Shkencëtarët prodhojnë gjakun e parë artificial. A mund të pranohet ai nga të gjithë?

Doktorët kanë ëndërruar për ditën që do të kishin gjak artificial, por realiteti ka qenë shumë zhgënjyes.

Ndërkohë që sot teknologjia është në gjendje që të prodhoje qeliza të kuqe në laborator, teknika e tanishme mund të prodhojë vetëm një numër të vogël prej tyre.

Sipas burimeve është zhvilluar një teknikë e re, e cila mund të prodhojë një numër të palimituar qelizash të kuqe.

E vetmja pengesë është se duhet që të krijohen qeliza gjaku në fazën premature.

Sfida më e madhe për momentin është që kjo teknikë të përkthehet në mjet komercialiteti.

Shkencëtarët kanë prodhuar disa litra gjak në laborator deri tani, por kjo nuk është asgjë në krahasim me volumin e madh të gjakut që kërkohet në spitale.

Edhe pse “Shërbimi Ndërkombëtar i Anglisë” po planifikon një sërë testimesh për krijimin e gjakut artificial, kjo metodë e re nuk do të përfshihet.

Epo është e llogjikshme që edhe nëse gjaku artificial është gati që të dalë në treg, me siguri jo të gjithë janë të gatshëm që ta pranojnë.

Burimi:www.businessmag.al