Si i kalojnë ditët e vështira njerëzit e suksesshëm?

Nga Brian de Haaff
CEO, Aha! — #1 product roadmap software

Pata një ditë të keqe. OK, ishte në të vërtetë më shumë tragjike se e keqe. Të djelën e ndava këtë lajme me ju se motra ime u nda nga jeta në moshën 40 vjecare. Ajo vdiq të hënën e shkuar, u varros këtë të enjte dhe unë u ktheva në punë (ditë e plotë pune) dje. Ditë e plotë pune është një shprehje qesharake. 

Po punoj ‘full time’ nësë nuk merrni parasysh kohën që mendja ime endet. Shikoj mbesën time 7 vjec dhe nipin tim 6 vjec duke varrosur nenen e tyre – si mund të mendoj kthjellët?

Mbështetja ka qënë e jashtëzakonshme. Sarah ishte një forcë e madhe dhe e njohur. Ajo ishte udhëheqëse e shumë grupeve jo-fitimprurëse dhe krijoi programe inovatore trajnuese të terapisë së të folurit për San Francisco School District. Ja disa nga fjalët e mira që njerëzit kanë ndarë:

“Jam në lot dhe nuk ka problem. Qoftë kujtimi i saj një bekim.”

“Faleminderit që i ndave përpjekjet e saj. Ajo luftoi kancerin jo sepse nuk e fitoi këtë luftë (ne të gjithë do ta fitojmë) por sepse ajo zgjodhi të jetonte ndërsa ishte këtu!”

Megjithatë komenti vijues më goditi më shumë. Ishte pak ndryshe nga të tjerët dhe…

 

më kujtoi se edhe njerëzit e suksesshëm kanë ditë të vështira:
“Puna është një mënyrë shumë e mirë për ta kanalizuar emocionin në outpute fantastike! Nuk funksionon gjithmonë patjetër – ne kemi ditë kur nuk duam as të çohemi nga shtrati!”

Kjo është e vërtetë. Shpesh puna është një antidot ndaj vuajtjes por nuk është një kurues i plotë. Ata që i lexojnë shkrimet e mia prej shumë kohësh e dinë se unë nuk e hedh poshtë balancën punë-jetë në favor të lumturisë së qëndrueshme. Thellë unë besoj se çdo gjë për të cilën ja vlen të punosh fort kërkon punë dhe se ne duhet të bëjmë më shumë për atë që ne na bën të lumtur.

Problemi është se jeta nuk është gjithmonë e lumtur. Nëse doni të mbështesni lumturinë e qëndrueshme, ne duhet të pranojmë gjithashtu se tragjedia edhe do të shfaqet. Lajmi i keq nuk pret sa të mbarojë takimi i bordit. Nëse punoni nga shtëpia ose në zyrë, jeni një CEO apo një intern, ju do të ndiheni shumë keq në punë.

Cfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur vërtet kanë një ditë të keqe? Ja se çfarë provova unë të bëja:

Thuaje
Të ndihesh keq është pjesë e jetës. Ska problem nëse ndjen dhimbje, akoma më e rëndësishme është të mos vraposh për ti ikur asaj. Gjëja më e rëndësishme është se kur arrin lajmi i keq duhet tja dedikoni një moment pranimit të këtij fakti.  Thuaje dhe mësohu me këtë gjë.

Vazhdo rutinën tëndë
Nëse jeni i suksesshëm, ju jeni një përson i disiplinuar që jeton me zakone të mira. Përmbajuni sa më shumë që të mundeni këtyre zakoneve. Edhe kur është e vështirë. Prandaj edhe unë punova javën e kaluar megjithëse ndihesha i sëmura. Ne nuk mund ti ndalojmë gjërat e këqija të ndodhin por ne mund të kontrollojmë reagimin tonë ndaj tyre.

Vazhdo, vazhdo, vazhdo
Nga ajo se çfarë ka ngjarë, dhimbja mund të zgjasë disa momente ose shumë muaj. Disa ndikohen gjatë gjithë jetës së tyre. Çdo javë vendosni objektiva të vegjël të arritshëm me qëllim ecjen përpara. Respekto çfarë ka ndodhur dhe vlerëso atë që ke.

“Dhimbja na bën të gjithë të barabartë; si e trajtojmë atë dhe dhembshuria që tregojmë na bën ne të veçantë.”

Si qënie njerëzore, ne jemi të pambrojtur ndaj ngjarjeve që na dëmtojnë. Si lider, kam dashur ta ndaj dhimbjen time dhe të ofroj hapësirë për të tjerët të shprehin të tyren. Kështu e mundin njerëzit e suksesshëm atë që i bën keq dhe bën secilin prej nesh edhe më të fortë gjatë rrugës.

 /businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj