18 Gjërat e Çuditshme të cilat nuk i Keni Ditur për Mark Zuckerberg

Mark Zuckerberg është njëri prej kryeshefëve ekzekutivë më të njohur në botë, dhe atë që e ka arritur në moshën 32 vjeçare është e mrekullueshme.

Edhe pse më shumë se një miliard përdorues përdorin Facebook çdo muaj dhe ai ka dhuruar miliarda dollarë për kërkime mjekësore përmes iniciativës së Chan Zuckerberg. Është e rëndësishme të kujtohet se ai është qenie njerëzore me sjellje të çuditshme si të gjithë të tjerët. Lexoni disa  fakte të papritura për themeluesin e Facebook.

  1. Ai gati punoi për Microsoft.

Në vitin e fundit të shkollës së mesme ai bashkë-krijoi një aplikacion të quajtur Synapse Media Player, një aparat Mp3 i cili gjurmonte këngët e preferuara të përdoruesve dhe bënte lista në bazë të zgjedhjeve të tyre, në Spotify ose Pandora.

Microsoft u përpoq të siguronte kompaninë dhe themeluesit e saj, por në vend se të punonte me gjigantin e teknologjisë së Seattle, Zuckerberg dhe bashkë-krijuesi Adam D’Angelo, të cilët themeluan Quora, morën patentën për teknologji dhe shkuan në universitet.

  1. Ai bëri shpikje në shkollë fillore.

Kur Zuckerberg ishte 12 vjeçar, ai krijoi një program të mesazheve të cilin e quajti ZuckNet që babai i tij dentist t’a dinte se kur arrinin pacientët.

  1. Ai ka shije të papritura të pop kulturës.

Njëri nga librat e tij të preferuar është The Aeneid, dhe shfaqja e tij e preferuar televizive është The West Thing, e cila u krijua nga Aaron Sorkin, i cili gjithashtu shkroi filmin të bazuar në krijimin e Facebook, Rrjetit Social.

  1. Ai është i njohur si kursimtar.

Edhe pse sot ai ka një shtëpi të bukur e cila është e pajisur nga një shërbyes me inteligjencë artificiale me zërin e Morgan Freeman, në një intervistë me The New Yorker në vitin 2010, ai tha se ai themeloi të gjitha apartamentet e tij në Craigslist.

  1. Pamja e tij e syve është arsyeja pas skemës së ngjyrës të Facebook.

Logo e Facebook është e kaltër për shkak se Zuckerberg nuk e sheh ngjyrën e kuqe dhe të gjelbër.

  1. Ai nuk ishte gjithmonë koder i nivelit të lartë.

Ai së pari mësoi të kodonte nga një libër C+++ for Dummies.

  1. Ai flet shumë gjuhë.

Ai gjithmonë ka qenë i interesuar në gjuhët e lashta si Gjuha Latine, dhe ai mund të flasë Gjuhën Mandarine.

  1. Ai refuzoi shumë oferta të shitjes së Facebook.

Shumë kompani të mëdha dëshironin të shihnin se a do t’a shiste ai Facebook-un, NewsCorp, MySpace, Viacom, Yahoo, NBC, Microsoft( sërish) dhe Google ofruan këtë gjë, por Zuckerberg refuzoi.

  1. Takimi i parë me gruan e tij ishte jo i mbarë.

Përderisa Zuckerberg dhe gruaja e tij Dr. Priscilla Chan janë tani prindër dhe filantropë të mëdhenj, ata u takuan së pari herë duke pritur në radhë për tualet në një festë në Harvard.

  1. Ai është admirues i Steve Jobs.

Stili i udhëheqjes të themeluesit të Apple inspiroi mesazhin të cilin ai e vendosi në kartat e tij të para të biznesit: ‘’Unë jam kryeshefi ekzekutiv, bushtër’’.

  1. Ai ka Twitter.

Por nuk është shumë aktiv në të. Ai ka postuar 19 herë nga viti 2009.

  1. Ai qesh me veten.

Zuckerberg është i njohur si i vështirë, por ai shkroi një postim mirënjohës për imitimin e Andy Samberg të tij në Saturday Night Live.

  1. Ai është tifoz i fitnesit.

Për vitin 2016, Zuckerberg vendosi një qëllim që të vrapojë 365 milje. Ai takoi qëllimin e tij në verë.

  1. Ai inspirohet nga Albert Einstein dhe Pablo Picasso.

Ai ka  thënjen e Einstein, ‘’Bëni gjërat sa më të thjeshta që të jetë e mundur por jo aq të thjeshta’’, dhe mprehtësinë e Picasso’s, ‘’Të gjithë fëmijët janë artistë. Problemi është se si të qëndroni artistë sapo të rriteni’’, si të preferuarat e tij në Facebook.

  1. Qeni i tij është i famshëm gjithashtu

Beast, qeni Hungarian i Zuckerberg, ka faqen e tij të Facebook e cila ka më shumë se 2 milion pëlqime. Vajza e tij është adhuruese e tij gjithashtu, ai tregoi se fjala e parë e Max ishte qen.

  1. Shumë njerëz menaxhojnë faqen e tij të Facebook.

Zuckerberg raportoi se ka një ekip prej 12 personash  të cilët monitorojnë komentet, shkruajnë postimet e tij dhe bëjnë fotografitë të cilat përfundojnë në faqen e tij.

  1. Ai ruan shumë privatësinë e tij.

Zuckerberg ka bërë lëvizje të konsiderueshme dhe ligjore për të mbrojtur privatësinë e tij. Ai bleu një tokë 100 milion dollarëshe në Hawaii në vitin 2014. Ai gjithashtu ka provuar të shembë katër shtëpi rreth shtëpisë së tij në Palo Alto, Calif.

  1. Ai e ka shok Vin Diesel.

Në një intervistë me The New York Times, ylli i filmave aksion tregoi për marrëdhënien e tyre. ‘’Ne po flisnim në Facebook rreth dy vite më parë, dhe unë isha i emocionuar për Fast 7. Ai tha, ‘Filmin të cilin do dëshiroja të shihja më së shumti është kthimi i Xander Cage’. Është një pikë ku nëse Mark dhe unë jemi bashkë dhe unë them një pjesë nga një personazh të cilin e kam luajtur dhe e them pak gabim, ai më përmirëson. Është turpëruese!’’

/entrepreneur.com.al