12 mësimet që Tony Robbins më mësoi rreth sipërmarrjes

Ne u ulëm brenda bibliotekës në Oheka Kalaja, një vilë me 127 dhoma në New York, duke pritur që mentori jonë i parë të vinte. Pesë sipërmarrësit ulur pranë meje, ishin të gjithë fituesit më të fundit të ‘Shopify’ që kanë ndërtuar një konkurrencë të biznesit, e kanë shfrytëzuar në maksimum software-in e ecommerce për të ndërtuar biznese të lartë të të ardhurave në një kohë rekord, duke mposhtur mijëra tregtarë të tjerë konkurrues.

Dera e bibliotekës u hap dhe u fut mentori jonë i parë: Tony Robbins. Autor ikonik, pronar biznesi dhe filantrop, ishte i pari nga nëntë mentorët që arriti. Gjatë dy orëve të ardhshme, Tony ndau me ne një bollëk njohurish. Në vijim janë vetëm disa nga copëzat e rëndësishme të këshillave që ai ndau me ne.

1. Njerëzit e mëdhenj i njohin njerëzit e mëdhenj
Nëse jeni të pasigurt se ku mund të shikoni për të punësuar personin më të mirë, thjesht pyesni. Gjeni personin më të mirë që mundni në fushën që  jeni duke kërkuar për të punësuar, pyesni se kë të rekomandojnë dhe ata më pas të përshkruajnë kriteret që ju duhet të shikoni.

2. Mbani mend 6 nevojat themelore të njeriut
Ne të gjithë kemi nevojë të ndjejmë një ndjenjë sigurie, pasigurie, rëndësie dhe dashurie, si dhe të përjetojmë rritje dhe të ndjehemi sikur ne jemi duke kontribuar. Ju duhet t’i mblidhni njerëzit që ndajnë nevoja të përbashketa së bashku.

3. Një kandidat i mirë nuk është mjaftueshëm i mirë
Gjej dikë që mund të bëjë punën dhe roli të jetë në një linjë me qëllimet e tyre afatgjata dhe për përforcimin e punës. Pasi të keni dikë të mirë, i cili ka qëllime afatgjata lidhur me kompaninë, largohuni nga rruga e tyre dhe lërini të punojnë.

4. Jini një pronar biznesi, jo një operator i biznesit
Nëse ju jeni i stresuar në lidhje me biznesin tuaj, ju jeni një operator i biznesit, jo një pronar. Pasi ju ndaloni së punuari, biznesi ndalon së punuari. Ju duhet të jeni strategjik dhe ndërtoni diçka që mund të funksionojë pa ju.

5. Fituesit parashikojnë, humbësit reagojnë
Nuk është e mjaftueshme për të bërë gjënë e duhur, ju duhet t’a bëni atë në kohën e duhur. Ka sfida tradicionale dhe çelësi është duke marrë njerëzit që e kanë luajtur këtë lojë më parë dhe e dinë se ku janë pengesat në mënyrë që ju t’i shmangni ato.

6. Harrojeni fitimin. Çdo gjë është rreth parave
Po, ju keni nevojë për një kontabilist apo CPA, i cili mund t’iu tregojë fitimet tuaja, por mos harroni se fitimi është vetëm një teori kontabiliteti. Çfarë ju duhet në të vërtetë është një CFO që mund të interpretojë të gjithë të dhënat në një metrikë praktike që ka rëndësi (si psh. Paratë).

7. Mos harroni historinë e Mel Fisher
Për 17 vjet Mel Fisher kërkoi për ar pa pasur feedback. Pavarësisht nga kjo, çdo ditë ai punoi për t’a gjetur atë. Ai e bëri këtë, sepse ai e dinte (1) ari ishte atje (2) ai e dinte se do t’a gjente atë dhe ai (3) e dinte se do ia vlente. Pa këto tre komponentë asnjë pronar biznesi nuk do vazhdonte për shumë kohë.

8. Jini të durueshëm ndaj mundësive
Nëse jeni i zgjuar, ju do të keni shumë mundësi që do të vijnë në rrugën tuaj. Ju duhet të jeni mjaftueshëm i disiplinuar për të mos përhapur veten shumë shpejt, për shkak se asgjë nuk do të jetë e fortë, pavarësisht nga sa sipërmarrës i mirë jeni.

9. Identifikoni klientin tuaj ideal
Nëse nuk e dini saktësisht se kush është klienti juaj, deri në pikën ku ju mund t’i pikasni në rrugë, ju nuk keni synime të mjaftueshme.

10. Fitoni ‘tifozët e tërbuar’ që të mundin konsumatorët e kënaqur
Një klient i kënaqur është vetëm se: i kënaqur. Ata mund të kthehen, por edhe mund të mos kthehen. Një tifoz ‘i tërbuar’ është dikush që është aq i hutuar me nivelin e marrë nga shërbimet sa nuk mund të rrijë pa u thënë njerëzve të tjerë në lidhje me të.

11. Jepni trajtimin 80/20
Kur kthehem pas në kohë në vitet e mia të arta, unë kisha klientë nga shumë vende, por 80% ishin nga 4 shtete të jugut. Shita shumë nga produktet e mia por 4 nga këto përbënin 80% të shitjeve. Përcaktoni fushat kyçe ku të përqëndroheni dhe sulmojini ato.

12. Ushtroni altruizmin
Ekziston një mit që ne veprojmë vetëm në vetë interesin tonë. E vërteta është se ne veprojmë më shumë për të ndihmuar të tjerët se sa për të ndihmuar veten. E rëndësishme është që të vendosni një objektiv ambicioz altruist që t’iu ndihmojë të motivoheni akoma më tej.

/businessmag.al