Si u bë themeluesi i Tumblr një miliarder në moshën 26 vjeçare?

Këto janë mësime të vlefshme nga të cilat, të gjithë sipërmarrësit mund të mësojnë.

David Karp e shiti biznesin e tij, Tumblr, për 1.1 miliardë $ tek Yahoo në muajin Maj të vitit 2013. Ky është një kapitull i mahnitshëm në një histori të madhe suksesi, një ëndërr e bërë realitet për shumicën e sipërmarrësve.

Pyetja më e rëndësisshme është kjo: Çfarë mund të mësojmë nga suksesi i sipërmarrësve si David Karp?

Nëse ju shikoni mënyrën se si ai punon, tema qendrore është të bësh gjëra ndryshe nga shumica e njerëzve.

Këtu janë disa mësime të vlefshme të biznesit nga historia e tij nga të cilat të gjithë mund të mësojnë:

1. Sapo ka filluar

David filloi si praktikant për një prodhues animacionesh kur ai ishte vetëm 14 vjeç. Ai ka punuar për Fred Seibert, i cili kishte një kompani të quajtur Federator Networks. David kërkoi për të punuar atje për të mësuar për inxhinieri dhe programim. Ai shpejt u bë nga një praktikant me kohë të pjesshme në punonjës me kohë të plotë. Ai përfundoi ndërtimin e një faqe interneti për kompaninë e re të z Seibert, të quajtur Next New Networks.

Mësimi: Ndonjëherë sipërmarrësit presin shumë gjatë derisa gjërat të janë gati. Karp duket se bëri krejt të kundërtën – vetëm bëje atë dhe mëso prej saj. Çfarë po prisni? Ndoshta ju duhet të ndaloni së dhëni justifikime dhe thjesht t’a bëni atë.

2. Bëhuni aventurierë

Në moshën 17 vjeçare, David shkoi në Japoni sepse donte të mësonte më shumë rreth teknologjisë. Për arsye se ai ishte shumë i ri për të nënshkruar një marrëveshje ligjore për qiranë, ai e mori me qera që nga SH.B.A. dhe duke paguar qiranë e tij më parë, askush nuk do t’a dinte sa vjeç ishte.

Ai gjithashtu studioi gjuhën japoneze për disa muaj para se të zhvendosej. Në Japoni, ai filloi të punojë për një kompani me bazë në SHBA. Ai nuk u tha se ishte 17 vjeç apo se ai ndodhej në Japoni.

Mësimi: Sa njerëz në moshën 17 vjeçare do të ishin të gatshëm për të lëvizur vetëm në të gjithë botën vetëm për të mësuar diçka të re në fushën e tyre? A jeni të gatshëm të jeni aventurier? A jeni të gatshëm për të marrë rreziqe? Çfarë rrezikoni, nëqoftëse ju i merni ato, a mund të bëjnë një ndryshim të madh në biznesin tuaj?

3. Bëhuni të vëmendshëm

David ishte gjithmonë shumë i vëmendshëm dhe i hipnotizuar nga bota rreth tij. Ai ishte i hipnotizuar nga një fjalë e re që po përdorej në teknologji – e quajtur një “tumblelog.” Ky ishte një version më i shkurtër i “Blogging”.

Ai priti që disa kompani të fillonin një lloj platformë për formën e re të Blogging, por askush nuk e bëri. Ai vendosi t’a ndërtonte vetë një të tillë.

Kjo u bë kompania “Tumblr”, të cilën ai eventualisht e shiti për 1.1 miliardë $.

Mësimi: A e shikoni se çfarë po ndodh rreth jush dhe tendencat e reja? Vite më parë Blockbuster e injoroi idenë e Netflix dhe video streaming dhe i kushtoi shumë të gjithë biznesit. A shikoni ju për ide dhe mundësi të reja? Ndoshta kompania juaj mund të jetë “the next big thing”.

4. Ndoshta ju nuk duhet të ndiqni rregullat

Karp ka qenë gjithmonë një jo-konformist. Ai e la shkollën në moshën 14 vjeçare (me mbështetjen e nënës së tij). U shkollua në shtëpi në mënyrë që të mund të përqëndrohej në pasionin e tij – programimin dhe shkrimin e kodeve.

Pasi kompania e tij e teknologjisë ishte e suksesshme, ai vendosi të mos ndiqte rrugën e pritshme të kompanive të teknologjisë dhe të mos shkonte në Silicon Valley. Në vend të kësaj, ai qëndroi në Nju Jork.

Sipas tij kjo ishte më mirë për kompaninë e tij të mos shkonte në Silicon Valley.

Mësimi: Cilat janë rregullat që ju mendoni se duhet të ndiqni por ndoshta, vetem ndoshta, ju nuk duhet t’i ndiqni ? Mendoni për këtë. Ndoshta kjo është një mënyrë për të ndryshuar mendimet tuaja.

Këto janë disa ide që ju mund të mësoni nga një miliarder 26-vjeçar.

Pyetja është: Çfarë do të bëni tani? Unë ju sfidoj t’i aplikoni ato për vete dhe kompaninë tuaj.

Burimi:businessmag.al