Tastiera e kompjuterit mund të përdoret për të zbuluar simptomat e Parkinsonit

Një grup studiuesish kanë gjetur një mënyrë që njerëzit të kontrollojnë vet nga shtëpia simptomat e sëmundjes së Parkinsonit, e vetmja gjë që duhet është një aplikacion dhe një tastierë kompjuteri.

Studimi, të cilin mund ta hapni këtu, shpjegon sesi dimanika e tasteve mund të përdoret për të monitoruar efektet lëvizëse të Parkinsonit.

Studiuesit përdorën dy grupe njerëzish – 42 pacientë në hapat e parë të Parkinsonit dhe 43 vullnetarë të shëndetshëm – për të shkruar një paragraf për 10-15 minuta në një tastierë të lidhur me një kompjuter që përdorte një software special, i dizenjuar që të maste çdo prekje dhe lëshim të tasteve.

Analizat pasuese zbuluan një ndryshim të rëndësishëm në matjen e çdo shtypje dhe lëshimi midis grupit të vullnetarëve me sëmundjen e Parkinsonit. Të dhënat nga grupi i atyre që ishin të shëndetshëm, ishin më uniforme.

“Kjo qasje përdor diçka që ne e bëjmë normalisht – ndërveprimi me një paisje dixhitale – kështu që nuk shton ndonjë detyrë shtesë apo nuk na merr kohë nga aktivitetet e përditshme,” ka thënë Luca Giancardo, autori i studimit.

“Ne ishim në gjendje të gjeninm një nënshkrim i cili na lejoi të zbulojmë sëmundjen e Parkinsonit në grupin tonë. Ne menduam se kjo do të përdorej për të mbushur hapësirat mes vizitave te neurologu, për shembull, ose mes testimeve të tjera që nuk mund të bëhen vazhdimisht.”

Momentalisht nuk ka një kurë për Parkinsonin, por është e mundur që të trajtohet dhe të reduktohen simptomat e forta të pacientëve. Fatkeqësisht, kjo mund të jetë e vështirë, sepse kërkon një monitorim nga afër.

Studiuesit shpresojnë që, duke iu mundësuar pacientëve monitorimin e simptomave në shtëpinë e tyre, kjo metodë do t’a bëjë më të lehtë zbulimin e sëmundjes së Parkinsonit në hapat e parë, gjë që do të sjell një trajtim më efektiv.

/businessmag.al