Shkencëtarët kanë zbuluar një zgjidhje për ekranët e thyer të telefonave

Nëse ju bie telefoni nga dora dhe dëmtohet ekrani atëherë keni dy mundësi, ose të ndërroni ekranin ose të blini një celular të ri.

Por një grup kimistësh nga Universiteti i Kalifornisë, po mendojnë për një tjetër zgjidhje. Një material ekrani që mund të “shërojë” vetveten.

Pas disa eksperimentesh të suksesshme ata janë shumë pranë shpikjes që mund t’u kursejë shumë të holla njerëzve anembanë botës.

Mund të duket futuriste, por ekspertët shprehen se brenda 3 viteve shumë produkte që vetëshërohen do të bëhen pjesë e tregut dhe do të ndryshojnë jetën tonë.

Materiali është i përbërë nga polimere dhe kripëra jonike. Disa celularë si ata të markës LG kanë përfshirë materiale të ngjashme në pjesën e pasme të tyre që mund të vetëshërojnë gërvishtjet në pjesën e pasme. /businessmag.al