Si do të ishte bota nëqoftëse gjithsecili do të “ndiqte pasionin e tij”?

Ne njohim shumë njerëz që vazhdimisht flasin për “inspirimin” dhe më pas përfundojnë të zhgënjyer sepse pasioni i tyre nuk i përmbushi dhe nuk i lumturoi siç ata mendonin.

Pse nuk është “ndiq pasionin” rruga më e mirë për t’u ndjekur?

Sepse:

• Pasioni nuk vjen lehtë: Pasionet janë të ndryshme; jo të gjithë ndihen të apasionuar për punën që bëjnë, dhe nëqoftëse ndihen, kjo kërkon kohë nuk mund të ndodh sa hap e mbyll sytë.

• Qëllimi për të ndjekur pasionin tuaj mund të dështojë: ti mund të krijosh pritshmëri joreale se pasioni jot do të të sjell lumturi, kënaqësi, dhe të mira materiale.

Ty nuk të nevojitet pasioni për motivim: Motivimi vjen nga ndjenja e të qenurit në kontrroll të asaj që bën, të jesh i zoti në punën tënde, dhe të lësh një impakt pozitiv te të tjerët përmes punës tënde.

Cili është opsioni më i mirë, dhe si mund të mendosh përtej variantit “ndiq pasionin”? provo ta ndryshosh këtë mendim. Në librin “So Good They Can’t Ignore You”, autori Cal Newport veçon dy mendime:

• Pasioni: fokusimi te vlera që puna të ofron, dhe tek e fundit çfarë të ofron bota

• Zanati: fokusimi te dobia e asaj që po nxjerr nga puna jote, krahasuar me çfarë bota të ofron

Kur bën një hap drejtë zanatit, ti ndalon së menduari për frymëzimin dhe nuk e ndjen më atë presionin e inspitimit nga dikush apo diçka tjetër. Ne fakt, ti shikon në brendësi dhe mendon se si mund të kotribuosh me diçka unike përmes aftësive dhe dijeve që ke.

Ja kush janë benefitet e zhvillimit të një zanati:

• Ti hedh themelet e një karrierë më të qëndrueshme dhe më të vlefshme.

• Ti nuk beson në faktorët të jashtëm që të sjellin kënaqësi, lumturi, dhe plotësim.

• Ti i vendos qëllim vetes për t’u bërë unik duke zhvilluar aftësi të veçanta dhe të vlefshme që do bëjnë bëjnë aq të zotin sa të gjithë do të të njohin.

• Aftësitë e tua bëhen kapitali i karrierës tënde dhe të vendosin në kotrroll të plotë se si e ndërton karrierën tënde dhe se si mund të lësh një impakt pozitiv te të gjithë.

/businessmag.al