Si ta Mbani Motivimin në Punë

Gjithkush e ndjek motivimin, dhe shumica prej nesh qëndrojnë pa të, në shumë periudha. Mungesa e motivimit nuk ndikon vetëm në performancën në punë. Ajo ndikon në gjendjen tuaj emocionale mirëqenien dhe aftësinë, për të vazhduar në ndjekjen e qëllimeve që ju keni vendosur për veten. Ta mbushni motivimin tuaj, nuk është e lehtë, sidomos kur ka shumë faktorë që e vjedhin atë. Plus, ju mund të përfundoni në një udhëkryq, kur mungesa e motivimit e bën të vështirë për të ndjekur aktivitete të cilat mund, nga ana tjetër, t’ju japin më shumë iniciativë. Kur ju ndjeheni të mbërthyer, ndiqni këto këshilla për të rimarrë motivimin dhe energjinë.

Zëvendësojeni fjalën duhet me pse.

Ndërmarrësja Camille Preston thotë se fjala ‘duhet’ mund të sabotojë  motivimin tuaj në punë. Kur ju ndjeni sikur  duhet të bëni diçka, përfitimi i një qellimi apo pasioni nga ky aktivitet, bëhet i vështirë. Për shkak se askush nuk është në gjendje të sjellë një ndjenjë të të pasurit një qëllim, nga çdo email që ata dërgojnë, ju duhet të fokusoheni në fjalën ‘pse’.

Pastaj shkoni më tej:  Pse jeni në punën tuaj të tanishme? Zbuloni elementet e punës tuaj që ju bëjnë të ndjeheni i qëllimshëm apo ato për të cilat ju jeni i apasionuar. Kjo mund të ndryshojë ndjenjat tuaja nga ‘duhet’ në ‘dua’, sepse ajo ndikon në një tërësi më të madhe  në ato që janë të rëndësishme për ju.

Ndaluni nga të qenit aq i zënë.

Shumë njerëz bien në grackën e të bërit shumë  detyra të vogla në fillim të ditës, vetëm për tu ndjerë të lodhur dhe të pa inspiruar kur detyrat më të mëdha e më të rëndësishme lindin më pas. Provoni ta ndryshoni këtë formulë. Trajtoni gjërat e frikshme në fillim të ditës, kur ju jeni të freskët dhe me energji. Arritja e diçkaje domethënëse ju shton energji për pjesën tjetër të ditës tuaj, sepse nuk e keni më të varur mbi kokën tuaj.

Duke folur për këto detyra të vogla, sa prej tyre mund t’i përmbushni? Është e vështirë të hiqni dorë nga kontrolli ndonjëherë, por kur diçka nuk është puna juaj, ose kur ju keni një asistent i cili mund të kryejë detyra të caktuara për ju, përfitoni nga kjo aftësi.  Ju keni gjëra të mjaftueshme për të bërë, kështu që mos e shtyni veten në të qenit më i zënë se sa që duhet të jeni.

Lëvizni gjatë ditës.

Lodhja dhe të qenit i përgjumur e prejnë motivimin tonë në punë. Kur ju i merrni në konsideratë dëmet shëndetësore nga të qëndruarit ulur për tetë orë në ditë apo më shumë, nuk është e vështirë për të zbuluar pse nuk jeni duke ndjerë më të mirën tuaj. Kur ju shihni se qepallat tuaja po veniten ose mendja juaj po endet në kompjuterin tuaj, ngrihu dhe fillo të lëvizësh. Filloni të ecni rreth zyrës, ngjituni në disa shkallë, ose bëni një shëtitje të shkurtër jashtë. Nëse nuk mund të ngriheni nga tavolina juaj, provojeni një tavolinë tjetër apo bëni tërheqje ose pozita të jogës. Një kërkim i shpejtë në internet, do t’ju tregojë shumë pozita të jogës të cilat mund t’i bëni në tavolinë, e të cilat ju ndihmojnë të zgjoheni e të lehtësoni dhimbjen e shpinës. Sfidojeni veten të bëni rutinë jogën në tavolinë, kur ju ndjeheni të pamotivuar ose të përgjumur.

