10 rregullat e Richard Branson për të qenë një lider i madh

Shefi ekzekutiv i Virgin Group, Richard Branson gjatë të gjithë karrierës së tij ka eksploruar tej limiteve të të zakonshmes.

Kjo ka rezultuar në një set ekspansiv kompanish nën logon e ‘Virgin’: Linjat ajrore, një bankë dhe kohët e fundit një zinxhir hotelesh. Ai është miliarderi tipik, i cili la gjimnazin për të bërë në mënyrë inovative ato gjëra që i bën për 45 vite me rradhë.

Edhe pse njihet për dobësinë që ka ndaj batutave, kostumeve dhe ishullin e tij privat, ai ka ndërtuar një perandori, e cila i ka mbijetuar pengesave të panumërta falë përkushtimit të tij ndaj të qënit një lider i jashtëzakonshëm.

Në librin e tij “The Virgin Way”, Branson pasqyron top 10 rregullat e tij, që e kanë motivuar atë dhe punonjësit e tij, në çdo hap të këtij rrugëtimi, të cilat ne po i shpjegojmë si më poshtë:

1. Ndiqni pasionet tuaja por sigurohuni prej tyre

Branson nuk ka qenë kurrë njeriu i cili tërhiqej mbrapsht nga një ide vetëm sepse të tjerët e kritikonin në lidhje me të. Admiron njerëzit të cilët marrin risk për diçka të jashtëzakonshme.

Megjithatë, Branson nuk ndërmerr asnjëherë një projekt që do ta shkatërronte financiarisht nëse do të dështonte. Ky është një mësim që e ka marrë nga babai i tij, i cili e lejoi që të lërë gjimnazin për të ndjekur ëndrrën e tij për të nisur një revistë për aq kohë sa ai do të shiste mjaftueshëm reklama për të mbuluar kostot e printimit.

Të sigurohesh prej ndërmarrjeve të reja do të thotë të limitosh riskun e mundshëm që rrjedh prej tyre duke mbrojtur pozicionin afatgjatë si investitor me mjete të ndryshme si: blerje opsionesh, diversifikim portofoli etj. Kjo ishte e vetmja mënyrë që Branson arriti t’i bindte partnerët e tij të biznesit që të ndërmerrnin hapin e madh për të penetruar në industrinë e fluturimeve ajrore në 1984.

2. Bëj mirë

Branson beson fort në filantropi. Ai ka nënshkruar “Giving Pledge” (Zotimi për të Dhuruar) të Bill Gates dhe Warren Buffet, një komunitet i njerëzve dhe familjeve më të pasura në botë për të dhuruar më shumë se gjysmën e pasurisë së tyre për vepra filantropike.

Ai e rekomandon punën bamirëse si një mënyrë e shkëlqyer për të bashkuar punonjësit. Kjo është arsyeja kryesore sepse punonjësit e tij “vrapojnë” për të marrë pjesë në maratonat e grumbullimeve të fondeve (fund raising) sa në Nju Jork dhe Londër në eventet e tij të preferuara të bamirësisë.

3. Besoni te biznesi juaj

“Të kesh besim të zjarrtë në biznesin tënd dhe objektivat personalë përbën të gjithë diferencën ndërmjet suksesit dhe dështimit. Nëse nuk jeni krenarë për atë që bëni, a ka arsye të jetë dikush tjetër për të?” – shkruan ai.

4. Argëtohuni

Branson thotë, se zemra e cila bashkon të gjitha kompanitë e shpërndara nga njëra-tjetra nën brandin Virgin është dedikimi ndaj argëtimit.

“Të argëtohesh është një nga ingredientët më jetëgjatë dhe që nuk duhet nënçmuar në çfarëdo sipërmarrje të suksesshme. Nëse nuk po merrni pak kohë për t’u argëtuar, atëherë është mundësisht momenti për të hequr dorë dhe të provoni diçka tjetër.”

Ndonjëherë shakatë e tij kanë shkuar shumë larg! Njëherë u arresta në vitet ’90 për një shaka ndaj një partneri biznesi, e cila nuk shkoi ashtu siç duhej. Por Richard nuk pendohet.

Ai rekomandon të thyeni barrierat në hierarkinë e biznesit tuaj, nëpërmjet festave dhe eventeve të ndryshme në mënyrë që punonjësit të ndihen komodë dhe të gjenerojnë ide të reja.

5. Don’t give up – MOS hiq dorë

Me sfidat e vështira do të vijnë edhe dështimet.

Dështime totale ka parë ‘Virgin Cola’ dhe të tjera si megamarketet Virgin, por Richardit i është dashur gjithashtu të menaxhojë edhe katastrofa të tilla si përplasja e nëntorit të vitit të kaluar të ‘Virgin Galactic’ gjatë fluturimit provë, në të cilin ndihmës piloti humbi jetën ndërsa piloti pësoi dëmtime të rënda.

Në kohën e tragjedisë së Virgin, eksperti i njohur i manaxhimit të krizave, Jeff Elle, tha për Business Insider që Branson është një “komunikues i fortë. Ai e dinte se duhet të mbante barrën e përgjegjësisë dhe këtë bëri. Ai ishte i qartë, solid dhe i besueshëm.”

Jo të gjitha bastet rezultojnë në një sukses të madh, por kjo, jo vetëm që nuk do të thotë që të mos provoni, por as që të mos dorëzoheni me tentativën e parë pas një dështimi.

6. Dëgjoni më shumë dhe flisni më pak

Ndërsa u rrit me disleksi, Branson zhvilloi zakonin e të shkruarit të gjërave gjithmonë në mënyrë që mund t’i mbante mend. Është një praktikë që thotë që e aplikon që nga fëmijëria e tij, kështu që ai nuk shkon askund pa një bllok fizik. Ai thotë se blloku i shënimeve është bërë mjeti i tij sekret i biznesit pasi shënon vazhdimisht atë që thonë të tjerët, përveç asaj që sapo i vjen një ide e re e hedh direkt në letër.

7. Krijo mundësi për kohë ndaj vetes duke deleguar përgjegjësi

“Arti i delegimit është një nga nga aftësitë kyçe që një sipërmarrës duhet të zotërojë,” shkruan Branson. Liderat më të suksesshëm e dinë se nuk kanë kohën ose kapacitetet e mësimit për t’u dalluar në çdo aspekt të kompanisë së tyre ndaj ata punësojnë njerëz për t’u kujdesur për gjërat të cilat nuk janë të zotë ose që nuk duhet të harxhojnë kohë me to.

“Ju jep mundësi të shpenzoni kohë me familjen tuaj, më e rëndësishmja nga gjithçka,” thotë ai.

8. Dilni dhe njihni njerëz

“Mos ngecni gjithë ditën para kompjuterit. Dilni të drekoni me bashkëpunëtorët tuaj; pini një kafe me dikë që është po brenda industrisë suaj. Nuk do të keni shanse rritjeje ose ta bëni kompaninë tuaj të njohur nëse nuk i ndërtoni personalisht marrëdhëniet me njerëzit,” thotë Branson.

9. Komunikoni me të gjithë nivelet e kompanisë

Branson nuk beson se ka nivele barrierash midis punonjësve, dhe një CEO nuk duhet të harrojë se ajo çka është ai/ajo, përcaktohet definitivisht nga skuadra e tij/saj.

“Pixar Campus” është një vend i dizenjuar për të bërë bashkë punonjësit nga pjesë të ndryshme të kompanisë, duke dhënë shansin që bashkëpunime të reja të dalin prej këtyre takimeve.

10. Jini të lumtur

Branson është një biznesmen i fortë, por parapëlqën pjesën më “të lehtë” të jetës.

Për Branson pasuria e tij neto prej 5 miliardë dollarësh nuk do të kishte asnjë kuptim nëse nuk do të pëlqente atë që bën. Ai i referohet suksesit si një përndjekje konstante dhe përmbushje e lumturisë. Ja sepse zotëron një ishull privat.

Por, ai shkruan, “për sa kohë që rrethoheni nga njerëz që i doni dhe bëni gjëra që i doni, nuk ka rëndësi se ku gjendeni.”

 

/businessmag.al