Si dukej faqja e parë e internetit?

Më 23 gusht u shënuan 25 vjet nga faqja e parë e internetit e cila ka qenë në disponim për publikun. Uebfaqja ka qenë e përbërë prej disa faqeve me tekst, disa link-e dhe ka përshkruar vizionin e World Wide Web.

Ajo është krijuar nga Tim Berners Li, shkencëtar britanik në CERN, organizatë evropiane për hulumtime nukleare në kufirin ndërmjet Francës dhe Suedisë në Zhenevë. Faqja është krijuar më 20 dhjetor të vitit 1990, por në gusht të vitit 1991 Berners Li ka shpallur projektin publikisht. Pas një kohe, 23 gushti është emëruar si Dita e internetit, e cila festohet çdo vit për të shënuar lançimin e World Wide Web, edhe pse krijuesi i saj nuk është i sigurt se pse është përzgjedhur pikërisht kjo datë. Ai mendon që lançimi ka ndodhur më 12 mars 1989, dita kur për herë të parë në CERN ai ka prezantuar këtë sistem informatik i cili më vonë do të rritet në diçka shumë më të madhe.

Në këtë arkiv gjenden diskutimet e Berners Li me pionirë të tjerë të kësaj fushe për lindjen e internetit.

Faqja e parë e internetit ka qenë e vendosur në kompjuterin e tij i cili ende gjendet në CERN, por nuk është më i lidhur. Para World Wide Web kanë ekzistuar protokolle të tjera për transmetimin e informatave, por kanë humbur popullaritetin e tyre.

Si-dukej-faqja-e-parë-e-internetit-business-mag

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

/businessmag.al

Rreth autorit

Kolegji Universum

Shënoni komentin tuaj