Si të qëndroni mendërisht i fortë gjatë sfidave më të vështira të jetës?

Në një kohë apo në një tjetër, forca juaj mendore do të testohet.

Edhe nëse ju jeni duke u përballur me një problem serioz shëndetësor ose duke u ballafaquar me një krizë financiare, kohët e vështira janë të pashmangshme. Dhe është pikërisht gjatë atyre kohëve të vështira, momenti kur forca juaj mendore do të testohet.

Pa forcë të mjaftueshme mendore, sfidat e pashmangshme të jetës ka të ngjarë që t’ju mbushin me vetë-dyshim dhe ankth. Këto ndjenja të pakëndshme mund t’i hapin rrugën të menduarit negativ. Dhe të menduarit negativ do të ndikojë në sjelljen tuaj – e cila padashje mund të kthejë parashikimet tuaja katastrofike në një profeci vetë-përmbushëse.

Të qëndrosh i fortë në mes të vështirësive kërkon që ju të menaxhoni mendimet tuaja, ndjenjat dhe sjelljen. Duke i kushtuar vëmendje këtyre tre fusha do t’ju ndihmojë të përballoni betejat tuaja edhe më i fortë se më parë. Për të qëndruar i fortë në sfidat më të vështira të jetës, ndiqni formulën ABC.

A- Accept reality (Prano realitetin)

Pranimi nuk do të thotë marrëveshje. Por me pranimin e asaj që po ndodh nga pikëpamja reale. Nëse ju nuk mund të pajtoheni me gjëra të tilla si racizmi, ju mund të pranoni se kjo ndodh.

Fjalë të tilla si: “Unë nuk duhet të merren me këtë,” vetëm do të harxhojnë kohën tuaj të vlefshme dhe energjitë. Pranimi i asaj që po ndodh tani – pa marrë parasysh nëse ju mendoni se është e drejtë apo jo- është hapi i parë për të vendosur se si të përgjigjeni.

Për shembull, një person që ka ngecur në trafik thotë: “Kjo nuk është e drejtë! Përse këto gjëra gjithmonë duhet të më ndodhin mua?” Mendimet e tij shkaktojnë që ai të ndihet i zemëruar, i frustruar dhe i shqetësuar. Ai fillon madje edhe t’u bërtasë shoferëve të tjerë.

Një shofer i cili ka mbetur në të njëjtin bllokim të trafikut i kujton vetes së tij, “Ka miliona makina në rrugë çdo ditë. Bllokimet e trafikut janë të detyruara të ndodhin ndonjëherë.” Mendimet e tij e ndihmojnë atë të qëndrojë i qetë ndërsa pret që makinat të fillojnë të lëvizin përsëri.

Pranimi i realitetit është i lidhur me njohjen e asaj që është brenda kontrollit tuaj. Kur ju nuk mund të kontrolloni situatën, përqëndrohuni në kontrollin e vetes.

B- Behave productively (Silluni në mënyrë produktive)

Pranimi i realitetit ju ndihmon të menaxhoni mendimet tuaja dhe të rregulloni emocionet tuaja – të cilat janë të rëndësishme për sjellje produktive. Zgjedhja që ju bëni kur po ballafaqoheni me probleme do të përcaktojë se sa shpejt ju do të gjeni një zgjidhje.

Edhe kur ju po ballafaqoheni me një problem që nuk mund të zgjidhet – si humbja e një të dashuri – ju bëni zgjedhje për mënyrën se si do të përgjigjeni.

Sjellja joproduktive, si ankesa ose dëshpërimi do t’ju mbajë të mbërthyer. Këto sjellje do të dobësojnë fuqinë mendore. Kështu që është e rëndësishme të pyesni veten, “Çfarë është një gjë që unë mund të bëj tani për të ndihmuar veten time?” Nëse sjellja produktive përfshin përballjen me një frikë ose duke bërë diçka që ju me të vërtetë nuk doni t’a bëni, veproni.

C- Control upsetting thoughts (Kontrolloni mendimet që ju mërzisin)

Mendja juaj mund të jetë pasuria juaj më e madhe ose armiku juaj më i madh. Nëse ju besoni mendimet tuaja negative, kjo do t‘ju ndalojë të arrini potencialin tuaj më të madh.

Duke menduar, “Kjo nuk do të punojë. Unë nuk jam mjaftueshëm i/e mirë”, ose: “Unë nuk mund të duroj më shumë se një minutë,” do t’ju pengojë nga qëllimet tuaja. Mos harroni se vetëm për shkak se ju e mendoni diçka, nuk e bën atë të vërtetë.

Bisedoni me veten tuaj siç do të flisnit me një mik të besuar. Kur mendimet tuaja bëhen katastrofike ose të padobishme, përgjigjuni me një deklaratë më realiste që vërteton aftësinë tuaj për të trajtuar problemet.

Të kesh forcë mendore është e vetmja zgjidhje që ju keni!!!

Ndërtimi i forcës mendore është e ngjashme me ndërtimin e forcë fizike. Një krizë nuk është koha më e mirë për të ndërtuar forcën mendore.

Do të ketë raste kur ju jeni do t’ju duhet e gjithë forca mendore që mund të grumbulloni. Kur ju t’a gjeni veten duke kaluar nëpër kohë të vështira, praktikoni formulën ABC. Këto tre hapa do t’ju bëjnë edhe më të fortë.

Burimi:businessmag.al