tyre do t’a rekomandojnë atë. Por, kur ofroni edhe nxitjen më të vogël për ndarjen e produktit tuaj, numri i rekomandimeve që do të merrni rritet në mënyrë domethënëse.

Shumë nga përdoruesit tanë në Boomerang postojnë në Twitter për ne në këmbim të krediteve të mesazheve të cilat u japin mundësi atyre të dremisin dhe të caktojnë emaile shtesë. Cinikët mund të pyesin veten nëse këto nxitje mund të rezultojnë në postime Twitteri të pa sinqerta ose në llogari me pak ndjekës të vërtetë. Por, kërkimi ynë hodhi poshtë këtë skepticizëm shumë qartë dhe tregoi se ne patëm rekomandime me fjalë goje dhe arritëm me mijëra përdorues të vërtetë.

Pjesa më e madhe e postimeve nxitëse të cilat i gjurmuam u bënë nga llogari të përforcuara, jo nga llogari të cilat nuk kanë ndjekës. Llogaritë prapa këtyre postimeve patën 992 ndjekës, dhe katër postime erdhën nga njerëz me më shumë se 10,000 ndjekës.

Nxitja e përdoruesve për të rekomanduar produktin tuaj në media sociale pra mund të jetë shumë efikase. Dhe për shkak se postimet në Twitter janë të lehta, nxitjet nuk kanë pse të jenë të mëdha për të qenë efikase. Ofrimi i një jave falas shërbimi, përmbajtje ekskluzive ose një zbritje e vogël mund t’i bëjë përdoruesit të rekomandojnë produktin tuaj.

  1. Rekomandimi i produktit tuaj duhet të jetë një proces i lehtë.

Sa më lehtë që t’a bëni që konsumatorët tuaj të rekomandojnë produktin ose kompaninë tuaj, aq më shumë rekomandime do të merrni. Ju mund të lidhni përdoruesit direkt në një dritare Twitteri me një mesazh të para shkruar që ata të mund t’a postojnë atë me një klikim të vetëm. Mos u bëni i mërzitshëm ose dramatik në atë tekst ose askush nuk do t’a shpërndajë, dhe sigurohuni që përfshini ndonjë lidhje që i dërgon në faqen tuaj.

Vetëm pse ju ofroni tekst të para shkruar nuk do të thotë se njerëzit nuk do t’a personalizojnë atë. Ne zbuluam se shumë përdorues ndërruan tekstin për të shprehur kënaqësitë për produktin ose për të arritur më mirë audiencën e tyre. Përdoruesit e bënë atë mesazh në disa gjuhë ose ndryshuan fjalët për t’iu përshtatur atyre. Të tjerët forcuan rekomandimin e tyre duke shtuar pika superlative ose duke bërë thirrje, por të gjitha ato kishin domethënien e njëjtë të tekstit të cilin e kishim shkruar.

Ishte e mrekullueshme të shohësh përdoruesit që japin kohën dhe përpjekjet e tyre për të ndryshuar tekstin tonë në një rekomandim më të fuqishëm të produktit tonë. Përdoruesit nuk po bënin vetëm minimumin për të marrë kredite të mesazheve falas, ata ishin me të vërtetë të kënaqur me produktin dhe dëshironin t’i bindnin ndjekësit e tyre t’a provojnë atë.

  1. Matni suksesin e përpjekjeve tuaja.

Programi i aplikacionit të Twitter ( API) na lejon të masim suksesin e postimeve të nxitura përtej shikimit të numrave të llogarive të cilat i kanë shkruajtur ato. Ne ishim në gjendje gjithashtu të gjurmonim nëse këto postime ishin fshirë. A na tradhëtuan përdoruesit sapo morën kredite falas?

Ne zbuluam se shumica e përdoruesve mbajtën postimet e tyre të rekomandimit edhe pasi morën kreditet e tyre falas. 86 përqind e këtyre postimeve qëndruan dy javë pasi i shpërndanë ato. Kështu që postimet tona  të nxitura qëndruan gjatë dhe lanë përshtypje të mira falë bazës tonë besnike të përdoruesve.

API i Twitter mund të ju japë njohuri të fuqishme për atë se a po kanë sukses përpjekjet tuaja të marketingut në Twitter. Gjithashtu ofron edhe disa informata tjera të dobishme për tregtarët, si psh. gjuha, lokacioni dhe informatat e profilit të përdoruesve të Twitter.

Përfundimi

Postimet e nxitura janë një mënyrë efikase për të dërguar rekomandime përmes fjalës së gojës te mijëra njerëz. Përdoruesit janë të sinqertë(ata përdorin llogari të vërteta), besnikë(nuk fshijnë postimet e tyre edhe pasi marrin shpërblimet e tyre) dhe marrin zotërim për ato që postojnë( duke presonalizuar dhe forcuar postimin). Konsumatorët tuaj mund të jenë një burim i vlefshëm e fitimit të përdoruesve të rinj.

Nëse jeni në gjendje të jepni pak, do të fitoni shumë!

/entrepreneur.com.al