Si T’ia Dalësh Me Një Shef I Cili Të Gjykon Në Bazë Të Shoqërisë Që Ke

Punonjësit kalojnë shumë kohë nga dita e tyre në punë, është e paevitueshme që ata të fillojnë të konsiderojnë disa bashkëpunëtorë si shokë. Ata gjithashtu mund të shkojnë për drekë me bashkëpunëtorët e tyre ose të dalin pas punës. Me kalimin e kohës, ata edhe mund të harrojnë shoqërinë e tyre që e kanë jashtë zyrës.

Përderisa disa punonjës xhelozojnë shoqërinë në mes të kolegëve, një punonjës mund të gjykohet për shoqeri personale. Aq e padrejtë sa duket, ti mund të jesh “fajtor nga shoqëria” nësë kalon shumë kohë me njerëz të gabuar. Ti mund të dukesh si lojtari i dobët i skuadrës nëse shmang shoqërimin me të gjithë bashkëpunëtorët. Këtu janë disa këshilla që të të ndihmojnë të shijosh shoqëri të shëndetshme në punë pa rrezikuar karrierën tënde.

Qëndro i vëmendshëm

Shumë shpesh çështja nuk është fakti se ti ke krijuar shoqëri personale në punë. Çështja është te njerëzit që ke zgjedhur. Qëndro shumë i vëmendshëm ndaj asaj se si bashkëpunëtorët e tu po perceptohen nga menaxhmenti. Nëse shoku yt i drekës është thashethemexhiu i zyrës, ti mund të përballesh me dëmtime, veçanërisht nëse gjërat që thua në besim përsëriten. Shqetësimet tua nuk duhen të jenë të limtuara te bashkëpunëtorët. Nëse kalon kohëra të bukura me shokë në një kompani konkurruese, eprorët tu mund të të shohin si rrezik për informatat të cilat janë munduar shumë për t’i mbajtur të fshehta.

Mbaje punën në punë

Nëse vendos të lësh zyrën me bashkëpunëtorët e tu, provo të mos marrësh punën me vete. Kjo është e rëndësishme sepse do të të japë mundësinë që me të vërtetë të pushosh nga streset e zyrës. Por më e rëndësishmë, të mban  larg nga irritimet ditore. Derisa mund të ndihesh mirë për momentin, ankesat nuk janë vetëm ngjitëse por gjithashtu të këqija për shëndetin. Në vend të kësaj, bëj një pakt që të largohesh nga bisedat e punës dhe të fokusohesh në tema tjera.

Shmang alkoolin

Kjo mund të jetë e vështirë nëse ky është opsioni më i preferuar i bashkëpunëtorit tënd, por më së miri është të mos pish shumë. Një ose dy pije ndonjëherë mund të jenë rruga e përsosur që të thyesh akullin por përtej asaj, shumë lehtë mund të futesh në probleme. Ti mund ta zbulosh se po hapesh shumë për frustrimet e tua, duke iu dhënë bashkëpunëtorëve tu më shumë informata se sa duhet. Tani që të gjithë kanë smartfonë, ti gjithashtu mund të zbulosh se ka fotografi tua me pije alkoolike të cilat dëshmojnë daljen tënde.

Qëndro profesionist në punë

Njëra ndër mangësitë më të mëdha të shoqërive në punë është që mund të jetë e vështirë t’i rezistosh dëshirës që të ndaloni te tavolina e njëri tjetrit për një bisedë të shpejtë. Kur je në punë, është e rëndësishme që shefi yt të të shohë si dikë që punon shumë nga fillimi i orarit të punës deri në fund.Përsos shprehi të mira pune që nuk lënë hapësirë për thashetheme boshe, dhe qëndro në tavolinën tënde sa më shumë që të jetë e mundur gjatë ditës.

Nëse bashkëpunëtorët tu kanë shprehi të të ndajnë nga puna, ka gjëra që mund të bësh që t’u dërgosh sinjal të qartë që je i zënë. Vendos kufje, edhe nëse nuk po dëgjon asgje. Nëse e di që dikush do të ndalet kur kalon andej, kap telefonin tënd dhe shtiru se je duke folur me dikë. Nëse këto të gjitha dështojnë, gjej një vend të qetë ku mund të punosh dhe askush të mos e dijë ku të të gjejë.

Shoqëritë në punë mund të jenë rrugë efektive për argëtim në një javë pune të zakonshme. Përderisa mëson të ndash biznesin nga marrëdhëniet tua personale, ti mund të shijosh një drekë, një dalje, dhe një darkë vikendi me bashkëpunëtorët pa dëmtuar karrierën tënde.

/entrepreneur.com.al