Si të kontaktoni investitorë potencial për idenë tuaj inovative?

Përpjekja për të çuar shpikjen tuaj nga ideja në treg kërkon punë, kohë dhe para. Edhe nëse punoni full time, gjatë gjithë kohës dhe vendosni të gjitha forcat tuaja në këtë ide, përsëri do të jetë e vështirë për t’a mbaruar. Ju mund të mendoni se do t’ju nevojiten dhe duhet të arrini investitorë potencialë për t’ju ndihmuar në këtë investim. Kërkimi i këtyre investitorëve është një rrugë e vështirë për disa investitorë, por ju duhet të siguroheni se do të ndiqni një protokoll për t’i arritur ata, në mënyrë që ata t’ju kushtojnë vëmëndje atyre që keni për të thënë dhe ta konsiderojnë shpikjen tuaj si një investim të vlefshëm.

Në çdo rast, sigurohuni të kontaktoni me investitorët disa herë përpara se të kërkoni nga ata paratë. Nëse në emailin e parë që ata marrin nga ju i kërkoni para, ata me siguri do ta fshijnë menjëherë email-in dhe do t’ju harrojnë. Është e sjellshme dhe e zakonshme të angazhoni investitorët në biseda për investimin tuaj përpara se të kaloni në pjesën më të vështirë, atë të parave.

Ndiqni këtë guidë kur kontaktoni investitorë potencial:

1. Përdorni LinkedIn
Kur miqtë dhe familjarët tuaj bëjnë një të njohur mik në rrjetet sociale, me të cilin ju nuk jeni familjar, ju me siguri shkoni në profilin në Facebook për të patur një ide se kush janë ata dhe nëse ju i njihni. Në botën e biznesit, LinkedIn funksionon në të njëjtën mënyrë. Në rrjetin kryesor profesional, ju mund të përdorni profilin tuaj për të përshkruar punën tuaj, për të shpjeguar ato çfarë doni të arrini në karrierë, të ndani eksperiencat tuaja dhe të postoni projektet tuaja. Si një investitor, ju mund ta përdoni LinkedIn për të shpjeguar idenë tuaj inovative. Është e rëndësisshme që të flisni me avokatin tuaj përpara se ta bëni këtë.

LinkedIn gjithashtu ju lejon të kërkoni dhe t’i dërgoni mesazh personave të tjerë në platformën tuaj. Përpara se të kërkoni për investitorë, krijoni ose rifreskoni të dhënat tuaja në LinkedIn dhe sigurohuni se keni aty informacionin më të fundit të vendosur në fillim të faqes. Gjithashtu përfshini një përshkrim profesional të vetes tuaj dhe më e rëndësishmja se jeni një inovator, i cili po kërkon investitorë.

2. Rifreskoni edhe website-in tuaj
Kur jeni duke krijuar lidhje me investitorë potencial, me siguri do të jeni duke kontaktuar me email ose duke chatuar vetë. Në të dyja rastet, website-i juaj do të listohet në kartën tuaj të biznesit ose në email-in tuaj. Përgatituni për rritje të trafikut në web nëse e shpërndani atë. Kontrollojeni atë dhe bëni update ose korrigjime nëse është e nevojshme, hidhni foto të reja dhe bëjeni të qartë se po kërkoni para për investimin tuaj. Investitorët duhet të kenë një ide të qartë se përse janë duke e vizitituar site-in tuaj në pak sekonda, kështu që bëjani të qartë dhe të lehtë për t’u kuptuar.

3. Krijoni një “pitch”
si-te-kontaktoni-investitore-potencial-per-idene-tuaj-inovative-business-magSapo të keni identifikuar investitorët dhe keni kontaktuar me ta në lidhje me investimin tuaj, është momenti për të krijuar një “pitch”. “Pitches” duhet të personalizohen për personin të cilit po i shkruan, në mënyrë që investitori potencial ta dijë se ju po i shkruani vetëm atij dhe se nuk po ja dërgoni shumë personave. Bëjini “pitches” të shkurtra. Nëse një investitor potencial është i interesuar, ata do të kontaktojnë me ju për më shumë detaje.

Më poshtë është një shembull që mund ta ndiqni për të shkruar një letër “pitch” ose email:

• Prezantojeni veten dhe shpikjen tuaj. Kujtojini investitorit potencial se si dhe ku jeni takuar dhe si keni kontaktuar me ta më parë.

• Shpjegojini shpikjen tuaj me aq detaje sa ju dhe avokati juaj të ndiheni rehat dhe të mbrojtur. Tregojini se si shpikja juaj mund të ndihmojë të tjerët.

• Tregojini arsyen përse ju po kontaktoni me të dhe specifikisht pyetini nëse ata po e konsiderojnë mundësinë për të investuar në inovacionin tuaj.

• Sigurohuni se sa para ju duhen për këtë investim dhe shpjegojini përfitimet që kanë investitorët.

• Shpjegojini planin tuaj të biznesit në një kohë të shkurtër dhe përmendni faktin se ju jeni i gati për të përgatitur dokumentacion edhe më të thelluar, për çdo gjë që ata mund të kërkojnë, nëse janë të interesuar për të investuar.

• Falenderojini për kohën që i kushtuan të lexuarit e “pitch” dhe bëjani të ditur se po shpresoni të qëndroni në kontakt. Vendosni kontaktet tuaja në fund.

“Pitching” në investitorë potencial është një hap shumë i rëndësisshëm për inovacionin tuaj. Duke rifreskuar mediat sociale dhe website-in tuaj dhe duke krijuar një “pitch” të shkurtër dhe të personalizuar, ju mund të kontaktoni investitorë potencialë në një mënyrë efektive dhe profesionale.

 

Burimi:businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj