Si Të Lansoni Një Projekt të Suksesshëm Financimi

Neve na pëlqejnë storiet e ‘’lënies së punës’’. Është sikur ne kemi kontroll ndaj jetës tonë kur dëgjojmë për dikë i cili është lodhur dhe ka lënë gjithçka për të gjetur sukses në punën e tij të ëndërrave. Është shumë inkurajuese dhe forcuese!

Pikërisht këtë bëri Andrew Thomas. Thomas është bashkëthemeluesi i Skybell, një kompani e zileve të derës me video. Thomas hyri në zemrën e ndërmarrësisë kur ai hyri në 10shen e projekteve të financimit më të larta në histori.  Jo keq për një planifikues financiar. Varësisht milionave në të ardhura tani, Thomas bëri shumë gabime më herët. Për të shmangur gabimet e tij, këtu janë pesë këshilla që mund t’i përdorni nëse po planifikoni të krijoni një projekt financimi në të ardhmen.

  1. Dëgjoni audiencën tuaj.

Të gjithë kanë ide të mira. Mirëpo, jo të gjithë mund të bëjnë miliona dollarë nga çdo ide e tyre. Edhe nëse keni një ide të mirë për produktin tuaj, mos u dashuroni në idenë ose në supozimin tuaj. Puna juaj në fillim është të mundni idenë tuaj. Provoni t’a zhdukni atë. Nëse nuk mund të zhdukni idenë tuaj, atëherë e dini se është e mirë. Sepse nëse mundeni, ju po shikoni dështimin nga fillimi. Ju duhet t’a shmangni këtë në projektin tuaj të financimit.

Në mënyrë që të zhdukni idenë tuaj, vendi më i mirë për të shkuar është aty ku qëndron tregu yt i shënjestruar. Media sociale është lokacioni i preferuar për të marrë mendime të shpejta në projektin tuaj, dhe më besoni, njerëzit do ju japin ato që kanë në mendje, dhe nganjëherë nuk janë gjëra të mira.

Në vend se të largoheni dhe të qani, mendojeni këtë si një gjë të mirë. Janë kritika dobiprurëse që mund t’i merrni me vete. Këta janë njerëzit të cilët do të blejnë produktin tuaj, kështu që dëgjoni ata. Ata do ju tregojnë mënyrat e përsosura për të ndërtuar produktin tuaj në mënyrë që t’ua shisni atyre më vonë. Hyni në grupe të Facebook, biseda të Twitter dhe në platforma tjera të medias sociale ku e dini se qëndron audienca juaj. Filloni duke hapur biseda për të parë këto rezultate.

  1. Bëni testime të produktit.

Edhe pse është emocionuese të lansoni produktin tuaj tek masa, ju duhet të ndaloni deri sa të dini se si produkti juaj do të funksionojë në audiencën tuaj. Disa projekte financimi dërgohen shumë shpejt dhe dështojnë.

Krijoni një ekip me njerëz të cilët mund të testojnë produktin tuaj të ri para se t’a publikoni atë. Ju gjithmonë duhet të bëni sasinë e duhur të testimit që të siguroheni se produkti juaj funksionon mirë dhe në mënyrën që ju premtuat se do të funksionojë. Gjitashtu, një grup testimi është mënyrë e lirë  dhe efikase për të marrë reagime të vërteta nga adoptuesit e hershëm të cilët do të jenë kritikë të produktit tuaj. Dëgjoni ata, dhe ju do të krijoni një produkt më të mirë.

Ju duhet të testoni produktin që të gjeni gabime në produktin tuaj. Besomëni, gjithmonë do të ketë ‘’ Asgjë nuk është e përsosur jashtë portës’’, Thomas tha ‘’ Ju duhet të gjeni këto gabime para se t’a dërgoni te konsumatorët tuaj’’.

  1. Mos bëni premtime të cilat nuk mund t’i përmbushni.

Thomas bëri një gabim kur krijoi projektin e tij të financimit. Ai premtoi lansimin e produktit te konsumatorët brenda dy muajve. Mirëpo, brenda dy muajve dhe një dite, konsumatorët u kthyen nga ai. Ai premtoi një datë dërgese dhe nuk ishte në gjendje të mbante premtimin e tij. ‘’ Nëse nuk dëshironi të përballeni me konsumatorë të nevrikosur dhe vlerësime të këqija, sigurohuni që e kuptoni sasinë e duhur të kohës të nevojshme për lansimin e produktit tuaj’’, tha Thomas.

Në mënyrë të ndërgjegjshme kuptoni çdo premtim që i bëni konsumatorëve dhe mbani ato. E di që është e lehtë të filloni të thuani këto gjëra për t’a bërë produktin të duket i mirë në sytë e tyre, por mos premtoni asgjë të cilin nuk mund t’a lansoni në kohë. Kjo vetëm dërgon në fat të keq më vonë.

  1. Ndërtoni besim dhe bëhuni informues në përshkrimin tuaj.

Varësisht se a bisedoni me audiencën tuaj në media sociale ose përshkruani projektin tuaj të financimit, ju gjithmonë duhet t’u jepni informata të besueshme dhe informuese konsumatorëve tuaj.

Faqja e fushatës së financimit është ku ju mësoni dhe informoni konsumatorin për gjithçka që produkti bën, si mund t’i ndihmojë ata dhe për çfarë duhet të jenë të emocionuar kur është gati të lansohet.  Gjithçka që mund të tregoni për produktin, tregojeni këtu.

Një këshillë tjetër e mirë kur bëni përshkrimin është të siguroheni se është e formatuar mirë. Fjalitë e bashkuara mbi njëra tjetrën i bëjnë gjërat të vështira për t’u lexuar. Ndani paragrafët tuaj që lexuesi të mund t’a lexojë me lehtësi.

  1. Bëni një video të mirë.

Marketingu me video po bën stuhi në internet. Fotografitë, përderisa ende të rëndësishme, kanë mbetur prapa në krahasim me atë se çfarë video mund t’i sjellë produktit tuaj. Së bashku me një faqe të mirë të fushatës, posedimi i një video të mirë do të ndihmojë konsumatorët tuaj të mësojnë më shumë dhe të emocionohen për atë se si produkti juaj mund t’i ndihmojë ata.

Përfshini videon tuaj, dhe përdoreni atë për të paraqitur produktin tuaj në veprim. Për Skybell, konsumatori mund të shihte videon e dikujt duke i rënë ziles së tij, dhe ata imagjinonin ta kishin atë në shtëpitë e tyre. Varësisht se çfarë është produkti juaj, krijoni një video në mënyrë që të jetë e zbatueshme te nevojat e konsumatorëve.

Edhe nëse nuk jeni profesionist i video-ve, mund të punësoni një ekspert i cili mund t’a montojë videon  në një mënyrë që të ndihmojë në rritjen e shitjeve tuaja në këtë projekt. Në fakt, projektet e kaluara të financimit të cilat përfshinin video shitën 50 përqind më shumë se sa ato projekte që nuk kishin video.

Jennifer Spencer

Jennifer Spencer është një ndërmarrëse serike e cila për momentin është kryetare e Marketingut në AppMasters.co, një agjensi e aplikacioneve të marketingut. Ajo është gjithashtu themeluese e Accelerant PR, një agjensi e markës digjitale e fokusuar në ndihmën e bizneseve fillestare për të shkruajtur dhe ndarë storiet e tyre. Ajo është tregimtare pasionante, tregtare online dhe specialiste e medias sociale.

//entrepreneur.com.al