Studiuesit Zbulojnë se Media Sociale ose Ju Bën më të Lumtur ose të Trishtuar

Media sociale ka shumë mirësi dhe vese. Disa besojnë se njerëzit po bëhen më pak të shoqërueshëm për shkak të mediave sociale; disa të tjerë thonë se po na bashkon më shumë se kurrë.

Një studim i ri nga Universiteti i Leuven në Belgjikë zbulon se Instagrami, platforma më e famshme në treg, mund t’i ndihmojë adoleshentët të mundin depresionin dhe ankthin shoqëror. Në një studim të shkallës së lartë, të rinjtë u anketuan dy herë në vit në bazë të përdorimit të tyre të mediave sociale  dhe të kënaqësisë së tyre të jetës. Përdorimi i Instagram u lidh me ndjenja të miqësisë dhe afërsisë të cilat zvogëlonin depresionin. Raporti i plotë do të prezantohet këtë Maj në konferencën vjetore të 67-të të Asociacionit Ndërkombëtar të Komunikimit në San Diego, Kaliforni.

Varësisht nga ky rezultat inkurajues, ekipi studiues këshillon se përdorimi juaj i Instagram nuk ju bën të ndiheni më afër me miqtë, ky aplikacion social në  fakt mund të jetë duke ju lënduar. P.sh: personi më i ndjekur në Instagram, Selena Gomez, e cila ka 116 milion ndjekës.  Epërsia e saj në Insagram ‘’e ka frikësuar disi’’ ndau Gomez në Vogue.

‘’U bë shumë konsumuese. Ishte ajo me të cilën flija dhe zgjohesha. Isha e varur’’,i tha ajo Vogue. ‘’Gjithmonë ndjehem keq kur shikoj Instagram-in. Për këtë shkak nuk po e përdor aq shumë’’.

Pra, ne si ndërmarrës, a po lidhemi me konsumatorët tanë në një nivel të vërtetë apo po ndjekim pëlqimet? Përgjigja me siguri është diku në mes. Media sociale ofron këtë kënaqësi unike dhe të menjëhershme, sapo që të postoni diçka, njerëzit tregojnë mbështetjen, miratimin dhe admirimin e tyre ndaj jush. Kjo është veçanërisht e vërtetë në Instagram, ku shumë individë janë të etur të bëhen të famshëm në Instagram.

Për shkak se ne dëshirojmë që biznesi ynë  të shikohet dhe sigurisht të jetë i suksesshëm, ne kemi dëshirë të kemi sa më shumë ndjekës dhe pëlqime. Ka kuptim, ne si njerëz perceptojmë gjërat e ‘’famshme’’ si gjëra të ‘’mrekullueshme. Ajo që nuk e dimë, është se dështojmë, duke kërkuar sa më shumë mënyra për të promovuar biznesin tonë dhe të shikohemi nga sa më shumë njerëz që  të jetë e mundur. Kjo është, qartë, mënyrë e gabuar e medias sociale.

Mënyra e duhur për të bërë këtë është të jemi të shoqërueshëm, shërbyes dhe të vërtetë. Një numër i madh i njerëzve dhe markave të famshme në Instagram ndërtojnë ndjekjet e tyre në bazë të vërtetësisë dhe lidhjeve. Ndoshta jo të gjithë janë lidhje të cilat na interesojnë, por këto llogari e dinë se çfarë dëshiron audienca e tyre dhe dëshirojnë t’u shërbejnë atyre çdo ditë që  të kthehen përsëri. Skemat ‘’ndjekje-për-ndjekje’’ janë një humbje e kohës.

Pra, nëse dëshironi që  të ndiqeni në internet, përmirësoni atë se çfarë i shfaqni audiencës. Çfarë i kënaq ata vizualisht? Çfarë u intereson? Kush dëshirojnë të jenë? Shumë shpejtë, audienca juaj do të ndihet se ju i kuptoni ata, dhe se jeni njëri prej tyre. Kështu ndërtohen ndjekjet e mëdha.

Nëse përdorni Instagram-in, ose çfarëdo platforme tjetër të medias sociale në atë mënyrë për t’u lidhur me njerëzit, do të ju afrojë me audiencën tuaj. Kështu që, mos harroni këtë, si çdo gjë në jetë, duhet të bëni një ekuilibër. Mos u fiksoni me pëlqime dhe me ndjekës, por kaloni kohë duke krijuar dhe duke i mirëmbajtur ato lidhje njerëzore.

/entrepreneur.com.al