10 Thënje të Pashlyeshme nga Mbreti i Komedisë Ofenduese Don Rickles

Komediani Legjendar i cili vdiq dje në moshën 90 vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Ai fitoi suksesin e tij duke qenë kontravers me komedi ofenduese dhe kujtohet sot se si është tallur me njeriun të njohur si  temperament Frank Sinatra.

Ai performonte për presidentët, njihej për ngacmimet ndaj të famshëmve, bashkë-luajti me emra të mëdhenj si Clark Gable dhe Debbie Reynolds dhe ishte zëri i Mr.Potato Head në filmat Toy Story.

Lexoni 10 thënjet më inspiruese nga njeriu i njohuri si ‘’Z. Ngrohtësia’’ për origjinalitetin dhe të qenit vetvetja.

  1. ‘’Çfarëdo që të bëni për të pasur sukses, duhet të qëndroni aty dhe të shpresoni se gjërat e mira do të ndodhin. Gjithmonë mendoni pozitivisht’’.
  2. ‘’E dini, çdo natë kur hip në skenë, është gjithmonë një frikë në mendjen time. Gjithmonë frikësohem se diku aty, ka ndonjë person në audiencën time të cilin nuk do t’a ofendoj’’!
  3. ‘’Pse duhet të tërhiqem? Unë jam një luftëtar. Zilja bie dhe unë dal të luftoj’’.
  4. ‘’Kur qëndroni vetëm dhe shisni veten, nuk mund të kënaqni të gjithë. Por kur jeni ndryshe, mund të qëndroni gjatë’’.
  5. ‘’Nuk mund të studioni komedinë, ajo është brenda jush. Është personalitet. Humori im është qëndrimi im’’.
  6. ‘’Disa njerëz thonë gjëra qesharake, por unë i them ‘’qesharaket gjëra’’.

7.’’Unë gjithmonë ngacmoj njerëzit, por askush nuk më thotë asgjë. Nuk e di pse. Ndoshta frikësohen nga ato që do të them. Me siguri ka ndonjë mësim aty, por nuk e di se çfarë është’’.

8.’’Duhet të keni shumë guxim. Së dyti, çfarëdo që bëni duhet të besoni në të me të gjithë zemren. Së treti, ju duhet të jeni në gjendje të qëndroni para njerëzve dhe t’a dini se  ata do të qeshin’’.

  1. ‘’Luftimi është i vështirë sepse nuk e dini kurrë se çfarë ka në fund të tunelit’’.

10.’’ Ose jepni goditjen më të mirë, ose, mos e jepni fare’’.

/entrepreneur.com.al