10 thënie të famshme nga 10 CEO të famshëm

Nëse keni nisur një kompani apo jeni duke e drejtuar tashmë, ka shumë për të mësuar nga disa prej CEO-ve më të suksesshëm. Ja disa nga këshillat më të mira nga CEO-të mbi suksesin, punën në ekip, si të bëhesh një CEO dhe si të trajtosh klientët në pozicionin e CEO. Çdo thënie më ka ndihmuar të bëhem një udhëheqës më i mirë.

 

Mbi suksesin:

1. Kurrë nuk u paraqita si një CEO. Por gjithnjë si një anëtar i mirë skuadre, si një koleg i mirë,” John Stumpf, Wells Fargo.

2. Çdo herë që merrni një vendim të vështirë dhe korrekt, ju bëheni edhe më të guximshëm. Dhe çdo herë që merrni një vendim të lehtë dhe të gabuar, ju bëheni edhe pak më shumë frikacak. Nëse jeni një CEO, këto zgjedhje do tju çojnë drejt një kompanie të guximshme apo zemërlepur,”Ben Horowitz, Andreessen Horowitz.

3.“Për të ngritur një kompani të madhe, e cila është detyra e CEO-s, ndonjëherë ju duhet të ngriheni kundër parimeve konvencionale. ” Carly Fiorina, Hewlett-Packard.

 

Mbi punën me ekipin

4. Talenti është prioriteti numër për një CEO. Ju mendoni se ka të bëjë me vizionin dhe strategjinë por pikë së pari, keni nevojë për njerëzit e duhur.”Andrean Jung,Grameen America.

5. Tu mësosh diçka të re punonjësve të tu krijon një lidhje të menjëhershëm dhe ata do të respektojnë për këtë. Nëse e bëni këtë gjatë një interviste pune, e sigurtë se do të tërhiqni njerëzit më të zgjuar. Paraja nuk do të thotë shumë për shumë nga njerëzit e zgjuar në botë – ata duan të rrisin më shumë inteligjencën se sa kuletën. Nëse ju tregon punonjësve të tu se ata do të zhvilohen intelektualisht në karrierën e tyre por edhe ekonomikisht, në kompaninë tuaj, ata do të punojnë më pas për ju.” Taso Du Val,Toptal.

6.  “Mësimet që mësova nga ditët e zymta në Alibaba kanë të bëjnë me faktin se duhet ta bësh ekipin të karakterizohet nga vlerat, inovacioni dhe vizioni. Gjithashtu, nëse nuk dorëzohesh, ju ende keni një mundësi. Dhe kur jeni i vogël, duhet të jeni shumë i përqëndruar dhe të mbështeteni në  gjykimin tuaj, jo tek fuqia juaj.” Jack Ma, Alibaba.

 

Mbi të bërit një CEO

7. “Rruga drejt zyrës së CEO nuk duhet të jetë nëpërmjet zyrësë CFO-së, as nëpërmjet departamentit të marketingut. Por nëpërmjet projektimit dhe planit,” Elon Musk, SpaceX.

8. “Nëse doni rolin e CEO-s, ju duhet të përgatiteni për të me hakmarrje .” Denise Morrison, Campbell Soup Company.

 

Mbi të qënurit një CEO 

9. Përse jeni një CEO, mos mendoni se keni arritur çdo gjë. Ju duhet të mësoni akoma më shumë vazhdimisht, mënyrën si mendoni, dhe mënyrën se si i përqaseni një organizate. Nuk e kam harruar kurrë këtë,” Indra Nooyi, PepsiCO.

 

Mbi klientët

10. “Ne i shikojmë klientët si miq të ftuar në një party dhe ne jemi miqtë e shtëpisë. Është detyra jonë cdo ditë të përmirësojmë cdo aspekt të rëndësishëm të eksperiencës së konsumatorit,” Jeff Bezos, Amazon.