Si të shkëlqeni me kompaninë tuaj në mediat sociale?

Prezenca e kompanisë tuaj në mediat sociale nuk është më opsionale por mëse e nevojshme dhe gati e detyrueshme nëse doni të jeni në një hap me konkurrencën. Në vazhdim do të njiheni me 4 aspektet që e karakterizojnë një fushatë të suksesshme në rrjetet sociale.

1) Platformat

Deri më sot janë evidentuar mijëra platforma online që mundësojë komunikim sa më të lehtë ndërmjet njerëzve. Ato më të suksesshmet janë të njohura për të gjithë e nuk kanë nevojë të emërtohen. Sidoqoftë, një menaxher marketingu apo CEO nuk mund të vendosë të jetë aktiv në shumë nga këto rrjete sepse nuk është as realiste e as efeçiente. Strategjitë më të njohura sugjerojnë gjetjen e një kanali të komunikimit me audiencën dhe fokusimin e burimeve në atë kanal.

Në Shqipëri rrjeti më i përdorur është Facebook, prandaj është mjaft e logjikshme dhe e nevojshme që të jeni të pranishëm me kompaninë tuaj në këtë rrjet. Platformat e tjera mund të zgjidhen sipas dëshirës dhe teknologjia aktuale e lejon inkorporimin e disa platformave dhe lidhjen e tyre me website.

2) Përmbajtja

Postimet janë falas, por ajo çfarë ne postojmë mund të na kushtojë.

Përmbajtja e postimeve tona në Facebook varet nga aspekte si lloji i ndërmarrjes, audienca ose konsumatorët si dhe platforma të cilën ne përdorim. Kjo sepse ka platforma të cilat ia imponojnë përdoruesit se çfarë të postojë. Shembull konkret janë Instagram dhe Twitter.

Instagram është një nga rrjetet sociale më të njohura për njerëzimin. Në këtë aplikacion mund të postosh foto të shoqëruara me tekst por theksi bie në foto. Kohët e fundit Instagram ua mundëson përdoruesve postimin e videove dhe videove të shkurta si storie.

Twitter është i njohur për limitin e tij të karaktereve për një postim apo “tweet”. Që nga fillimi Twitter ua ka limituar përdoruesve postimin në më shume se 140 karaktere. Se fundmi Twitter e ka përditësuar platformën duke mos i numëruar karakteret në linke e duke u ofruar përdoruesve më shumë hapsirë për përmbajtjen tekstuale të postimit.

3) Konsistenca

Sikur në çdo fushë-veprim tjetër në një organizate, konsistenca është një faktor kyç edhe në suksesin e shtrirjes tuaj online. Mënyra më praktike për të arritur këtë është të postoni sa më shpesh në platformat tuaja sociale varësisht nga produkti apo shërbimi që ofroni.

Përmbajtja që krijoni dhe e postoni ka mjaft rëndësi por ajo sdo të kishte asnje vlerë nësë postimi nuk bëhet në kohën e duhur. Merrni pak kohë nga dita juaj dhe analizoni se kur postimet e juaja kanë pasur sukses më të madh dhe në bazë të asaj postoni që të arrini mbulueshmëri maksimale.

Nëse nuk keni mundësi që të postoni në kohen e duhur për shkak të angazhimeve tjera, ateherë përdoni aplikacionet e njohura si Hootsuite dhe Buffer, të cilat mundësojnë programimin dhe planifikimin e postimeve dhe kanë mbështëtje nga platformat kryesore.

4) SEO (Search engine optimization)

Një term i ri në tregun shqiptar, por jo atë ndërkombëtar. Të gjithë tani jemi të familjarizuar me makinat e kërkimit si Google, Yahoo apo Bing. Nëse shtypni emrin e kompanisë tuaj në këto makina kërkimi me shumë gjasë nuk do të shfaqet në njërin ndër rezultatet e para. Kjo vjen si mungesë e mos publicitetit të duhur dhe mungesës së njohurisë në SEO.

Një përkthim adekuat i këtij termi në shqip është” Indeksim i makinave të kërkimit” dhe kjo është ajo se çfarë ofron ky opsion ekzaktësisht. SEO analiza bëhet nga prezenca juaj në rrjete sociale, në lajme apo edhe në portale të ndryshme. Sidoqofte ajo se çfarë është në dorën tuaj është SEO nëpërmjet “keywords” në webfaqen e kompanisë tuaj. Kjo mund të bëhet në momentin e zhvillimit të webfaqes nga programuesi. Mos e merni me stres nëse nuk jeni programues sepse ndërtuesit e web-eve siç është “uKit” apo “one.com” ofrojnë shërbimin e SEO në vetem 2 klikime.

Si përfundim duhet të theksohet se vetëm këto hapa nuk garantojnë që shitjet e juaja do të rriten. Nevojitet investim që të shihet një impakt më i madh nga reklamimi online. Shumë kompani vendosin që të “outsource” këto detyra duke paguar kështu individë apo kompani profesionale të marketingut dixhital.

Njëra ndër këto kompani është edhe Blue Circle e cila operon në Kosovë, por shërbimet e saj kalojnë kufinjtë kombëtar dhe ato të ballkanit. Shërbimet e kësaj kompanie mund ti gjeni në http://www.bluecircleks.com/

 

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj