Studimi i Ri Zbulon se Përdorimi i Facebook Zvogëlon Mirëqenien Tuaj

Në përgjithësi, bashkëveprimet shoqërore i ndihmojnë njerëzit të krijojnë marrëdhënie. Edhe pse, përderisa rrjetet sociale janë zgjeruar gjatë dekadës së fundit, të metat e tyre janë bërë të dukshme. Lidhja virtuale mund të dërgojë në dobësim të marrëdhënieve sy më sy, të aktiviteteve domethënëse, në jetesë të qëndruar ulur, në varshmëri ndaj internetit dhe vetëbesim të ulët.

Përdoruesi mesatar i Facebook kalon pothuajse një orë në këtë platformë çdo ditë, dhe një studim i fundit i Deloitte zbuloi se gjëja e parë që pronarët e telefonave të mençur që bëjnë kur zgjohen është hapja e aplikacioneve të tyre sociale.

Një studim nga studiuesit e Universitetit Yale, Universitetit të Kalifornisë dhe të San Diegos, zbuluan se si përdorimi i Facebook ndikon në mirëqenien e një personi. Duke analizuar të dhëna nga 5,028 të rritur gjatë një periudhe 1-2 vjetore, studiuesit zbuluan se mirëqenia e përdoruesit mesatar të Facebook është dobësuar gjatë kohës.

Gjatë kësaj periudhe, studiuesit mblodhën të dhëna në tri valë. Çdo herë, ata matën mirëqenien e një personi, bazuar në faktorë si kënaqësia e jetës, shëndeti i vetë-raportuar mendor  dhe fizik dhe gjatësia fizike. Ata krahasuan këto të dhëna me përdorimin e çdo personi të Facebook, duke marrë shënime kur ata pëlqenin postimet e njëri tjetrit, krijonin postime dhe klikonin në linqe.

Gjithashtu, për të ndihmuar në vizatimin e botës së vërtetë të atyre (jo në internet) dhe për ta krahasuar me përdorimin e Facebook, studiuesit u kërkuan atyre të emëronin katër shokë me  të cilët diskutojnë tema  të rëndësishme dhe më shumë se katër shokë me të cilët kalojnë kohën e tyre të lirë.

Asgjë nuk e mund lidhjen sy më sy, zbuluan studiuesit. Marrëdhëniet në botën e vërtetë u lidhën pozitivisht me mirëqenien e një personi, përderisa bashkëveprimet në Facebook u lidhën negativisht me mirëqenien. Dhe, përderisa studiuesit pritën që veprimi i pëlqimeve të postimeve të të tjerëve në Facebook të ketë ndikimin më të fuqishëm negativ në mirëqenien e tyre(sepse tregon krahasimin shoqëror), ata zbuluan se të trija veprimet( klikimi i linqeve, pëlqimi i përmbajtjes së të tjerëve dhe krijimi i postimeve) ishin ngjajshëm të lidhura me mirëqenien e dobësuar.

Mbi të gjitha, bashkë-autorët zbuluan se dobësimi i mirëqenies së dikujt është produkt jo vetëm i bashkëveprimeve të tyre në media sociale, por sasia e kaluar në to gjithashtu.

Kompanitë e rrjeteve sociale kanë kuptuar mundësitë që duhet t’i bëjnë lidhjet e vlefshme, të shëndetshme dhe jashtë internetit. Themeluesi i Facebook Mark Zuckerberg publikoi një letër në Shkurt të vitit 2017 duke përshkruar vizionin e tij për Facebook si një platformë e cila ndërton sisteme të mbështetjes së botës së vërtetë. Tinder së fundmi ka zhvilluar produkte të reja brenda aplikacionit të tij për t’i inkurajur përdoruesit të takohen sy më sy.

‘’Përderisa koha e kaluar në ekran mund të jetë problematike, gjëja mashtruese për media sociale është se përderisa e përdorim atë, ne kemi përshtypjen se po angazhohemi në bashkëveprime domethënëse shoqërore’’, bashkë-autorët Holly B. Shakya dhe Nicholas A. Christakis shkruajnë në Harvard Business Review. ‘’Rezultatet tona sugjerojnë që natyra dhe cilësia e këtij lloji të lidhjes mos të zëvendësohet me bashkëveprimet e botës së vërtetë për të cilën kemi nevojë që të kemi një jetë të shëndetshme’’.

/entrepreneur.com.al