Si të Njihni Dobësitë Tuaja të Mëdha si Një Udhëheqës (dhe Pse Duhet t’i Kuptoni Ato)

Nëse ju jeni duke filluar biznesin tuaj, ose duke udhëhequr një ekip, ju keni një nivel të besimit në aftësitë tuaja, dhe kjo është e natyrshme për ju që të shkoni drejt forcave tuaja në ato zona.

Megjithatë, është gjithashtu e rëndësishme që të njihni dobësitë tuaja si një udhëheqës. Nëse i bëni, ju mund të mësoni të përgatiteni për to,; nëse i nuk bëni, ju bëheni më të prekshëm ndaj efekteve të tyre të dëmshme.

Pse kanë rëndësi dobësitë

Pse është kaq e rëndësishme të njihni dobësitë tuaja? Për fillestarët, kjo ju jep diçka për të punuar në të. Në shah, në qoftë se ju jeni të mirë në strategjitë e fundit  të lojës, por loja juaj e mesme është e dobët, ju nuk do të përfitoni ndonjë të mirë derisa të synoni që të përmirësoni  strategjitë e lojës së mesme. Ndërsa është e vërtetë se specializimi është shpesh më i mirë se përgjithësimi  për një ekip të njerëzve, kur është fjala për udhëheqjen, ju duhet të jeni të mirë-harmonishëm.

Për shembull, një lider i mirë duhet të jetë ai që komunikon në mënyrë efektive, ka inteligjencë të lartë emocionale dhe është vendimtar. Në qoftë se ju mungon edhe një nga këto tipare, ju do të jeni më pak efikas, kështu që ju duhet shumë të balanconi aftësitë tuaja duke përmirësuar zonat tuaja të dobësisë.

Mirëpo, kjo strategji mund të ju çojë deri këtu. Pa marrë parasysh se sa përvojë fitoni apo se sa përmirësoheni, ju gjithmonë do të keni dobësi në aftësitë tuaja. Fatmirësisht, vetëm duke qenë në dijeni të tyre mund të përmirësoni performancën tuaj; Ideja është t’i kompensoni ato në mënyra të tjera. Për shembull, në qoftë se ju e dini se keni një tendencë për të humbur durimin tuaj, ju mund të zgjedhni një zyrë larg nga ekipi kështu që ju mund të shfryeni frustrimet tuaja në mënyrë private.

Kjo tingëllon mirë, por si mund të mësoni të njihni dobësitë tuaja?

Identifikoni forcat tuaja

Kjo mund të duket e çuditshme në fillim, por forcat dhe dobësitë janë shpesh të ndërvarura; në vend se t’i mendojmë si elemente të veçanta, mësoni t’i shihni ato si dy anët e së njëjtës monedhë. Për shembull, në qoftë se ju jeni tipi i personit që i pëlqen të jetë përgjegjjës dhe të udhëheqë njerëzit e tjerë, ju mund të jeni të prirur të shfaqni kontroll të tepërt, ose mikro-menaxhim.  Nëse ju jeni tipi i personit i cili është veçanërisht i ndjeshëm dhe i kuptueshëm, ju kështu mund të shfrytëzoheni më lehtë.

Për shkak të kësaj, një nga mënyrat më efektive për të zbuluar dobësitë tuaja është që së pari të kuptoni gamën e plotë të forcave tuaja. Cilat janë të metat e cilësive më pozitive tuajat, si një udhëheqës? Çfarë anë negative mund të kenë ato?

Kërkoni këshillim

Sigurisht se ju nuk mund t’ia dilni vetëm. Perspektiva juaj është e kufizuar nga përvoja juaj, kështu që duke kërkuar dikë me më shumë përvojë mund t’ju ndihmojë të ndriçoni aspektet e karakterit tuaj që ju nuk e dinit se ekzistonin.

Kërkoni këshillim nga sipërmarrësit me përvojë dhe udhëheqësit e biznesit, dhe kërkoni nga ata që të vlerësojnë veprimet tuaja, vendimet dhe sjelljet nga një distancë. Shanset janë se ata kanë parë sjelljet e ngjashme në vetvete apo në të tjerët, dhe kështu do të jenë në gjendje të japin udhëzime në çdo dobësi që lidhet me ta.

Kërkoni reagime

Mënyra më e mirë për të zbuluar nëse është duke funksionuar fushata juaj e marketingut është të kërkoni për reagime (ose të  analizoni reagimet e përdoruesit përmes veprimeve të përdoruesit). Ju mund të analizoni performancën tuaj në të njëjtën mënyrë – dhe direkt nga burimi. Bisedoni me punonjësit tuaj, dhe pyesni ata se si ndihen në lidhje me stilin tuaj të udhëheqjes.

Ju duhet  të krijoni një mjedis ku punonjësit tuaj të ndjehen rehat nga dhënia e kritikave pa frikën e hakmarrjes apo pasojave, kështu që ju mund të dëshironi të mbledhni këtë informacion në mënyrë anonime dhe nga një palë e tretë që ju i besoni. Nëse ekzistojnë probleme në mënyrën se si ju ia dilni mbanë me gjërat, ata do të jenë në gjendje t’i identifikojnë ato për shqyrtim.

Provoni më shumë praktika të udhëheqjes

Liderët e së kaluarës kanë shumë për të na mësuar në lidhje me meritat dhe të metat e qasjeve të ndryshme. Nëse doni të mësoni më shumë për anët e ndryshme të udhëheqjes, studioni udhëheqësit politik, historikë, dhe biznesor të së kaluarës, në mënyrë të detajuar.

Ju gjithashtu mund punoni ngushtë me sipërmarrës të tjerë dhe udhëheqës të biznesit në të tashmen – kolegët tuaj. Në fakt, ju mund të jeni në gjendje t’i ndihmoni ata më shumë se ata juve.

Nuk ka të bëjë me përsosmërinë

Gjatë kursit tuaj për të gjetur, përmirësuar dhe kompensuar  dobësitë tuaja, përpiquni të mos bëheni obsesivë në atë që doni të arrini. Edhe udhëheqësit më të suksesshëm në biznes, politikë dhe aktivitete të tjera kanë qenë përplot me të meta dhe dobësi.

Përsosmëria nuk ekziston, dhe përpjekjet për të arritur atë vetëm do të shtojë stresin dhe frustrimin në jetën tuaj. Në vend të kësaj, punoni për të parë dobësitë tuaja si aspekte themelore të karakterit tuaj si një udhëheqës, dhe bëni atë që duhet për të zbutur efektet e tyre në punën tuaj.

/entrepreneur.com.al