 Ulni pritshmëritë tuaja jashtë punës.

Shumë njerëz janë të lodhur emocionalisht, dhe jeta juaj jashtë punës mund të kontribuojë për këtë. Kur ju ktheheni në shtëpi, a relaksoheni dhe shijoni kohën me familjen tuaj, apo jeta juaj në shtëpi është e zënë si jeta në punë? Ribalancimi i jetës suaj personale është i vështirë, dhe nëse dëshironi të bëni ndryshime, ato nuk do të ndodhin brenda natës. Filloni të fokusoheni në bërjen e diçkaje për veten tuaj, çdo javë. Ecni në një park të preferuar, rezervoni një masazh, apo drekoni me një mik. Ju duhet kohë për të plotësuar emocionet tuaja, ashtu si ju keni nevojë për kohë për ta plotësuar trurin tuaj. Ju ndoshta keni disa ‘duhet’ që ju mundojnë dhe ju krijojnë ndjenjën e fajit në jetën tuaj personale. Gjeni ‘pse’ pas tyre, apo hiqni ato nga lista. Ndoshta ju ndjeni sikur duhet të rilyeni dhomën e miqve, për shembull, por sa ka ndikim kjo në mirëqenien tuaj të përgjithshme?

Lidhuni më shumë me kolegët tuaj të punës.

Kur ju nuk jeni miqësorë me kolegët tuaj të punës, shkuarja në punë çdo ditë bëhet një përditshmëri e pakëndshme. Edhe në qoftë se ju keni një jetë të pasur personale dhe nuk keni nevojë për ndonjë mik shtesë jashtë punës, ju mund të keni ende nevojë për miq në punë. Distancimi juaj nga pjesa tjetër e zyrës e vështirëson punën tuaj, sepse ju kaloni shumë kohë aty pa u lidhur me njerëz të tjerë. Ndonjëherë, biseda me një koleg të punës mund t’ju ngre disponimin për takimin tënd të ardhshëm. Edhe pse nuk pëlqeni shumicën nga kolegët tuaj të punës, gjeni gjëra të përbashkëta me disa prej tyre. Nuk është e domosdoshme që këta të jenë miqtë tuaj të ngushtë, vetëm disa njerëz me të cilët mund të keni një bisedë të shkurtër gjatë kohës sa jeni në zyrë. Plus, puna në ekip bëhet më e lehtë kur ju keni një marëdhënie të ngrohtë me kolegët tuaj.

 Gjeni jashtë burimet e frymëzimit.

Mendoni për njerëzit që ju admironi. A kanë ndonjëri nga ata libra të shkruar nga të cilët mund të inspiroheshit? Nëse janë të afërt, si antarët e familjes, mendoni pse i admironi ata dhe pastaj nxjerrni ato tipare si burime frymëzimi në punën tuaj. Nëse nuk i njihni ata mirë, atëherë bëni disa hulumtime shtesë. Shpesh, ju do të kuptoni se ata gjithashtu kanë punuar shumë dhe kanë pasur vështirësi të motivimit nga koha në kohë. Zbuloni njerëz të ri, për të parë edhe për ta. Gjeni folës motivues dhe libra frymëzues apo bloge për të marrë ide të reja rreth asaj se si duhet të plotësoni veten kur ju nuk ndjeheni mirë. Frymëzimi juaj i ri mund të jetë i thjeshtë si disa citate të cilat i mbani në tabelë, apo në thellësi të një rafti librash të teksteve të preferuara motivuese. Rimarrja e motivimit tuaj nuk do të ndodhë brenda natës. Është një proces që do të vazhdojë të zhvillohet në çdo hap të karrierës tuaj. Pasi ju të zhvilloni mjetet për të mbajtur veten të frymëzuar, ju do të identifikoni më lehtë, kur ju ndjeni veten se po rrëshqitni në lodhje apo mërzi. Kur arrin ta kuptoni herët, mund të filloni ta tërhiqni veten jashtë përsëri. Vazhdoni të punoni në motivimin tuaj, për të arritur dhe për të tejkaluar qëllimet tuaja.

/entrepreneur.com.al