Si të Marrim Këshilla nga Një i Panjohur Nëpërmjet Email-it

Email-i i ftohtë (apo email-i i cili i dërgohet njerëzve të cilët mund të jenë të interesuar në të njejtën fushë si ju) është një email i vështirë për t’u shkruar, por copëza e duhur e urtësisë mund t’a shpëtojë një sipërmarrës nga disa vite dhimbje koke dhe humbjen e mijëra dollarëve. Por si mund t’i shkruani një të huaji pa e bezdisur, dhe të arrijmë që të marrim një përgjigje?

Në GrowthLab.com, ku sipërmarrësit shkojnë për të nisur dhe për të rritur bizneset e tyre në internet, ne shohim shumë sipërmarrës të cilët nuk arrijnë të bëjnë një lidhje për të arritur tek një i huaj. Shpesh, ata kalojnë shumë kohë duke folur për veten e tyre – një gabim i madh në qoftë se qëllimi është që të kenë një marrëdhënie të qëndrueshme.

Këtu kemi një shkrim email-i që do të rrisë mundësinë e marrjes së përgjigjes duke goditur tre pikë themelore. Së pari, gjeni një interes të përbashkët ose arsye për t’u lidhur. Së dyti, shpjego se pse jeni duke i derguar email – në dy fjali të shkurtra, dhe të përmbledhura. Së fundi, ofrojini mënyra të ndryshme për t’u lidhur, kështu e bëni më të lehtë dhe pa rrezik për personin e zënë.

Shikojeni shkrimin e plotë të email-it poshtë.

RAMIT SETHI

Kontribues

entrepreneur.com.al/