Të programosh vetë, pse është e rëndësishme për një sipërmarrës?

Nëse ka ndonjë këshillë që mund t’ju jap si një që e ka provuar udhën drejt sipërmarrjes, është se duhet t’i kushtoni pak nga koha dhe energjitë tuaja programimit. Unë kam punuar shumë rreth kësaj gjëje gjatë vitit të kaluar. Nëse nuk keni nisur ende, duhet të përvishni mëngët. Nuk keni për t’u penduar për vendimin pasi do jua kthejë startupin në një nismë më të fuqishme dhe më produktive për këto arsye.

1. Do i kurseni kohë dhe para startupit tuaj

Edhe ca teknika bazë të kodimit mund t’i kursejnë startupit tuaj disa shpenzime. Në vend që të paguani dhe të prisni që një programues t’ju rregullojë një problem me faqen tuaj, disa gjëra të thjeshta mund t’i bëni vetë.

Të jeni të aftë të zgjidhni problemet me websitein tuaj ju ndihmon të kuptoni më mirë produktin tuaj në vend që dikush tjetër t’ju shpjegojë si funksionon produkti juaj.

2. Stërvisni trurin të zgjidhni probleme

Të programosh të mprehtëson aftësitë e zgjidhjes së problemeve, jo thjesht nga ana teknike. Bill Gates ka thënë, “Të mësosh të shkruash programe të ushtron mendjen dhe të mëson të mendosh më mirë, krijon një mënyrë të menduari që mendoj se vlen në çdo fushë.”

CEO i Zappos gjithashtu, Tony Hseih është në një mendje me Gates. “Unë mendoj se çdo njeri duhet të ekspozohet ndaj shkencave kompjuterike sepse vërtet ju ‘detyron’ që të mendoni në një mënyrë “të hollë”, dhe është një aftësi që mund ta aplikosh kudo në jetë, nëse përfundoni ose jo te shkencat kompjuterike.”

Marissa Mayer, CEO e Yahoo-s thotë se e ndryshoi degën e studimeve gjatë viteve të universitetit në Stanford nga mjekësi në shkenca kompjuterike me pretendimin se donte të studionte diçka që do ta ndihmonte në të menduarin kritik dhe të zgjidhte problemet.

3. Ju do të jeni të aftë për të testuar shpejt ide

Për vlerën që ka kjo thënie, nuk lodhemi duke e përsëritur: koha dhe paratë janë të kufizuara në një startup! Nëse nuk e keni kuptuar deri tani, ju siguroj se do ta kuptoni shumë shpejt. Një mënyrë për të patur sa më shumë nga të dyja nga këto burime të paçmueshme është që ju vetë t’ia arrini të testoni idetë ndërsa startupi juaj kalon nga faza e një plani biznesi në fazën e konkretizimit të tij. Pse të merrni një programues, i cili do t’ju shpenzojë edhe kohën edhe paratë për të testuar idetë kur mund ta bëni vetë këtë gjë?

Nëse zbuloni se ideja juaj është e parealizueshme, të paktën nuk harxhoni shumë burime (kohën dhe paratë) për të arritur në këtë përfundim.

4. Jeni në dijeni të afateve

Ndërsa startupi juaj rritet, detyrat që do t’i ndani pjesëtarëve të ekipit tuaj apo t’i realizoni me burime të jashtme, do të rriten. Nëse dini të programoni, atëherë do të kuptoni më mirë edhe afatet që keni në dispozicion. Nëse do keni një programues ka gjasa që t’jua zvarrisë punën dhe t’jua shtyjë afatet. Mos harroni se koha është para! Nëse keni një kodues, i cili nuk shkon paralel me projektin, shansi i artë që të nxirrni produktin tuaj në treg në momentin e duhur, ju shket nga duart.

5. Do dukeni shumë më tërheqës para investitorëve dhe talenteve më të mira

Është diçka e zakonshme për akseleruesit e programeve dhe investitorët t’ju pyesin nëse keni njohuri programimi ose jo. Paul Graham, bashkëthemelues i “Y Combinator”, na sqaron dy arsye sepse është e rëndësishme për investitorin që të dijë se ju keni njohuri mbi programimin. E para, ju përballeni vetë me problemin, nëse ka. Së dyti, sipërmarrësit të cilët nuk kanë njohuri mbi programimin hasin vështirësi në punësimin e talenteve më të mira të teknologjisë. Programuesit e mirë nuk duan të implementojnë “vizionin e tipit biznesmen” për veten e tyre.

E vërteta është se programuesit krijojnë një qendër graviteti para programuesve të tjerë. Ashtu siç ka thënë edhe Ben Parr, një ish-editues në Mashable për CNET, “Ju duhet të programoni, jo për të qenë i zoti për aftësi kompjuterike, por sepse ka më shumë mundësi që punonjësit me aftësi teknike të ndjekin një sipërmarrës me aftësi teknike.”

Nëse edhe me aftësi bazike kompjuterike, kur u tregoni programuesve se keni “derdhur” djersë për të mësuar, ata do të kenë respektin tuaj dhe do të duan të jenë në një skuadër me ju.