Si mund të kenë sukses sipërmarrësit jashtë Silicon Valley?

Me gjithë startup-et që po “mbijnë” kudo në SHBA, këtu është mënyra se si të bëni më të mirën për komunitetin tuaj lokal.

Silicon Valley është etiketuar prej kohësh si Meka e botës së startup-eve. Me historinë e saj të sipërmarrësve, të një infrastrukture që ndihmon kompanitë e vogla të lulëzojnë dhe një sërë burimesh – si: talentet, investitorët dhe eventet e networking – duket si maja e ajsbergut për themeluesit e kompanive të reja.”

Por ky nuk është detyrimisht rasti. Ajo që duket si një utopi për startup-et gjithashtu ka dobësitë e saj, duke përfshirë luftën e talentit, koston e lartë të jetesës dhe shumë gjëra të tjera. Plus, ka shumë kompani jashtë Silicon Valley që janë një sukses i madh. MailChimp, Sprout Social dhe Sling TV janë vetëm disa emra të mëdhenj që kanë korrur mjaft sukses.

Me turin e fundit Rise of the Rest – një udhëtim i projektuar për të festuar sipërmarrjen në të gjithë SHBA-në – ne kemi pyetur disa udhëheqës në fushën sipërmarrëse se çfarë këshille kishin ata për themeluesit në kërkim të suksesit jashtë Silicon Valley.

Më poshtë janë disa nga këshillat e tyre:

Mos kini frikë

Mos kini frikë që të shkoni në çdo vend. Vendosini të gjitha monedhat tuaj në tavolinë, ulni kokën dhe punoni fort. Nuk ka asnjë arsye që të hezitoni vetëm sepse nuk jeni në Silicon Valley.

Mark Hasebroock

Themelues i Dundee Venture Capital, një firmë e vendosur në Omaha.

Përdorni komunitetin tuaj

Mos punoni vetëm në qytetin tuaj – punoni me qytetin tuaj. Qeveria lokale nuk mund të duket si partneri i mundshëm për novatorët, por unë kam parë që gjëra të mëdha ndodhin kur sipërmarrësit dhe politikëbërësit janë në të njëjtën tryezë. Liderët nuk janë vetëm për suksesin e startup-eve në sektorin qytetar – ata gjithashtu janë fjala mbrojtëse kur ndeshen me burokracitë dhe rregulloret e mjedisit që shumë sipërmarrës hasin. Dhe ne qëndrojmë brenda bashkisë që të përfitojmë nga idetë e novatorëve dhe të kontribuojmë për komunitetin tonë.

– Greg Stanton

Kryetar i Phoenix

Vendosni se çfarë roli keni

Këshilla ime për të gjithë sipërmarrësit është që të përqëndrohen në zhvillimin e aftësive udhëheqëse, ku  të mësojnë se si të vlerësojnë të gjitha perspektivat e anëtarëve të ekipit të tyre, të krijojnë një kulturë të lartë performuese dhe të formojnë një qëndrim që përfshin transparencën dhe bashkëpunimin.

– Cydni Tetro

Themelues dhe president i Women Tech Council

Krijo një qëllim

Nërtoni një kompani apo shërbim për arsye se doni të shihni se si do të ndihmojë në mënyrën tonë të jetesës, të punës dhe për shkak se është diçka, të cilën doni që bota ta ketë. Mos u ngutni. Mos kini frikë. Dhe bëhuni mjeshtër për të mësuar çdo gjë në çdo kohë, në çdo vend.

– Michael M. Crow

President i Universitetit Shtetëror të Arizonës

 

Burimi:businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj