Tre parime të fuqishme për sukses

Ka shumë ngjashmëri midis biznesit dhe luftës. Në të dyja rastet, fituesi është ai që përdor strategjinë superiore ndaj konkurrencës së tij ose të saj.

Ka tre parime të strategjisë ushtarake që ju mund të aplikoni për punën tuaj çdo ditë. Ideja e parë nga ushtria quhet parimi i manovrimit. Parimi i manovrimit thotë se ju duhet të jeni të qartë në lidhje me qëllimin, por edhe të jeni fleksibël gjithashtu në lidhje me procesin e arritjes së tij. Kjo cilësi e fleksibilitetit është cilësia më e rëndësishme, e vetmja që iu duhet për të arritur sukses në kohën e ndryshimit të shpejtë.

1. Të jeni të hapur për të marr Feedback të vazhdueshëm

Një cilësi kyçe e performancës tuaj është që të pranoni feedback-un dhe të prisni reagime. Performuesit kryesorë janë ata që mund të marrin informacion nga mjedisi i tyre, madje edhe nëse informacioni është në kundërshtim me të gjithë planifikimin e tyre. Ata mund të pranojnë të dhënat, të modifikojnë planet e tyre, dhe të vazhdojnë të lëvizin përpara. Ata janë gjithmonë të hapur për ide të reja dhe njohuri.

2. Mësoni çfarë ju duhet të dini

Parimi i dytë që ju mund të përdorni është Parimi i Inteligjencës. Ky parim i inteligjencës do të thotë thjesht: “Merrni faktet!”

Gjëja më e rëndësishme në vendimmarrjen e biznesit është që ju të merrni informacion të saktë. Faktet nuk gënjejnë. Është e rëndësishme që ju të merrni faktet reale dhe jo faktet jo të sakta. Merrni vendimet më të mira…

Ndoshta puna kryesore e ekzekutivit është vendimmarrja. Cilësia e vendimeve që keni bërë do të jetë në proporcion të drejtpërdrejtë me sasinë e kohës që ju duhet të merrni për të mbledhur informacion në kohë dhe të saktë. Gjëja më e mirë që ju mund të bëni, nëse keni informacion të pamjaftueshëm, është të vononi marrjen e një vendimi.

3. Investoni burimet me mençuri

Parimi i tretë i rëndësishëm, i aplikuar për planifikimin strategjik është Parimi i Ekonomisë së Forcës. Ekonomia e forcës do të thotë që ju të shpenzoni vetëm burimet e nevojshme për të arritur objektivin dhe jo më shumë. Kjo gjithashtu, do të thotë që ju të angazhoni burimet e mjaftueshme, për të arritur objektivin që keni vendosur të arrini.

Energjia juaj personale është gjithçka që ju keni. Ju duhet të investoni gjatë jetës tuaj, në parimin e ekonomisë që thotë se duhet të jeni shumë egoist me veten, kur të vendosni se si do ta përdorni atë.

Pyeteni vazhdimisht veten: “Sa e rëndësishme është kjo?”, dhe më e rëndësishmja, “Sa e rëndësishme është kjo për mua?”

 

burimi:businessmag.al