10 gjërat që duhet të dijë çdo menaxher

Të jesh një menaxher në një kompani është më shumë sesa t’i thuash punonjësve çfarë duhet të bëjnë dhe se si ta bëjnë. Ju duhet të keni disa aftësi dhe mjeshtëri, të cilat do ju ndihmojnë ju për t’u bërë një menaxher efektiv. Le të shohim disa prej tyre:

1. Përdorin aplikacionet për ndihmë
Ka me qindra aplikacione të cilat mund t’i përdorni për të qënë një menaxher më efektiv, pra pse të mos i përdorni ato si avantazh? Ju mund t’i përdorni këto aplikacione për të rritur moralin e punonjësve, për të skeduluar dhe për shumë gjëra të tjera, Disa nga aplikacionetqë ju duhet t’i shikoni janë Zip Schedules, Droptask, Basecamp dhe Toggl. Këto aplikacione dhe shumë të tjera, do ju ndihmojnë për t’a bërë jetën tuaj më të lehtë, pa përmendur faktin që do të ndihmojë edhe punonjësit tuaj në organizim.

2. Mos merrni merita që nuk ju takojnë
Nëse njëri nga punonjësit tuaj bën një punë të mirë, jepini atij meritat. Mos i merrni ato për vete. Nëse e bëni këtë gjë atëherë ajo që do të arrini është të ulni moralin e punonjësit tuaj dhe ato do të bëhën më pak efektiv. Nëse ky punonjës dështon, mos pretendoni se nuk dinit gjë. Mbani përgjegjësitë së bashku me skuadrën tuaj.

3. Mos komandoni, bashkëpunoni
Nëse ju punoni me punonjësit tuaj në vënd që të bërtisni, shumë më shumë punë do të arrihet të bëhet në vendin tuaj të punës. Mos prisni që punonjësit të bëjnë diçka vetëm sepse ju i thatë që ta bëjnë këtë. Jepini atyre arsye pse punët duhet të bëhen dhe jepini atyre mundësinë për të marrë pjesë në vendimarrje.

4. Menaxhoni njerëzit, jo numrat
Bilancet nuk mund t’ju japin përgjigjet që ju doni. Ju duhet të krijoni lidhje me punonjësit tuaj, jo me numrat. Punonjësit tuaj janë “maja e ajsbergut” dhe ju duhet të jeni i sigurt se nuk po i bëni ata të ndihen keq duke ju kërkuar bilancet me numra të pafundëm.

5. Ndaloni së përgjuari punonjësit tuaj
Besojeni apo jo, ju nuk keni nevojë të kontrrolloni sjelljen e punonjësve tuaj apo të shikoni çdo lëvizje të tyre. Në fakt, kjo mund t’i bëjë punonjësit më pak produktivë sepse atyre nuk u pëlqen fakti që do të përgjohen gjatë gjithë kohës. Lërini atyre liri dhe ata do të jenë më produktivë.

6. Mos i ndani në skuadra që “të luftojnë” me njëri tjetrin
Me pak konkurrencë midis skudrave me njëri tjetrin është e shëndetshme por nuk është mirë të vendosësh skudarat përballë njëra tjetrës. Kjo lloj konkurrence nuk do t’i motivojë ata. Në fakt do të bëjë krejtësisht të kundërtën dhe do të çojë në shumë konflikte të brendshme midis punonjësve. Në vend që të inkurajoni konkurrencë të brendshme, inkurajoni konkurrencë të jashtme.

7. Mos bëni sikur i dini të gjitha
Shumë prej menaxherëve nervozohen me punonjësit e tyre sepse sillen sikur i dinë të gjitha. E dini se çfarë? Ata nuk i dinë të gjitha. Në fakt, në shumë raste, punonjësit dinë më shumë se sa mund të dinë menaxherët. Ju mund të surprizoheni kur të merrni vesh se sa inteligjentë janë ata, por mund të jetë pak vonë sepse ata mund të jenë larguar për të punuar për konkurrentin tuaj.

8. Ata nuk mund të lexojnë mendjen tuaj
Menaxherët presin që punonjësit e tyre të lexojnë mendjen e tyre. Kjo thjesht nuk mund të ndodhi. Nëse është diçka që punonjësit duhet ta dinë, duhet t’ja thuash atyre. Ata nuk mund ta marrin vesh në mënyrë tjetër.

9. Mësojini ata çdo ditë
Punonjësit duan të mësojnë më shumë dhe më shpejt për punën e tyre dhe është puna e menaxherëve t’i mësojnë çdo gjë që ata duhet të dinë. Sigurohuni që të keni kohë për të ofruar disa seanca për t’i mësuar ata dhe të keni energji për zhvillimin e tyre të mëtejshëm. Sa më shumë që i mësoni, aq më mirë do punojnë ata.

10. Mos ki frikë të merrni risk
Ju duhet të të merrni risk kur merrni vendime për kompaninë tuaj. Mos u mjaftoni me të thënit që po mendoni diçka, kur flisni me punonjësit. Bëjini me dije çfarë doni të bëni kur flisni me ta.

/businessmag.al