Sfidat që njerëzit e suksesshëm dinë t’i kapërcejnë

Është e mahnitshme se si njerëzit e suksesshëm i  zgjidhin problemet. Aty ku njerëzit e tjerë shohin barriera të pakalueshme, ata shohin sfida që i forcojnë dhe pengesa për t’i kaluar.

Besimi që kanë të skalitur në fytyrë vjen si pasojë e aftësisë për të shmangur negativitetin, gjë kjo që për shumë persona të ndjeshëm është shumë e vështirë.

Të ruash suksesin nuk është diçka e lehtë. Dhe janë disa gjëra të cilat e vështirësojnë dhe më shumë. Këto sfida i tërheqin njerëzit poshtë sepse ato janë disa barriera të cilat nuk mund të kalohen. Por jo për njerëzit e suksesshëm, ata gjithmonë dinë t’ja dalin.

1. Mosha

Mosha është thjesht një numër. Njerëzit e suksesshëm nuk e lënë moshën të përcaktojë atë çfarë ata janë dhe atë çfarë ata janë të aftë të bëjnë.

Njerëzit gjithmonë të tregojnë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bësh në varësi të moshës. Mos i dëgjo ata. Njerëzit e suksesshëm asnjëherë nuk i dëgjojnë. Ata ndjekin zemrën e tyre dhe e lejojnë pasionin – jo trupin brenda të cilit jetojnë – që të jetë guida e tyre.

2. Çfarë mendojnë njerëzit e tjerë

Kur kënaqësia dhe lumturia vijnë si pasojë e krahasimit që i bëni vetes me njerëzit e tjerë, atëherë ti nuk je më zot i fatit tënd. Edhe pse është e pamundur të fikësh reagimet e tua ndaj asaj çfarë të tjerët mendojnë për ty, ti nuk duhet të pengosh qëllimet e tua për asnjë njeri dhe gjithmonë mund t’i kapërdish opinionet e të tjerëve me pak kripë. Në këtë mënyrë, pavarsisht çfarë mendojnë apo bëjnë të tjerët, vlera jote buron nga brenda teje.

Njerëzit e suksesshëm e dinë se të vrasësh mendjen për mendimin e njerëzve të tjerë është një humbje energjie dhe kohe. Kur njerëzit e suksesshëm ndihen mirë për diçka që ata kanë bërë, ata nuk lejojnë askënd të nëpërkëmbi punën e tyre qoftë edhe me fjalë.

3. Njerëzit Toksik

Njerëzit e suksesshëm besojnë në një shprehje: Ti je mesatarja e 5 njerëzve me të cilët kalon më shumë kohë.

Mendojeni pak, disa nga kompanitë më të suksesshme në historinë e fundit janë themeluar nga bashkëpunime të shkëlqyera. Steve Jobs dhe Steve Wozniak Apple jetonin në të njëjtën lagje, Bill Gates dhe Paul AllenMicrosoft u njohën në shkollë dhe Sergey Brin dhe Larry Page Google janë njohur në Stanford.

Njerëzit e mrekullueshëm të ndihmojnë të arrish potencialin tënd të plotë, ndërsa njerëzit toksik ju bëjnë njësoj si veten. Qoftë negativitet, egërsi, sindroma e viktimës apo thjesht çmenduri, njerëzit toksik krijojnë stres dhe konflikte që duhet shmangur në të gjitha mënyrat.

Nëse jeni jo të lumtur për atë ku jeni në jetë, thjesht hidhni një shikim vërdallë. Njerëzit me të cilët e ke rrethuar veten janë rrënjët e problemeve të tua.

4. Frika

Frika nuk është gjë tjetër veçse një emocion i vazhdueshëm që nxitet nga imagjinata juaj. Rreziku është i vërtetë. Është vrulli i adrenalinës që merr kur kalon para një autobusi. Frika është një zgjedhje.

Njerëzit e suksesshëm e dinë këtë më mirë nga të gjithë, prandaj ata e fshijnë atë nga koka e tyre. Ata janë të fiksuar pas ndenjës euforike që marrin duke sfiduar frikërat e tyre.

Asnjëherë mos u dorëzo vetëm sepse je i frikësuar. Unë shpesh dëgjoj njerëz që thonë, “Cila është gjëja më e keqe që mund të të ndodhi? A do të të vrasë?” E megjithatë, vdekja nuk është gjëja më e keqe që mund t’iu ndodhi…

5. Negativiteti

Jeta jo gjithmonë do të jetë ashtu siç e do ti, vaj. Por megjithatë ne të gjithë kemi 24 orë në ditë për të shfrytëzuar. Njerëzit e suksesshëm i japin vlerë kohës së tyre. Në vend që të ankoheni për gjërat që mund të kishit, reflektoni mbi ato që tashmë keni dhe jini mirënjohës.

Kur negativiteti vjen nga dikush tjetër, njerëzit e suksesshëm e pengojnë këtë gjë duke vendosur limite dhe duke i larguar ata nga vetja. Mendoni kështu:

“Nëse ai që ankohet pi duhan, a do të qëndronit  aty duke thithur tymin e tij?”

Sigurisht që jo. Prandaj distancojeni veten nga njerëzit negativ (dhe më e rëndësishmja, mos pini duhan).

6. E Shkuara apo E Ardhmja

E shkuara dhe e ardhmja janë produkte të mendjes tënde. Sa do në faj të ndiheni nuk mund t’a ndryshoni të shkuarën dhe sado në ankth të jeni nuk mund t’a ndryshoni të ardhmen. Njerëzit e suksesshëm jetojnë momentin, të tashmen.

Për të jetuar momentin ju duhet të bëni 2 gjëra:

1) Pranoni të shkuarën. Nëse nuk bëni paqe me të shkuarën, ajo do t’iu ndjek nga pas dhe ajo do të krijojë të ardhmen tuaj. Njerëzit e suksesshëm thonë se të shkuarën duhet t’a shikoni vetëm për të parë se sa larg keni arritur.

2) Pranojeni pasigurinë që keni për të ardhmen dhe mos vendosni pritshmëri të panevojshme për veten. Ankthi duhet të qëndroj sa më larg jush. Siç ka thën dhe Mark Twain:

“Të shqetësohesh është njësoj si të paguash një borxh që nuk e ke.”

Burimi:businessmag.al