Vetëm 17 Përqind e Bizneseve Fillestare Udhëheqen nga Gratë

Kur vjen puna tek barazia gjinore në botën e biznesit, numrat nuk janë aq inkurajues, dhe një statistikë e re nga baza e të dhënave të bizneseve fillestare së Crunchbase nuk thotë ndryshe: Për momentin, vetëm 17 përqind e bizneseve fillestare kanë themeluese femra.

Jo vetëm kjo, por ai numër nuk ka ndryshuar që nga viti 2012. Kishte një rritje 8 përqind në vitet 2009 dhe 2012, por nuk kishte rritje domethënëse në pesë vitet e fundit.

Numri i rritjes së fondeve nuk është më i mirë gjithashtu. Vitin e kaluar, kompanitë me së paku një themeluese femër fituan vetëm 19 përqind nga të gjitha investimet, 14 përqind nga ndërmarrjet të fazës së hershme, dhe 8 përqind nga ndërmarrjet të fazës së vonshme. Kompanitë e udhëhequra nga femrat gjithashtu patën vetëm 17 përqind përfitim nga investitorët, 13 përqind nga dollarët e fazës së hershme dhe 7 përqind të dollarëve të fazës së vonshme.

Nëse shikojmë të gjitha rritjet e fondeve të vitit 2016, 94 miliardë dollarë u investuan në kompani të cilat ishin të themeluara vetëm nga meshkujt, përderisa 10 miliardë dollarë shkuan në kompani me të paktën një grua themeluese.

Fatkeqësisht, ky numër i ngrirë i kompanive të lulëzuara nga udhëheqja e femrave është vetëm një pjesë e enigmës. Vitin e kaluar, Forumi Botëror i Ekonomisë parashikoi se dallimi global i pagës në bazë të gjinisë, siç duket, nuk do të ndryshojë deri në vitin 2186.

Por përfaqësimi në borde është pak më i mirë, por kur kohështrirja juaj është më shumë se një shekull, atëherë është një pengesë e ulët të cilën duhet t’a kaloni. Equilar, një firmë studiuese e cila fokusohet në rekrutimin e bordit, parashikoi këtë vit se bordi i drejtorëve të 3,000 kompanive më të mëdha me bazë në Shtetet e Bashkuara do të ndahet 50/50 nga meshkujt dhe femrat në vitin 2055

/enterpreneur.com.al