Si e kalojnë kohën e lirë sipërmarrësit e suksesshëm?

Business Insider ka publiktar një artikull interesant në lidhje me aktivitet që kryejnë në kohën e lirë menaxherët dhe sipërmarrësit e suksesshëm.

Richard Branson
Edhe pse është fotografuar duke bërë çdo lloj sporti, themeluesi i Virgin Group ka një më të preferuar dhe ai është shahu.

Jack Dorsey
I njohur për rutinën e tij, veçanërisht energjike, themeluesi i Twitter dhe Square ka pasion ecjen në mal.

Bill Gates
Themeluesi i Microsoft është një lojtar i pasionuar pas brixhit. Ishte Warren Buffet ai që e prezantoi me këjë lojë që tashmë është një hobby.

Warren Buffett
Jo vetëm që luan brixh, por pëlqen që t’i bjerë ukulele-s.

Marc Benioff
Themeluesi i Salesforce.com i dedikohet meditimit. Ajo që nisi si një praktikë për të reduktuar stersin tashmë është transformuar në një pasion.

Elon Musk
Themeluesi i Tesla dhe Space X është një koleksionist i ‘sëmurë’ i sagës së James Bond. Në vitin 2013 shpenzoi një milionë dollarë për të blerë Lotus Esprit të 007.

/businessmag.al