11 Thënie të Thomas Jefferson për Motivimin, Mentalitetin, Produktivitetin dhe për Shumë Tjera

Autori i Deklaratës së Pavarësisë, presidenti i tretë i Shteteve të Bashkuara, themeluesi i Universitetit të Virgjinias, një historian, një filozof, kontributet e Thomas Jefferson në historinë e Amerikës janë të shumta.

Njohuritë dhe intelektualiteti i tij ndihmuan në formimin e kombit që është sot. Dhe shumë arritje të tij janë shtylla e shoqërisë së sotme. Ai është madje fytyra e monedhës 2 dollarëshe.

Pavarësisht se a jeni ndërmarrës ambicioz ose një pronar biznesi, ka shumë që mund të mësoni nga Jefferson. Shikoni këto 11 thënie nga Presidenti i Tretë i Shteteve të Bashkuara të cilat do ju inspirojnë dhe do ju bëjnë të mendoni.

Për motivimin

‘’Vendosni që të mos jeni kurrë përtacë. Asnjë person nuk do të ketë rastin të ankohet nga dëshira e kohës, i cili nuk humbet kohë aspak.’’

Për lumturinë

‘’Nuk është as pasuria as madhështia; por qetësia dhe profesioni janë ato që ju japin lumturi’’.

Për mentalitetin

‘’Asgjë nuk i jep një personi aq shumë përparësi në krahasim me dikë tjetër se sa të qëndrojë i qetë në çfarëdo rrethana’’.

Për udhëheqjen

‘’Sa herë që të bëni diçka, veproni sikur e gjitha bota po shikon’’.

Për bashkëpunimin

‘’Paqja, tregtia dhe miqësia e sinqertë me të gjitha kombet nuk ngatërron aleancë me askënd’’.

Për këmbënguljen

‘’Është e mrekullueshme se sa shumë mund të bëjmë, nëse bëjmë vazhdimisht’’.

Për zhvillimin personal

‘’Sinqeriteti është kapitulli i parë në librin e  mençurisë’’.

Për idetë

‘’Shkëlqimi i një mendimi të ngrohtë për mua është më i vlefshëm se paratë’’.

Për fillimet

‘’Kurrë mos shpenzoni paratë para se t’i keni ato’’.

Për produktivitetin

‘’Pavarësisht se a shkoj në shtrat herët ose vonë, unë zgjohem me diellin’’.

Për të ardhmen

‘’Më pëlqejnë ëndrrat e të ardhmes më shumë se historia e të kaluarës’’.

/entrepreneur.com.al