Sekretet e Thjeshta të Rritjes së Biznesit që Njerëzit i Harrojnë

Muajin e kaluar, biznesi im mbushi 13 vite. Biznesi është fantastik. Të ardhurat dhe përfitimet janë në nivele rekordi. Së fundmi, njerëzit e tjerë kanë filluar të vërejnë biznesin tim të suksesshëm dhe të bëjnë pyetje.

‘’Cili është sekreti yt?’’ Pyesin ata. ‘’Si e ke ndërtuar biznesin nga e para’’?

Këto pyetje më bënë të mendoja për parimet kryesore të cilat i kam përdorur për të ndërtuar biznesin tim. Ja gjashtë prej tyre.

  1. Dëgjoni konsumatorët tuaj.

Nuk ka të bëjë me atë që dëshironi të shisni; ka të bëjë me atë se çfarë dëshirojnë të blejnë konsumatorët tuaj. Idetë më të mirë(nëse dëgjoni me kujdes) vijnë nga konsumatorët tuaj më të mirë. Unë kam një program të zhvillimit të udhëheqjes të cilin e drejtoj për klientët e mi rreth vendit. Një ditë, një drejtor trajnimi më thirri.

Ai tha, ‘’Kjo mund të tingëllojë si çmenduri, por a do të mundje të licensoje programin tënd që të mund t’a udhëheqim edhe ne ?’’

18 muaj më vonë, unë kisha dy klientë të mëdhenj të cilët kanë këtë licensë për produktet e mia, dhe kam edhe më shumë tani. Përkthimi: Prodhoni të ardhura pa pasur nevojë të jeni prezentë. Nuk e di nëse do më shkonte ndonjëherë mendja për këtë.

  1. Bëni detyrat e juaja.

Kur punoj me një klient, unë bëj detyrat përpara në industrinë, kompaninë, çështjet dhe sfidat e tyre. Në kohën e internetit, informatat janë në dispozicion në duart tuaja. Gjatë një seance të fundit trajnimi në Charlotte, një pjesëmarrës më komplimentoi për dijeninë time rreth biznesit të tij. Pastaj, ai më kërkoi të bëj një trajnim 15 ditësh për ta këtë vjeshtë.

Përgatitja është shenjë e profesionalizmit. Disa njerëz ende nuk përgatiten, dhe ky mund të jetë dallimi juaj me ata.

  1. Mbani fjalimin.

Disa muaj më parë, unë fluturova nga Philly në Portland që të bëja një trajnim për një klient. Çdo fluturim lidhës u vonua. Më në  fund unë zbrita në ora 3:30 në mëngjes, shkova në hotel në 4:30 dhe fjeta në 5:30.

Pastaj u zgjova në 6:30 dhe fillova trajnimin në 8:00. Unë bëra një seancë trajnimi për 40 njerëz me një orë gjumë.

A e dinin ata këtë? Jo.

Performoni pa marrë parasysh se çfarë ndodh. Pa arsyetime. Pa u ankuar. Kur mbani fjalimin varësisht sfidave dhe vështirësive, është gjithashtu një mundësi për të riforcuar dhe rritur reputacionin tuaj.

  1. Kontrolloni shpenzimet.

Sheryl Crow dikur tha, ‘’Ky nuk është një klub qyteti: Ky është L.A’’.

Ngjajshëm, një biznes nuk është klub shoqëror. Unë nuk kam zyrë të shtrenjtë. Unë drejtoj biznesin tim me pak. Nëse nuk mund të jeni të disiplinuar me shpenzimet, ndoshta nuk duhet të jeni në biznes.

  1. Qëndroni të zgjuar.

Unë i takoj dhe jam pjesë në tri grupe industrish, dhe investoj në ndjekjen e dy ose tri konferencave çdo vit. Ky lloj aktiviteti më mban të zgjuar dhe e di se çfarë po ndodh në industrinë time. Në tri vitet e fundit, disa nga idetë të cilat i kam fituar në këto konferenca kanë pasur ndikim të madh në atë se si funksionon biznesi im.

Nëse mbani mendjen e hapur, një ide e re ose dy do të shfaqen në mendjen tuaj. Investimi i të qëndruarit i zgjuar mund të ju shpaguhet dhjetëfish. Mua kjo më ndodhi.

  1. Zgjedhni një fushë.

Në rregull, le t’a pranojmë. Nuk mund të jeni gjithçka për të gjithë njerëzit. Buxheti juaj i marketingut nuk është i mjaftueshëm, dhe është shumë i vështirë. Unë vendosa disa vite më parë të specializoja, të trajnoja dhe të flisja për udhëheqjen. Përgjigja e kësaj qasjeje ishte e pabesueshme, dhe tani kam shumë klientë.

Shumë njerëz më përpara do të punësonin një specialist se sa një person i cili bën gjithçka.

Qëllimi im është të bëhem burimi i trajnimit për udhëheqje. Për momentin jam duke zhvilluar një faqe interneti dhe disa produkte të tjera. Zgjedhni një fushë të vogël që mund ta zotëroni por të madhe mjaftueshëm që të jetë fitimprurëse.

Këto janë 6 mësimet më të mëdha të cilat i kam mësuar në biznes deri më tani. Jam i sigurt që do të mësoj edhe më shumë në 13 vitet e ardhshme. Është një vend emocionues të zotërosh dhe  të rrisësh një biznes dinamik. Disa netë, jam shumë i ndezur, nuk mund të fle(në mënyrë të mirë). Si Oprah Winfrey që dikur tha, ‘Kur mendoj për të ardhmen, ajo është aq e ndritur sa që më djegin sytë’’.

Ashtu ndihem tani. E uroj të njëjtën për të ardhmen tuaj.

Tani ngrituni dhe bëni diçka.

/entrepreneur.com.al