Treguesi se do të bëheni të pasur

Kur studioja filozofi në Universitetin e Berkeley, një shoqe më tha se ajo ishte e aftë të më thoshte se kush do të bëhej i pasur dhe kush jo. Mendova se kjo ishte fantastike. Por kur e pyeta se si ajo e gjente një gjë të tillë, ajo refuzoi të ma thoshte. Gjithçka që tha ishte se do ta kuptoja një ditë. Kështu, 20 vite pasi e kujtova këtë gjë, më në fund e zbulova sekretin.

A keni menduar ndonjëherë se cilët janë treguesit që tregojnë se a do të mund të bëheni me të vërtetë të pasur. Është e mrekullueshme se sa i qartë është ky indikator kur vërtet mendon për të.

“Ka shumë tipe njerëzish të pasur – dhe po flas si për përfitimet e jashtme ashtu edhe ato të brendshme. Të jesh i pasur do të thotë të kesh me bollëk ato gjëra që ti i ke për zemër më shumë.”

Paratë dhe lumturia, megjithëse komplekse, janë të lidhura, thotë ekonomisti Justin Wolfers. Dukshëm, ka shumë mënyra për ta matur pasurinë – si të kesh një pagë prej $250,000+ ose të japësh kontributin tënd si vullnetar në një strehë që kujdeset për kafshët apo të kalosh kohën me fëmijet e tu. Pavarësisht se çfarë vlerëson, ti je i pasur nëse i ke ato me bollëk.

Kam menduar shumë për këtë gjë si CEO i një kompanie, që është zhvilluar shpejt.

Ne kemi mbledhur tek Aha! shumë njerëz të mirë dhe dua që ekipi im të kënaqet me atë që bën dhe të shpërblehet.

Ja çfare është ajo që une mendoj se parashikon faktin nëse do të bëhesh i/e pasur:

Nëse pasuritë e tua maten në aspektin e miqësisë, formës së mirë fizike, talentit apo parave, ata të cilët i kanë këto gjëra me bollëk, i kanë fituar ato duke punuar fort për t’i siguruar.

Ka një kundërpërplasje mendimesh lidhur me faktin e të punuarit shumë për të fituar para. Disa mund të të quajnë të varur nga puna, të tjerë një njeri që kërkon perfeksionin. Disa mund t’ju përbuzin për mungesën e aftësisë suaj për të vendosur kufirin midis punës dhe jetës. Të tjerë mund të pyesin veten se kur do të bësh një ditë pushim. Por nuk ka rrugë tjetër për t’u bërë i mirë dhe për t’u shpërblyer.

“Mos i lini skeptiket t’ju bëjnë për budalla, fituesit punojnë më fort se sa të tjerët mendojnë se është e mundur.”

Ata që punojnë më shumë shpërblehen dhe ata i kuptojnë përfitimet shtesë, të cilat janë si më poshtë:

Zotërimin

Të punosh më shumë se kolegët e tu sjell përfitimin natyral të të transformuarit në një ekspert në atë fushë. Autori i Outliers, Malcolm Gladwell, mendon se duhet 10,000 orë praktikë për të arritur zotërimin e njohurive në një fushë të caktuar. Kjo është pak a shumë 5 vjet. Mendoj se duhet shumë më shumë se kaq. Pavarësisht nga kjo, kush punon më fort, zotëron lëndën më shpejt.

Mendimet

Mes përpjekjeve të mëdha, ju do të filloni të njihni modelet që të tjerët nuk i dinë. Të kuptuarit e një shkaku dhe efekti specifik janë shumë të rëndësishme në biznes dhe në marëdhëniet personale. A e keni pyetur ndonjëherë veten se përse disa njerëz kanë mendime më të thella? Është sepse ata punojnë më shumë për të parë faktet dhe atë çka është e mundur.

Të qenurit i freskët

Për të qenë i mirë do të thotë të përmirësohesh vazhdimisht. Puna e madhe lëron efikasitetet dhe strategjitë në rutinën tuaj. Pikërisht orët shtesë të përqendrimit të sjellin freskinë në jetë ndërsa ju punoni për t’u bërë më i mirë në atë që bëni.

“Jo çdokush mund të bëhet i pasur – kërkon një motivim të veçantë, sepse të qenurit ekselent është një fazë që mezor arrihet. Gjithashtu kërkon edhe nje lloj lirie – të cilin nëse jeni duke e lexuar këtë shkrim, patjetër që e keni.”

Nëse punoni më shumë se ato që keni rrotull, ju do të kuptoni thellësinë dhe pasurinë që të tjerët nuk do ta njohin kurrë. Pavarësisht nëse do të jeni miliarderi tjetër nën moshën 40 vjeç, ose nëse doni të keni një martesë jetëgjatë që të tjerët e ëndërrojnë, gjithçka nis me një përpjekje të fortë.
Kështu mikja ime kishte të drejtë. Është e lehtë të shikosh se kush do të bëhet i pasur. Nuk janë ata që shtriqen dhe presin se kur do të jetë pushimi i radhës, por ato që vazhdimisht ecin përpara drejt asaj që është më me vlerë për to dhe që punojnë më fort se çdo njeri tjetër për të arritur atë gjë.

A po bëni përpjekjet maksimale?

* themelues dhe CEO i Aha! — world’s #1 product roadmap software

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj