20 pyetjet më të vështira gjatë intervistave të Google

A mund t’iu përgjigjeni këtyre pyetjeve të vështira, të cilat pyeten në intervistat e Google?

Të fitosh një punë në Google është një ëndërr e bërë realitet për miliona inxhinierë. Google është renditur nga Glassdoor si “vendi më i mirë i punës” vit pas vit. Shumë kandidatë aspirojnë të gjejnë punë në Google, por për t’a gjetur duket si një nga gjërat më të vështira sipas Glassdoor.

Ne tashmë e dimë që Google merr në bord vetëm talentet më të mira në botë dhe për më tepër është mjaft e njohur që bën pyetjet më të vështira dhe më të ndërlikuara. Në qoftë se jeni një inxhinier dhe kërkoni të provoni fatin tuaj tek Google, ky postim është për ju. Këtu ne kemi dhënë një listë me disa nga pyetjet më të vështira të pyetura gjatë intervistave të punës te Google për disa nga profilet e punëve.

Mbani mend vetëm një pjesë e vogël e kandidatëve për punë në fakt ia arrijnë qëllimit. Edhe nëse ju nuk jeni duke u përpjekur të fitoni një vend pune në Google, do të ishte mirë të merrnit sfidën e zgjidhjes së këtyre pyetjeve me të vërtetë të vështira.

1.Pyetje për një Inxhinier Software-i: Zbatoni një pemë binare dhe shpjegoni funksionin e saj.

2.Pyetje për një Menaxher Produkti: Cila është kostoja marxhinale e një gigabyte në Gmail?

3.Pyetje për një Inxhinier Software-i: Krijo një model kostoje që lejon Google-in të marrë vendime blerjeje për të krahasuar koston e blerjes për më shumë memorie RAM për serverat e tyre vs për të blerë më shumë hapësirë.

4.Pyetje për një Inxhinier Software-i: Shkruaj një iteracion mbi një koleksion të shumëfishtë.20-pyetjet-me-te-veshtira-qe-google-pyet-gjate-intervistes-per-pune-businessmag

5.Pyetje për një Inxhinier Software-i: Si mund të kontrolloni nëse një URL është e shpejtë në serverin e Google. (Çështja është që përdoruesit të mos vërejnë vonesë në kohën e kontrollit)

6.Pyetje për një Inxhinier të lartë Software-i: Sa topa golfi mund të futen në një autobus shkolle?

7.Pyetje për një Inxhinier: Nëse ju janë dhënë çmimet e tokës në Bay Area, çfarë do të zgjidhni, mesataren apo mesoren? Pse?

8.Pyetje për një Menaxher produkti: Çfarë ndodh nga momenti kur ju shkruani një URL në shfletuesin tuaj deri kur faqja shfaqet?

9.Pyetje për një Menaxher produkti: Në qoftë se ju drejtoni një faqe interneti të një të famshmi, e cila shfaq reklama dhe papritmas ju vini re një rënie të trafikut në faqe/klikime në reklama, si e përcaktoni se ka ndodhur kjo?

10.Pyetje për një AdSense Account Manager: Cila është ideja tjetër miliarda dollarëshe për Google?

11.Pyetje për një Programues: Si do t’a implementoni një klon MS Paint? (Për cilat objekte dhe metoda do të keni nevojë, si do të vizatohet në kanavacë dhe çfarë elementesh UI (user interface) do të jenë të nevojshme?)

12.Pyetje për një Specialist i Patent Docketing: Ju keni 7 topa. Njëri peshon më shumë se të tjerët (Ju keni një shkallëzim, si shkallët e drejtësisë. Përshkruani se si do të gjeni topin e ponderuar vetëm duke përdorur shkallën dy herë.)

13.Pyetje për një Menaxher Produkti: Nëse ju keni një fushë bosh dhe shtoni një lule dhe numri i luleve dyfishohet çdo ditë dhe në fund të 45 ditëve fusha është plot, në cilën ditë fusha është e mbushur përgjysëm?

14.Pyetje për një Menaxher të Fushatës Mediatike: Sa njerëz mendoni se janë duke përdorur telefonat e tyre celularë në të gjithë botën në këtë moment?

15.Pyetje për një Menaxher të Produkteve Mobile: A e dini se çfarë është “Peak Oil”? Po? Mire. Ju jeni menaxher produkti i Peak Oil për Google-in. Çfarë do të bëni?

16.Pyetje për një Inxhinier Software-i:
Dizenjoni një system ose një algoritëm për të shfaqur të gjithë librat e botës.

17.Pyetje për Përfaqësuesit e AdWords: Sa autobusë ndodhen në Hyderabad (një qytet në Indinë qëndrore) ?

18.Pyetje për Inxhinierët e Lartë Software: Shkruani një formulë probabiliteti për të treguar se sa bite do të ndryshohen kur 1 i shtohet një numri me 32 bite binare.

19.Pyetje për një Drejtues Industrie: Si mendoni se bëjnë para Agjensitë Mediatike?

20.Pyetje për një Menaxher Produkti: Si do ia shpjegonit Teknologjinë Cloud një fëmije 6 vjeçar?

/businssmag.al