3 gjërat, që duhet t’i hiqni për të qenë të suksesshëm

“Lajmi i mirë është se në momentin që ju vendosni se çfarë  dini është më e rëndësishme se ajo që keni mësuar për të besuar, ju do të jeni zhvendosur në përpjekjen për të bërë diçka më të vlefshme. Suksesi vjen nga brenda, jo nga jashtë .” -Dalai Lama XIV

Ja cilat janë 3 gjërat që duhet t’i hiqni për të qenë i sukseshëm:

1.Dikush tjetër të përcaktojë suksesin tuaj

Kjo duket absurde që dikush tjetër të përcaktojë suksesin tuaj, kur ju shihni vazhdimisht nëpër reklama dhe rrjete sociale se çfarë është suksesi. Ndonjëherë, duket sikur po jeton për pritshmëritë që familja jote ka për ty ose si e sheh arritjen eprori juaj.  Ju dëshironi të dukeni mirë në sytë e shoqërisë, dhe e dëshironi këtë sukses  për të fituar miratimin e të tjerëve.

Por në fund të ditës, përkufizimi juaj personal i suksesit është i vetmi që ka rëndësi. Askush nuk merr frymë dhe thotë: “Të paktën unë kam një varkë më të madhe se komshiu im!”

Lumturia e vërtetë vjen nga ana juaj e brendshme. Ju jeni përgjegjës sesi e përcaktoni suksesin tuaj; çfarëdo që përmbush nivelin tuaj shpirtor është ajo që ju duhet të synoni për t’a arritur.

Edhe pse kjo mund të jetë e vështirë që të shmangni mendimet e personave që kanë rëndësi për ju, por askush tjetër nuk e di se çfarë synimi keni; për këtë arsye, askush tjetër nuk mund t’iu tregojë se si duhet të jetë suksesi juaj.

2.Ju mendoni se keni nevojë për një plan të plotë të jetës në mënyrë që të filloni

Unë nuk mund t’ju them se sa shumë sipërmarrës kam takuar që nuk kanë ditur çfarë të bënin. Vetëm pas kolegjit, ata mund të shohin mundësitë para tyre dhe të mendojnë planin e tyre për tërë jetën dhe për të ndërmarrë hapat në vazhdim. E njëjta gjë ndodh më vonë në jetë për sipërmarrësit e mëdhenj, të cilët dëshirojnë të fillojnë një projekt të ri; ata nuk e dinë se si të fillojnë një detyrë kaq të madhe, kështu që ata nuk e fillojnë fare.

Duket një e vërtetë e thjeshtë, por në qoftë se ju nuk e filloni, ju nuk do të shkoni askund. Edhe planet e menduara më së miri mund të kenë pengesat e veta, kështu që korrigjimet janë pothuajse gjithmonë të nevojshme. Në fakt, disa nga kolegët e mi më të suksesshme kanë qenë në fusha krejtësisht të ndryshme para se të vendosnin të fillonin dhe përfundonin diçka të re.

Ndiqni hapat tuaj me kujdes- hap pas hapi- dhe kur t’i filloni hapat e parë dhe kur të shikoni se jeni në një udhëkryq, ju do të dini se cila është rruga e duhur. Mbani mend qëllimin tuaj përfundimtar, vizionin gjithëpërfshirës që ju dëshironi, dhe ju kurrë nuk do të jeni në udhë të gabuar. Udhëtimi është pjesë e argëtimit prandaj mos kini frikë.

3.Jeni të frikësuar se mos dështoni

“Provoni ndonjëherë. Dështoni ndonjëherë. S’ka rëndësi. Dështoni. Dështoni përsëri. Dështoni më mirë. “- Samuel Beckett

Unë  kam bërë intervista të panumërta me CEO dhe themelues jashtëzakonisht të suksesshëm dhe shumë prej tyre kanë historitë e dështimeve dhe katastrofave. Dështime të mëdha apo të vogla qofshin, ata njerëz janë ngritur përsëri dhe kanë bërë të pamundurën për të shkëlqyer dhe për të marrë atë që ata donin. A mendoni se ndonjë atlet olimpik ka bërë kaq shumë pa humbur ndonjëherë ndonjë garë?

Dështimi nuk është fundi i botës. Në fakt, dështimi është një nga mënyrat kryesore që ju të mësoni, të rriteni dhe të zhvilloni kurajon dhe guximin. Dështimi mëson se si të jeni të përulur, të ndjeshëm dhe krijues – të gjitha tiparet e nevojshme për njerëzit e suksesshëm. Frika nga dështimi është e kuptueshme. Megjithatë, ju do e kuptoni se dështimi është pjesë e procesit.

/businessmag.al