Si u kthye “Ideja më e keqe ndonjëherë” në një biznes 30 milionë $ ?

Ky biznes filloi nga një nga garazh nga Paul Saunders në Evansville, Indiana. Sot, eLuxurySupply.com është një nga kompanitë me rritje më të shpejtë në Amerikë.

Pjesa më e madhe e Amerikanëve shpenzojnë 1/3 e ditës së tyre në shtrat dhe pavarësisht kësaj, pak prej tyre kanë një markë të preferuar për çarçafët. Paul Saunders do ta ndryshojë këtë gjë. Pasi nisi të operojë si një site e-commerce në garazhdin e tij në Evansville, Indiana në vitet 2009, eLuxurySupply.com është tani kompania e katërt me rritje më të shpejtë në Amerikë. Vitin e kaluar, kompania deklaroi se kishte arritur 30 milionë $ fitime.

Ideja për të shitur çarçafë luksi nuk ishte një ide e ardhur nga leximi i një novele. Në fakt, Saunders thotë se ishte “ideja më e keqe ndonjëherë”. Por pasi harxhoi shumë para për të blerë një palë çarçafë për gruan e tij, të cilat qëlluan të ishin të një cilësie të dobët, ai e dinte se mund të bënte më mirë. Për një ish-oficer të marinës, kjo do të thotë të punosh më shumë sesa çdo njëri tjetër për ta arritur.

Saunders shpenzoi më shumë se 2 vite duke punuar për site-in, në fillim i quajtur Exceptionalsheets.com, para se të hiqte dorë nga menaxhimi i korporatës në të cilën punonte në vitin 2012. “Produktet filluan të na pushtonin shtëpinë përpara se të zhvendoseshim në një magazinë të madhe në 2013,” thotë Saunders.

Në ndryshim nga industri te tilla si Casper dhe Saatva, të cilat shesin vetëm 2 ose 3 produkte, eLuxurySupply.com tani shet qindra artikuj duke përfshirë ato për shtëpinë, banjën apo edhe artikujt e kopshtit.

ELuxurySupply.com e diferencoi veten edhe më tej nga konkurrentët e e-commerce në fillim të vitit 2014, kur u bë prodhues, pas marrjes së furnizuesit të jastëkëve dhe dyshekëve në Tennessee, “Regency Pad.”

Ne u futëm në biznesin e prodhuesve sepse duhej,” thotë Jeff Coxe, menaxher i përgjithshëm i ELuxurySupply.com. “Ishte një produkt që ishte duke u shitur shpejt kështu që ne nuk mund të kishim burime t të mjaftueshme shpejt. Dhe kështu, me pak fjalë, ne morëm nën kontroll zinxhirit tonë të furnizimit.

Pavarësisht nga kërkesat e larta të kapitalit për të hyrë në biznesin e prodhimit, eLuxurySupply.com vazhdon me shitje në rritje. Saunders thotë se sigurimi i financimit në ditët e para të kompanisë nuk ishte aq i lehtë: Ai u hodh poshtë nga 10 banka para se në fund, të merrte një kredi për depon e parë.
Saunders, rrëfen për takimin e tij me Legence Banka me bazë në Illinois. Banka i dha atij një kredi për biznesin e vogël prej 250,000 $. Një vit më vonë, për ta ndihmuar të nxitë zgjerimin e saj ndërkombëtar, kompania siguroi një shtesë prej 2.9 milionë $ kredi, të mbështetur edhe nga SBA. Kompania është zgjeruar në Mbretërinë e Bashkuar, Kanada dhe Evropë. Ajo së shpejti do të shkojë edhe në Japoni.

“Diçka për e-commerce është se ajo ndryshon në mënyrë të shpejtë. Në gjashtë muaj, ajo do të jetë ndryshe. Pra, ne jemi duke u përpjekur për të ndërtuar një ekip që është shumë i adaptueshëm që mund të vazhdojë të mësojë”, shton ai.

/businessmag.al