Zakonet e njerëzve që janë gjeni

Ka një numër të madh hulumtimesh të cilat sugjerojnë se inteligjenca emocionale (EQ) është kritike për performancën tuaj në punë. TalentSmart ka testuar EQ e më shumë se 1 milionë njerëzve dhe zbuloi se 58% e suksesit në të gjitha llojet e punëve varet nga ajo.

Njerëzit me EQ të lartë bëjnë 29.000 $ çdo vit më shumë se njerëzit me EQ më të ulët. 90% e performuesve më të mirë e kanë EQ shumë të lartë dhe një rritje një pikë të vetme në EQ, shton 1.300 $ në pagën e tyre.

Për t’a thënë më thjeshtë, inteligjenca emocionale është një mënyrë e fuqishme për të përqëndruar energjinë tuaj në një drejtim dhe që do të japë rezultate të jashtëzakonshme. Por ka një problem. Inteligjenca emocionale nuk do të bëjë asgjë për ju, nëse ju nuk jeni më të vërtetë një gjeni.

Ju mund të bëni një kontroll për të gjetur se a jeni në të vërtetë, duke krahasuar sjelljen tuaj me atë të njerëzve të cilët janë gjeni.

1. Ata janë bujarë

Ne të gjithë kemi punuar me njerëz që vazhdimisht duket sikur mbajnë diçka mbrapa, qoftë kjo njohuritë apo burimet që ata kanë. Ata veprojnë kështu sepse janë të frikësuar se ju do të shkëlqeni më shumë se ata, nëse ju japin qasje në çdo gjë që ju duhet të dini për punën tuaj. Në ndryshim, gjenitë janë bujarë me njohuritë që ata dinë dhe burimet që ata kanë. Ata duan që ju të bëni më shumë sepse jeni lojtarë të një ekipi dhe nuk shqetësohen kurrë se suksesi juaj mund t’i bëjë ata të duken keq. Në fakt, ata besojnë se suksesi juaj është suksesi i tyre.

2. Ata i trajtojnë të gjithë me respekt

Nëse bashkëveprojnë me klientët e tyre më të mëdhaenj apo edhe nëse marrin porosi nga të tjerët për pije, njerëzit gjeni janë shumë të sjellshëm dhe të respektueshëm. Gjenitë i trajtojnë të gjithë me respekt, sepse ata besojnë se nuk janë më të mirë se të tjerët.

3. Ata nuk motivohen nga gjërat materiale

Gjenitë nuk kanë nevojë për gjëra të shtrenjta për t’u ndjerë mirë. Lumturia e tyre vjen nga brenda, nga gjërat e thjeshta, kënaqësi të tilla si miqtë, familja dhe një qëllim në jetë.

4. Ata nuk drejtohen nga ego personale

Gjenitë e vërtetë nuk marrin vendime të bazuara në egon e tyre, sepse ata nuk kanë nevojë për admirimin e të tjerëve në mënyrë që të ndihen mirë me veten e tyre. Po ashtu, ata nuk kërkojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Ata thjesht bëjnë atë që duhet të bëhet pa thënë, “Hej, më shikoni mua!”

5. Ata nuk janë hipokritë

Njerëzit gjeni e praktikojnë atë që predikojnë. Ata nuk ju thonë për të bërë një gjë dhe pastaj bëjnë të kundërtën vetë. Kjo është për shkak të vetë-ndërgjegjësimit të tyre. Shumë hipokritë nuk i njohin gabimet e tyre. Ata janë të verbër për dobësitë e tyre. Gjenitë, në anën tjetër, rregullojnë problemet e tyre më parë.

6. Ata nuk mburren

Ne të gjithë kemi punuar ose jemi ndeshur me njerëz që nuk mund të ndalojnë së foluri për veten dhe arritjet e tyre. A e keni menduar ndonjëherë pse? Ata mburren dhe mburren, sepse janë të pasigurt dhe të shqetësuar se nëqoftëse ata nuk i theksojnë arritjet e tyre, askush nuk do t’i vejë re. Gjenitë nuk kanë nevojë të mburren. Ata janë të sigurt për arritjet e tyre, por ata gjithashtu e kuptojnë se kur bën me të vërtetë diçka që ka rëndësi, i mer meritat e veta, pa marrë parasysh se sa njerëz e vërejnë ose vlerësojnë atë.

 

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj