Zakonet e gjuhës së trupit që ju bëjnë të dukeni arrogant!

Ju duhet të jeni i vetëdijshëm për gjuhën e trupit tuaj. Kjo është këshilla që ju keni dëgjuar sërisht dhe sërisht. Por, në shumicën e rasteve, ju jeni paralajmëruar se sjelljet joverbale mund të jenë duke ju bërë të dukeni jo mirë në sy të të tjerëve.

Tundja e këmbëve apo gjeste të tjera të vogla – janë prova të mungesës së vetë-bindjes, dhe ju duhet të bëni më të mirën tuaj për ta shmangur. Por çfarë mund të themi për të kundërtën? A ka ndonjë zakon të gjuhës së trupit që mund të jetë duke ju bërë ju të dukeni arrogant? Po, patjetër që ka lëvizje të caktuara dhe lëvizje që mund t’ju bëjë që ju të dukeni kryelartë. Shmangni këto sjellje dhe do të jeni të sigurt që do të dërgoni mesazhin e duhur.

1. Shmangia e kontaktit me sy
“Por prisni!” ka të ngjarë që ju, do jeni duke menduar tani: “Unë mendova se mungesa e kontaktit me sy ishte një nga ato gjëra që mund të të bëjnë të dukesh arrogant.” Dhe kjo është e vërtetë. Por, në varësi të sjelljes tuaj, duke shmangur kontaktin e drejtpërdrejtë me sy me njerëzit, mund të shërbejë për t’ju bërë ju të dukeni tepër arrogant. Pse? E pra, për ta thënë sa më thjesht, kjo e bën atë të duket sikur ju jeni të gatshëm të angazhoheni në bisedë. Nëse ju jeni duke i hedhur një sy vendit, ose në mënyrë të përsëritur duke u marrë me telefonin tuaj, mund ta bëjë lehtë partnerin juaj të punës të ndihet i padenjë për kohën tuaj dhe vëmendjen e plotë.

2. Kryqëzimi i krahëve
Ne të gjithë e dimë se kjo nuk është domosdoshmërisht sjellja më e arritshme. Edhe nëqoftëse është e nënndërgjegjeshme, ky qëndrim ju mbyll nga të tjerët. Kjo ju bën të dukeni të paarritshëm dhe ndoshta edhe pak të zemëruar. Ju nuk do të dëshironi të dërgoni mesazhin që jeni të painteresuar apo shumë të mirë për të qenë atje. Kjo ju bën të dukeni më miqësor dhe më të gatshëm për t’u angazhuar në biseda.

3. Mbajtja e mjekrës shumë lart
Për t’u dukur me besim në vete, ju doni ta mbani mjekërn tuaj lart. Por, duke e mbajtur atë shumë lart, papritmas ju do t’u dukeni mospërfillës. Njerëzit nuk kanë dëshirë të mendojnë se dikush është duke i parë nga poshtë ndërkohë që flet. Pra, sigurohuni që të arrini një ekuilibër. Përqëndrohuni në mbajtjen e kokës në një nivel. Në këtë mënyrë, ju nuk do të merrni rrezikun e pëshpëritjes me dyshemen por gjithashtu ju nuk do të dukeni me besimin në ekstrem në sytë e të tjerëve.

4. Të tregoni me gisht
E mban mend kur ti ishe i vogël dhe nëna juaj ju mësonte që të mos tregoni me gisht? Ka një arsye të mirë për këtë – pasi mund të duket si një gjest i vrazhdë dhe agresiv .Për fat të keq, ky është një kurth që është shumë e lehtë të biesh. Nëse ju jeni duke tundur gishtin tuaj në një diskutim të nxehtë ose thjesht duke u përpjekur për ta drejtuar dikë në vendin e duhur, atëherë ndjehet më e natyrshme. Por, nëqoftëse ju doni që të rrini në anën e sigurt, bëni çmos për ta shmangur atë dhe provojeni duke përdorur dorën e hapur në vend të gishtit. Ajo arrin të njëjtin rezultat, pa u dukur i vrazhdë.

5. Të kontrollosh orën.
Kjo duhet të jetë e qartë. Megjithatë, nëse ju keni qenë ndonjëherë i angazhuar në një bisedë me dikë që vazhdon të hedhë shikime në dorën e tij (ose të kontrollojë kohën në telefon), ju tashmë e dini se shumë njerëz e bëjnë këtë gjë. Sigurisht, ky gjest menjëherë portretizon një nivel të lartë të mërzisë – sikur të jeni duke kontrolluar kohën për të ikur sa më shpejt. Ky është një tjetër zakon që ju bën ju të dukeni sikur jeni shumë i rëndësishëm për të qënë aty. Pra, bëj çmos për ta shmangur atë.

6. Pshehrëtimat
Po, duke lëshuar një psherëtimë të thellë mund të ndjeheni mirë herë pas here – por kjo nuk do të thotë që ju duhet ta bëni atë veprim, ndërsa dikush tjetër është duke folur. Pavarsisht se ju mund të mos e konsideroni si gjuhë të trupit, kjo është ende një shenjë joverbale që mund të dërgojë një mesazh mjaft të fortë. Shumica e njerëzve e konsiderojnë pshehrëtimën si shenjë mosinteresimi, irritimi, apo gjykues në lidhje me atë që flitet. Edhe në qoftë se nuk është qëllimi juaj, një psherëtimë e rëndë pothuajse gjithmonë do të merret si shenjë arrogance.

7. Të harroni shprehjet e fytyrës tuaj.
Një fytyrë tërësisht e palëvizshme mund të bëjë që të dukeni të pasigurt dhe të paangazhuar, kështu që ju duhet të jeni të sigurtë dhe të reagoni. Por ju gjithashtu duhet të jeni të kujdesshëm në lidhje me atë shprehje që ju përdorni. Një rrotullim sysh apo një vetullë e ngritur mund të bëjë që personi me të cilin po bisedoni të ndihet i parehatshëm. Do të ishte më mire t’i mbani shprehjet e fytyrës tuaj sa më neutrale të jetë e mundur.

Pjesa më e madhe e këshillave që ju dëgjoni në lidhje me gjuhën e trupit këshillon mënyra të ndryshme per t’u dukur sa më i sigurt. Por ju nuk duhet të arrini në atë pikë që ju bën ju të dukeni mendjemadh. Qëndro larg nga këto shtatë zakone dhe kështu do të shmangni rënien në këtë kurth arrogance.

/businessmag.al